Shqipëria vendos precedent gjinor në rajon

10 Gusht 2013, 17:22Rajoni TEMA

Nga Linda Karadaku, SETimes

 

Qeveria e re e Shqipërisë do të përfshijë gjashtë gra si ministre, që përbën një ndryshim drastik jo vetëm në vend, por edhe vendosjen e një shembulli pozitiv në rajon.

“Pasja e gjashtë grave në qeveri është një hap pozitiv për Shqipërinë dhe rajonin drejt arritjes së standardeve të barazinë gjinore dhe demokracisë të synuar”, tha për SETimes Blerina Metaj, koordinatore programi për Koalicionin për Nxitjen e Grave dhe të Rinjve në Politikë në Tiranë.

Kryeministri i ri i përcaktuar Edi Rama tha se ai ka krijuar një ekip ministrash të rinj për të arritur ndryshimet ku do të përqendrohet qeveria e tij, duke përfshirë forcimin e sundimit të ligjit, frenimin e krimit dhe korrupsionit, ruajtjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe zbatimin e standardeve evropiane.

“Kemi ndërtuar një ekip me pothuajse 90 për qind të njerëzve që ulen për herë të parë në karrige ministrore dhe ndoshta me më shumë gra se sa kanë pasur së bashku të gjitha qeveritë e Shqipërisë në këto 20 vite”, tha Rama më 31 korrik.

Ligji mbi Barazinë Gjinore kërkon “përfaqësimin e të paktën 30 për qind e të dyja gjinive në çdo institucion, në nivel drejtues, organ të emëruar, parti politike”. Përbërja e qeverisë së re, që merr detyrën muajin e ardhshëm, gjithashtu i plotëson kërkesat e konventave ndërkombëtare.

“Ndihem kaq mirë që Shqipëria po ndërmerr hapa të mëdha në barazinë gjinore duke pasur 30 për qind të grave në përbërjen e qeverisë së saj. Unë jam e bindur që të gjithë ne së bashku do të jemi një zë i fuqishëm në qeverisje dhe do të kryejnë me përgjegjësi të plotë punën në pozicionet përkatëse”, tha për SETimes Klajda Gjosha, ministrja e re e caktuar e integrimit evropian.

Gjosha tha se Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë në hapjen e mundësive për gratë duke plotësuar me rigorozitet një nga prioritetet kryesore të BE-së në fushën e barazisë gjinore. Sipas BE-së, “hendekët gjinorë mbeten dhe në tregun e punës, gratë janë ende të mbi-përfaqësuara në sektorët me paga më të ulëta dhe të nën-përfaqësuara në pozitat vendimmarrëse” ashtu si në shumë prej vendeve të shteteve anëtare.

Fqinji i Shqipërisë, Kosova, ka tre gra në kabinet. Të gjithë 42 zëvendësministrat në qeverinë e kryeministrit Hashim Thaçi janë burra, siç janë edhe kryetarët e 38 komunave të Kosovës.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari-Lila tha se partitë politike duhet të forcojnë pozitat e grave dhe t’i nxisin ato në role drejtuese.

“Vendi ynë ka stereotipe gjinore femërore, kështu që përfshirja e tyre në pozita drejtuese është një nga investimet më të mira që ne mund të bëjmë si shoqëri. Shoqëria kosovare do të ndihmohej përmes promovimit të suksesshëm të grave, për të hequr stereotipet dhe për të vlerësuar gratë bazuar në punën dhe suksesin e tyre dhe jo në bazë të gjinisë së tyre”, tha Kusari-Lila për SETimes.

Deputetja e Kosovës Alma Lama ndan të njëjtin shqetësim. Ajo tha se përfshirja e grave në pozita ekzekutive është po aq e rëndësishme sa prania e tyre në parlament.

“Gratë, që janë të pranishme në këto institucione, kanë mundësinë të ndikojnë pozitivisht jo vetëm në çështjet mbështetëse për gratë, por edhe në projekte të tjera që ndikojnë në jetën e qytetarëve. Arsyeja pse ka kaq pak gra në pozicione qeveritare ka të bëjë me mungesën e vullnetit nga ana e burrave për të ndarë pushtetin me to, si edhe mungesa e gatishmërisë nga ana e grave për të luftuar për pozita më të larta,” tha Lama për SETimes.

8 komente në “Shqipëria vendos precedent gjinor në rajon”

  1. Tironci says:

    Shqiperia ka nevoje per burrnesha si SHOTE GALICA.

    1. Sali=Geddaf says:

      Shqiperia nuk ka nevoj per burrnesha, se 1 “burrnesh” e patem kryetare parlamenti me vulgaritetin e nje mashkulli rrugac,, Shqiperia ka nevoj per delikatesen e femres, e per butesin e saj.

    2. demka says:

      Klajda Gjisha, eshte nje cope injorante qe nuk arrin te artikuloje asnje fjali per te qene dhe jo me ide (merite e saj e vetme eshte se ka ditur te mirembaje femijet e Mones);
      por edhe Eglantina Gjermeni, eshte komplet e paafte dhe e vendosur pa lidhje ne ministrine e Ndertimit, Urbanizimit. Eshte vene aty si duket si zevendes ministre, pasi ministrat e vertete do jene Koco, Lame, Shkreli, e Tare.

      1. Ilir Gruda says:

        Demka..nuk mund te Damkosesh njerezit me nje te rene lapsit…te semuret mund te sherohen ne menyra te ndryshme…se paku duke JETUAR JETEN..jo vetem duke marre fryme e shfryre…………..

  2. RINIA SHQIPTARE E BASHKUAR PA DALLIM BINDJESH POLITIKE, RACORE, GJINORE, FETARE says:

    Ky eshte nje fillim me kembe te mbare!
    FEMRA ESHTE AUTORI I LINDJES DHE NE I UROJME SUKSESE RILINDJES.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/08/ndal.html

  3. Skypion says:

    Perfaqesimi ne nje perqindje i tille i femrave ne qeveri,eshte padyshim mbreselenes dhe shume pozitiv, ne pamje te pare.
    Por,nuk duhet kaluar ne nje lloj entuziazmi te tepruar,sepse, fenomene te tilla jo se jane edhe aq te panjohura per vende te varfera,problematike,dhe ne zhvillim si vendi yne.Madje,ka shume shembuj,kur vende te prapambetura apo shume problematike me te drejtat e njeriut ne te gjitha aspektet, kane “lene pa fryme” boten me gjera te tilla te ngjashme.Prsh,kemi ne Pakistan para ca vitesh,kryeministren e pare femer!Ne, por edhe shume vende shume me te emancipuara se ne, dhe se Pakistani po se po,nuk kemi pasur kryeminitre femer;por ja qe Pakistani e pati,dhe e dime si perfundoi…Nuk dua te bej krahasime me Pakistanin,por krahasimi ne nivel logjik qendron qe c’ke me te.
    Qendron,sepse,kur kete nivel perfaqesimi nuk e kane arritur edhe shoqerite me te emancipuara se shoqeria shqiptare, atehere ,cdo kush mund te pyese,po si u bene shqiptaret kaq papritur te emancipuar ,si me magji?!
    Jam kunder nje entuzmiasmi te tille,sepse,ky pervec te tjerash ,me kujton zellin e provincaleve qe per tu bere medoemos modern .Ne si komb kemi shembuj shume te hidhur ne kete aspek,pa folur per anen qesharake te saj(ju kujtoni se te huajt nuk tallen me te tilla avantura te popujve te prapambetur qe, per tu dukur moderne, bejne lloj lloj gjerash?!).Flm.

  4. homeri says:

    —e bere terkuze duke mos thene asgje —po nejse detyren e ngarkuar per te cilen paguhesh e bere —emancipi vjen gradualisht , por kerkon njerez te rinj , jo fshatare me mentalitet bajraktaro – tribal

  5. Bejto ziu says:

    gjynah, Pango bq sdo te jete me ne qeveri, merret tani me grate e gjitoneve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje