TemA TV/ Italianët: Droga e Lazaratit kushton 4.5 miliard euro. Kryekomunari: Është mbjellë më shumë, por kjo shifër është çmenduri (VIDEO)

5 Gusht 2013, 20:15Sociale TEMA

Nga Lindita Çela

 

Në Lazarat kultivohet kanabis me një vlerë marramendëse. Kështu mendojnë italianët.

Shuma marramendëse, 4.5 miliard euro, e siguruar nga tregtia e hashashit, është bërë publike nga drejtori i Repartit të Aviacionit të ‘Guardia di Finanza’, Stefano Bastoni, gjatë një konference për shtyp së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

Duke shprehur shqetësimin e policisë italiane, sepse kanabisi që kultivohet në Shqipëri tregtohet masivisht në Itali, Bastoni tha se avionë me teknologji të përparuar kanë zbuluar qindra plantacione me kanabis, ku vetëm në Lazarat lënda narkotike mund të arrijë në 900 tonë, ndërsa nga vlera e shitjes së saj mund të përfitohet 4.5 miliard euro.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment ndaj deklaratës tronditëse të homologët të tij italian, ndërsa kryetari i komunës së Lazaratit, Dashnor Aliko, e ka konsideruar këtë deklaratë si të çmendur.

Për TemA-n, Aliko tha se është e pamundur që nga Lazarati të sigurohet një shumë kaq e madhe, pasi sipas tij, edhe sikur e gjithë Shqipëria të kultivonte hashash, nuk mund të siguroheshin kaq para.

“Nëse është deklaruar kështu, mua më duket një çmenduri, pasi nuk është aspak e vërtetë. Në Lazarat nuk kultivohet  një sasi kaq e madhe e kësaj lënde narkotike që të justifikonte vlerën e 4.5 miliard eurove. Duhet të jetë një gabim”, tha Aliko, i cili nuk ka mohuar faktin që në komunën që ai drejton, edhe këtë vit është mbjellë hashash.

Madje kryekomunari deklaroi se për shkak të zgjedhjeve, këtë vit është shtuar sasia e mbjellë me kanabis, kjo e krahasuar me vitet e fundit.

“Është e vërtetë që për shkak të situatës së zgjedhjeve këtë vit është shtuar sasia e mbjellë me hashash, me gjithë punën tonë në parandalimin e këtij fenomeni, por kurrsesi që kjo sasi e shtuar nuk ka këtë vlerë”, shtroi më tej kryetari i Komunës së Lazaratit.

Sipas Alikos, policia dhe institucionet shtetërore kanë dështuar në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike pasi në Lazarat e vetmja mundësi jetesë për vendasit është tregtia e hashashit. “Unë nuk mund të them se policia, apo dhe ne si pushtet vendor, nuk kemi pasur sukses në punën për të goditur këtë fenomen, pasi janë arrestuar dhjetëra persona apo dhe janë djegur sasi të konsiderueshme rrënjësh me hashash, por për të zhdukur këtë fenomen duhen politika të qarta punësimi për banorët e Lazaratit dhe kjo është këshilla ime për qeverinë e re”, tha Aliko duke thënë se marrëdhëniet e tij, në cilësinë e kryetarit të komunës së Lazaratit do të jenë korrekte me qeverinë socialiste, dhe pse zona njihet si një bastion i së djathtës dhe ai vetë një militant i thekur i Partisë Demokratike.

Sipas deklaratës së kryetarit të Komunës së Lazaratit, duket se këtë vit qendra e fshatit dhe pjesa e poshtme e tij, është mbjellë me kanabis, ndërkohë që dy vitet te fundit në këtë zonë mbilleshin vetëm tokat pa zot apo dhe shpati i malit.

Por në kohë zgjedhjesh, duket se të gjithë, kanë bërë një sy qorr për kultivimin e lëndës narkotike në këtë zonë, e sipas inspektimit të bërë nga aeroplanët e specializuar italian, Lazarati nuk është vendi i vetëm në Shqipëri ku kultivohen lëndë narkotike.

Gjatë konferencës për shtyp, drejtori i Repartit të Aviacionit të Guardia Di Finanza, Stefano Bastoni, tha se Vlora, Shkodra, Durrësi janë prefekturat në të cilët janë konstatuar parcela të tëra të mbjella me hashash.

Por shtimi i sipërfaqeve ku kultivohen lëndët narkotike, duket se nuk e ka çuditur aspak drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili gjatë konferencës për shtyp, veç evidentimit të fenomenit, nuk ka bërë të ditur asnjë plan operacional për ndërhyrjen e forcave të policisë.

“Nga filmimet ajrore është bërë i mundur fotografimi i të gjitha parcelave në vend dhe zonat më problematike janë Vlora, Shkodra, Gjirokastra, Tirana dhe Durrësi. Kemi të bëjmë kryesisht me sipërfaqe të vogla, larg zonave të banimit dhe në zona të thella malore. Autorët në shumë raste janë shpërngulur nga vendbanimet e tyre. Janë asgjësuar 108 raste dhe janë proceduar 33 shtetas, 23 janë arrestuar dhe të tjerë janë në kërkim. Në këtë operacion, policia ka angazhuar forca të specializuara të mbështetura nga helikopterë. Kontrolli dhe krehja e zonave do vazhdojnë deri në shtator së bashku me asgjësimin e parcelave”, tha Burgaj.

37 komente në “TemA TV/ Italianët: Droga e Lazaratit kushton 4.5 miliard euro. Kryekomunari: Është mbjellë më shumë, por kjo shifër është çmenduri (VIDEO)”

  1. HORMOVA says:

    Pra ne kemi superprodhim, prandaj krahasohemi me Gjermanine: Ata Makina ne hashash etj.
    Keto jane frutet e punes qe kur Jari ishte minister i brendshem.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/hashashi-bujar-nishani.html

    1. Mira says:

      Atëherë sulm që të arrijmë këtë shifër…., me 4,5 miliard euro në vit, Albanistani bëhet si Dubai…!

      Ajde forca djema….!

      1. Argita_B says:

        Menyra me e mire per te zgjidhur problemin eshte legalizimi i prodhimit te hashashit. Te njejten gje ka bere dhe Hollanda. Ne kete menyre fshataret te mbeten fshatare kude punuar dhe mbjelle token e mos te shnderrohen ne trafikante.
        Shteti te mbledhi taksa pasi kanabisi perdoret shume dhe ne fushen e mjekesise dhe prodhimit te barnave.

      2. Ai Burri says:

        Zoti Aliko u cudit, qe mbjellim me shume se vjet e dime, por jo kaq shume sa thone Italianet. Ja paskan hedhur ne “deklarim te ardhurash” qafiret e Lazaratit, shko dhe veru gjobe.
        Por nga ana tjeter nuk eshte se nuk kane arritje, disa persona i kane futur brenda… hahaha, era .. shtet.

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Kush e thote sakte,sa punonjes policie nga Lazarati ,ka sktualisht, ne komisariatin e Gjirokastres!

  3. Emigrant SHBA says:

    Zoti Aliko ndoshta edhe ti ke te drejte se nuk besoj te jete kjo shifer por kujdes tani se ke qene i lidhur me pushtetin Sipas ligjit kryekomunari denohet sepse mba pergjegjsi per situaten ne komunen e tij Megjithe respektin per ju duhet kujdes

  4. Tironci says:

    i gjithe komisariati me punonjes nga Lazarati eshte bre burre.

    1. shqiptari says:

      o breee tironc ..5 polica ka nga lazarati ne gjirokaster

  5. likja says:

    e po kush e nxorri kete shifer katunari i rakickes i ashtuquajturi financieri bode …

  6. per aq kohe aq sa europa do te beje loje te dyfishte me shqiperine sic ben me turqin te mbillet kanabis sa te mundet.cfar kujtoni ju leshterike po nuk mbollet ata do te thone bravo jo ore jo prap mbjellin do te thone.e gjitha kjo behet se ka rene cmimi i prodhimit te tyre.

  7. Tironci says:

    e c’rendesi ka kjo, dihet qe ne lazarat nuk shkel kembe polici

  8. Tironci says:

    dhe me e forta, niveli i vjedhjeve, vrasjeve, perdhunimeve eshte zeroooooooo. ketij i them shtet une . hahahahaha

  9. Xwxz says:

    He me se s ka nanji t keqe ktu
    Drog esht
    E ben njeriun te lir
    A deshet liri individit?
    Na, ja ku e keni,po jua jap une, tha Lazo Lazar Lazarati…..

  10. mika says:

    Kjo eshte e gjitha mashtrim. Ketu ka rol Guradia di Financa. Ata duan qe te marrin fonde nga Komisioni Evropian keshtu qe zmadhojne sasine e lazaratit. TA mbjellesh te gjithe lazaratin me opium dhe te shesesh kokaine nuk i ben kaq. Kete pune te piset e kane bere itzalianet dhe me emigrantet. Te merrnin fonde nga EU benin sikur nuk i ndalonin dot skafet. Pra e gjithe marina italiane ishte e pa afte per te kapur gomonet e ca rebeleve nga Vlora. Fondet qe jane marre nga EU ne emer te emigranteve kane vajtur si pgesa te pensione te italianeve ne jug. Lazarati mbjell kanabis, por keto 900 ton nuk peshon i gjithe fshati me banore dhe shtepi. Eshte komplet nje genjeshter

  11. BLEDI says:

    TI JA 1 MENDJE SHTETIT SHQIPTAR DHE RAMES.PER TE NXJERRE LAZARATASIT NE PENSION DUHETE TE LEGALIZOHET HASHASHI SI NE HOLLANDE TA BEJE DHE SHQIPRIA 1 LIGJ QE CDO FSHATARE TE KETE MUNDESI PER TE MBJELL HASHASHIN .PO U BE KJO GJITHE FSHATARAT MARRIN ZHVILLIM SE NUK JANE ME PUNTORE FSHATARET E LAZARATIT DHE AS E KANE TOKEN ME TE MIRE SE FERRA E GERXHE E SHPATE MALI MBJELLIN IMAGJINONI O VLLEZER TE BEHEJ MYZEQEJA JESHILE SI NE ARTAT E GJEOGRAFISE TE KOHES TE XHAXHI ENVERIT PADYSHIM DO KISHTE FITIM DHE ARKA E SHTETIT JO VETEM LAZARATI.

  12. roland says:

    po e lexoj ket artikull duke tymosur hashash lazarati….not beeeed

  13. Stef Staku says:

    ANALIZE : Gallate me Italianet. Dojne % e fitimeve. I jane prishe pazaret me Burgajne e me Qeverine e Berishes qe megjithese mbillte gjithe kete droge marredhenjet i kishin te shkelqyera. Tash po dalim edhe borxhli me Ambasadorin. Tamam Guardia di Finanza ne Itali ka fillu nje fushate ne lokalet me luksoze kunder rtaksave te papaguara( evazorve finanziare ). Duke pa se Lazaratasit e PD kane ba shume mall tesh po i kerkojne llogari si aktivitet qe nuk paguan taksat….
    Hajde shtet hajde…

  14. himara says:

    te gjithe si Rama , nuk dini te perdorni shifrat. ceshtje shkollimi, pune labesh

  15. ervis says:

    Ja paskemi kaluar afganistanit .kjo eshte ndryshimi të ecim përpara.fjal me vend berishaka

  16. tironci says:

    sa ka heq bujsia

  17. luli says:

    e megjitheate nuk te vjen mire qe nje shtet qe njhen per “ndershmerine” e tyre ka qef gjithmone ta nxi realitetin Shqiptar/.,e pra droga ne Itali eshte shituar edhe para viteve 90 mos edhe atehere e merrnin nga Lazarati?????

  18. DIVJAKASI. says:

    ne shume komuna e fshatra te shqiperise jane arrestuar kryepleqet sepse nuke kane bashkepunuar me policine per te bere kurse ketije te lazaratit nuke i huka gjembe ne kembe e perse ,ligji eshte i barabarte per te gjithe .

  19. Nje shkodran tjeter says:

    Mire ja bejne. Qeveria duhet ti bejne lazaratasit te paguajne taksen mbi vleren e shtuar. Kshu qe dhe shtetl fut noj lek ne arken boshe……. Lol

  20. daku says:

    Ne njefare menyre, une e shoh kete si nje menyre qe ne Shqiperi te hyjne leke. Dhe 4.5 MLD Euro nuk jane pak per Shqiperine. Pra ne njefare menyre, vendit tone i intereson ky lloj biznesi.

  21. albatros says:

    PO DROGA E CAMORRAS? E NDRAGHETAS? E COSA NOSTRAS QE PO HELMOJNE TERE BOTES SA KUSHTON O PLEHRA E ITALISE? PO SALET SA E PAGUAT QE MORI PLEHRAT PER PERPUNIM NGA JU> E GJITHE BOTA JU NJEH SI MAFIOZE DHE SHTET MAFIOZESH DHE JU VINI NA JEPNI LEKSIONE PER KRIM? JU QE SHPIKET MAFIEN? SA HISTORIRA TE GJYKATESVE TE KORRUPTUAR DHE TE QEVERITAREVE TE LIDHUR ME MAFIAN DEGJON NE ITALI? SA KRIZA POLITIKE KENI PAS QE BENI ZGJEDHJE NGA KATER HERE CDO VIT? Problemi nuk eshte se Shqiptaret shesin drogen por se po ju konkurrojne dhe po ju hyjne ne pjese, ju e doni kete tregeti me fitime marramendese qe ta keni per vete monopol, ik zhdukuni andej nga keni ardhur o pepino te poshter. NA JEPNI DEMSHPERBLIMET E LUFTES DHE TE PUSHTIMEVE DHE MASAKRAVE QE KENI BERE NE SHQIPERI

    1. daku says:

      Sakte fare vllai. Eshte pune monopolesh. Po u hyme ne pjese dhe kjo nuk i rri mire italianeve.

  22. sale penicilina says:

    e ka kthy sala lazaratin bahce me lule… vetem qe u prish pak muhabeti me ikjen e berluskes se na o prish tregu.

  23. yul-mtl says:

    Vetem tvsh 20% ti kishte vu do te kishte fitu sa privatizimi I albpetrolit…pro legalizimit

  24. tol fracezi it says:

    Epo mire bejne ne fund te fundit ,ne albanistan me ca do meresh ,pune per fakir fukarane ska .

  25. himarjotet says:

    O himara komentues,po qe sje himarjot or pirdhu nga Himara.Akoma nuk e ke mesuar qe himarjotet jane leber o turimut.Bejne perjashtim disa meirditore te Dhermiut,qe hiqen si filoellinas dhe disa sarakacane qe jane fekonduar nga labet,or rrush i pa pjekur

  26. Lomi says:

    Po vendin e tyre Italine e kane pare ndonjehere ato. Nga Roma e poshte me droge mbahen, e vine ketu tek ne e na thone se kemi miliarda euro hashash, dhe ne qofte se e kemi eshte puna e jone, juve Italianeve nuk po ju a jep njeri me zor,e doni merreni se doni lereni. Ekonomi tregu hesapi,! E doni , jua jep Dona juve.

  27. adria says:

    CFARE QENDRIMI DO TE MBAJ QEVERIA E RE ?

    1. Lomi says:

      Qeqveria e re do beje mire ta lejoj rritjen dhe tregtimin e kesaj bime mjekesore e kuruese. Biznesi ecen.

  28. Denisi says:

    ZOTI ALIKO THOTE SE QEVERIA QE PO VJEN NE PUSHTET DUHET TE NXIS PUNESIMIN PER BANORET E LAZARATIT,PO GJERI TANI KU ISHE MORE ”GAMBRO”PSE NUK I KERKOJE SHTETIT TEND PUNESIMIN E LAZOVE??
    TI E DI SHUME MIRE ZOTI ALIKO SE EDHI TI NGA AI SUA JE,MURRIZI DHE BIMET MEDICINALE JU I KENI PATUR EKSKLUZIVE SI NE KOHEN E XHAXHIT,EDHE NE KOHEN E GJYSHIT….
    TE SHOHIM TANI NE KETE KOHEN E KETIJ TJETRIT SI DO TE JENI,PO VAZHDUAT KESHTU,EDHE KETE NUK DO TA LEME PA EMRE….

  29. AQIF THUMBI says:

    AKOMA ME LAZARATIN KETA

  30. xhemal says:

    gjithe ky prodhim nuk shkon ne te mire te lazaratit por ne xhepat e xhelatit per mua duhet legalizuar mbjellja e trgeetimi ne baze te rregullave shume precize me siguri me kalimin e kohes cmimi do bjere kosua e prodhimit do jete e larte pasi do vendosen edhe taksa te larte dhe keto te fundit te shkojne ne rritjen e prodhimeve te tjera ne te mire te shendetit dhe kultivuesit do drejtohen ne kultivime e prodhime te tjera keshtu po harxhojme pa mase per police e qen anti droge qe ne fund kapin ndonje peshk te vogel kjo xhiro parash nuk shkon ne te mire te njerezeve por ne dem te tyre keshtu kriminalizojme shoqerine ky problem eshte shume i madh e kerkon studim te vecante e marrje masash ligjore urgjente cdo lloji qeverie do ta kete te veshtire ose te pamundur ndalimin e kultivimit te lendeve narkotike per deri sa nuk u jep mundesi njerezeve te punojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje