Shërbimi i radios Evropa e Lirë për Ballkanin drejt mbylljes

6 Gusht 2013, 11:25Rajoni TEMA

Pas mbylljes së shërbimit të BBC në shqip, duket se edhe shërbimi i radios Evropa e Lirë për Ballkanin po shkon drejt mbylljes.

Siç raporton BIRN, të hënën agjencia shtetërore maqedonase MIA shkroi se në draft- buxhetin që i është dërguar Kongresit amerikan nuk është përfshirë fondi për programin ballkanik të radios Evropa e Lirë.

Drejtori rajonal i kësaj radio, Nenad Pejiç tha se në këtë moment nuk ka një vendim për mbylljen, por pranoi se e ardhmja është e pasigurt.

Kjo radio transmeton programe lokale për Shqipërinë, Bosnjen, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.

“RFE është e ndërgjegjshme se rajoni i Ballkanit nuk është në listën e prioriteteve të SHBA, por njëkohësisht mendojmë se misioni ynë në Ballkan nuk ka mbaruar,” tha Pejiç./ep

1 komente në “Shërbimi i radios Evropa e Lirë për Ballkanin drejt mbylljes”

  1. nik says:

    Po ce duam,ne kemi Volvarthin kembekryq!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje