Tahiri: Zgjidhja për Gazivodën dhe Trepçën, sipas ligjeve ndërkombëtare

8 Gusht 2013, 12:13Rajoni TEMA

Zëvendëskryeministrja kosovare, Edita Tahiri ka hedhur poshtë mundësitë që me Serbinë të diskutohet në Bruksel për çështjen e Trepçës dhe Gazivodës.

Duke folur për Express, ajo tha se me Serbinë mund të diskutohet për këto asete të Kosovës pasi Beogradi të njohë pavarësinë.

Sipas saj, me njohjen reciproke, do krijohen mundësitë për zbatimin e ligjeve ndërkombëtare në lidhje me kontestet për pasuritë.

Tahiri tha se Serbia po insiston që t’i kthehen disa investime që ka bërë në Trepçë dhe Gazivodë./ep

4 komente në “Tahiri: Zgjidhja për Gazivodën dhe Trepçën, sipas ligjeve ndërkombëtare”

  1. viktor says:

    bravo tahiri vazhdo aty nuk jepen pasurite e kosoves atij serbit te qelbur kini kujdes stop ! marreveshjeve me serbine duhet te ndaleni me keto marreveshje serbia kerkon te marre cfare te doje per te destabilizuar kosoven

  2. berati_KOSOVE_germony says:

    Ne Kosove esht ni fjal e urt popullore shkoj mi morr brinat i la edhe vesht e si duket Thaqit po i ngjan kjo..

  3. Aty eshte “thembra” e Akjilit. Ne shqiptaret jemi ne siklet te madhe. Ne veri Serbet kerkojn Trepcen se natyrishte aty eshte ari shqiptar. Ketu ne juge grekrit kerkojn detin se aty eshte ari i zi. Pra dy pika te medha nevralgjike qe shqiperin e bejne te luftoi frontalishte ne frotin e politikes.
    Qeverit jane te pa pergjegjeshme.E jona jep detin madje e fale ate duke futur mardhenjet shqiptaro Greke ne nje corresakak. Ndersa ne Veri jane te tjerat ata qe mbajten Mitrovicen duke u munduiar qe ta ken dhelen e luanit pervete.
    Shpresoim tek partneri yne strategji qe jane SHBA-te.

  4. Dita.! nuk e di se cu be me fusnotet tende?. U shkri si bora, apo ngeli e ngrire gjithnje.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje