Kosova do ndryshojë Kushtetutën për të përfshirë edhe malazezët në të

2 Gusht 2013, 19:14Rajoni TEMA

I ngarkuari me punë i Malit të Zi në Kosovë, Radovan Miljaniç, ka deklaruar se ka marrë garanci se shumë shpejt malazezët do jenë pjesë e Kushtetutës së Kosovës.

Ai tha se autoritetet më të larta në Kosovë e kanë siguruar se pakica malazeze do përfshihet në Kushtetutë.

Miljaniç tha se vetëm pasi të zgjidhet statusi i pakicës malazeze, niveli i marrëdhënieve diplomatike mes Malit të Zi dhe Kosovës do të ngrihet nga niveli i të ngarkuarit me punë në ambasador./ep

6 komente në “Kosova do ndryshojë Kushtetutën për të përfshirë edhe malazezët në të”

  1. mirel says:

    Ka mundesi qe te perfshini dhe “pakicat” shqiptare ne kete kushtetute, se e shoh Kosova po merr perseri statusin federativ.

  2. baca says:

    po ne shqiptarët do kemi të drejta të barabarta me serbët vallë ???

  3. Daku says:

    Kosova po iken per lesh.Me shume pushtet e te drejta kishte para lufte se pas me te ashtuquajturen ‘PAVARESI’.vk

  4. Nexhmedin Kadriu says:

    Sikur po mduket tu ju dhan te drejtat serbeve dhe malazezeve dote jesin shiptart pa te drejta

  5. Fanolist says:

    …..Ne te gjitha drejtimet…Reciprocitet dhe vetem reciprocitet…

  6. Doni ALBO says:

    Pa zgjidhur ceshtjen demarkacionit me Malin e zi nuk do duhej asesi te perfshihej pakica malazeze ne kushtetuten e Kosoves…..po c’te besh kur ke qeveri leshi me bandita, analfabet dhe ish-UDBasha ne te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje