Natalie Veliaj, shtetasja gjermane e arrestuar në Kosovë pasi dyshohet se ka shërbyer si seksere për tenderin e pasaportave biometrike, ka blerë me paratë e përfituara nga taksapaguesit kosovarë edhe një apartament.
Koha Ditore raporton se apartamenti është bllokuar për llogari të hetimeve.
Por avokati i Veliajt thotë se apartamentin nuk e ka blerë me paratë për të cilat po hetohet.
Natali Veliaj dyshohet se u ka dhënë zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme në Kosovë 1.4 milionë euro ryshfet për tenderin e pasaportave biometrike.
Ajo ka vepruar për një kompani austriake./ep
o njerz kjo eshte nusja e kosoves,hahahahahahahaha
Po ato qe kane marre 1.4 mil euro ,vazhdojne ne detyra?