Fillon shqiptarizimi i rajonit!

1 Gusht 2013, 12:38Rajoni TEMA

Nga Jeton Llapashtica*

 

Institucionet e Republikës së Shqipërisë nga sot (e enjte) fillojnë me dhënien e nënshtetësisë së dyfishtë për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të këtij shteti, përjashtuar ata të Kosovës.

Kryeministri në largim, Sali Berisha, disa muaj më parë e ka ndërmarrë iniciativën që t’iu japë nënshtetësi shqiptare edhe qytetarëve që nuk jetojnë në shtetin amë, por disa javë më pas kosovarët u hoqën nga “lista”, ndërsa për të jetësuar këtë nismë ishte miratuar ligji përkatës, i cili tashmë ka hyrë në fuqi.

Si rrjedhojë, përpos shqiptarëve të Kosovës, të cilët janë “privuar” nga shtetësia shqiptare, ata shqiptarë që kanë lindur apo jetojnë në shtetet përreth (që e kanë njërin prind shqiptar) do ta kenë këtë të drejtë. Po ashtu pasaporta shqiptare i takon të gjithë shtetasve shqiptarë të botës, që kanë nënshtetësi të vendeve që janë në BE, e që nuk rrezikojnë nga liberalizimi i vizave.

Në Prishtinë ndërkaq ekziston përshtypja se Tirana zyrtare i ka diskriminuar kosovarët, për të cilët ka vendosur të mos japë shtetësinë e dyfishtë.

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, thotë se është mirë që shqiptarët që jetojnë në shtetet përreth Kosovës do të marrin nënshtetësi shqiptare, por ai thekson se ndaj shqiptarëve të Kosovës po bëhen padrejtësi të mëdha.

“Padrejtësitë ndaj kosovarëve po vazhdojnë në vazhdimësi, tash e njëqind vjet. Pasi shqiptarët e kanë paguar lirinë e vet, pasi e kanë paguar që të respektohet vullneti i tyre, ata nuk e kanë as lirinë, as nuk e kanë të respektuar vullnetin e tyre. Vullneti i shqiptarëve është që të jenë të gjithë të bashkuar dhe t’i kenë të drejtat e barabarta”, thotë ai.

Sipas tij, më shumë se Tirana zyrtare duhet të fajësohet Prishtina, meqenëse, sipas tij, janë politikanët e Kosovës të cilët ia kanë vënë themelin, ndërtimit të kombit kosovar dhe shpartallimit të atij shqiptar.

“Padrejtësia ndaj shqiptarëve të Kosovës nuk është padrejtësi vetëm ndaj tyre, por është padrejtësi ndaj gjithë shqiptarëve për shkak se në këtë rast shkëputet dhe mohohet e drejta e një pjese të kombit që ta ketë të drejtën që e ka një shqiptar tjetër”, nënvizon ai.

Edhe qytetarët e rëndomtë të Kosovës po ndihen të hendikepuar, që nuk po kanë mundësi të marrin shtetësi shqiptare, edhe pse fajin për këtë ia hedhin ndërkombëtarëve.

Rexhep Gërbeshi thotë se po të pyetej vetëm vullneti i Tiranës zyrtare, që sot do të fillonte dhënia e pasaportave, gjegjësisht dyshtetësisë edhe për shqiptarët e Kosovës.

“Ka pengesa të mëdha nga bashkësia ndërkombëtare për këtë çështje, unë kështu mendoj. Ne e kemi shtetësinë tonë, është dëshira e çdo individi edhe e imja për bashkim kombëtar, mirëpo sigurisht janë ato pengesat e bashkësisë ndërkombëtare, pengesa të padrejta nga ndërkombëtarët, jo nga institucionet e Shqipërisë”, thotë ai.

Ky gjashtëdhjetëvjeçar kujton se sikur kosovarët të fillonin t’i merrnin pasaportat e Republikës së Shqipërisë, ata do të ishin shumë të privilegjuar.

“Padyshim sepse për neve nuk ekziston lëvizja e lirë”, nënvizon Gërbeshi.

Nga ana tjetër, dhënia e nënshtetësisë për shqiptarët e Luginës së Preshevës konsiderohet si hap shumë pozitiv për shqiptarët që jetojnë në tri komunat shqiptare në Serbi.

Analisti politik nga Presheva, Belgzim Kamberi, thotë se ky hap i Tiranës zyrtare do të ndikojë direkt në ruajtjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

“Në një anë është mirë sepse i ofron edhe më shumë në praktikë shqiptarët e Luginës së Preshevës me shtetin amë. Më konkretisht, nënshtetësia për shqiptarët e Preshevës mund të hapë perspektiva qoftë për punë, qoftë për investime, qoftë për çështje tjera që legjislacioni shqiptar e parasheh që duhet të jetë shtetas i Shqipërisë për të pasur disa të drejta. Edhe në aspektin shpirtëror i ofron shqiptarët e Luginës së Preshevës me shtetin amë”, thotë ai.

Kamberi kujton se në vitet 2008-09 organizata që ai e drejton, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut së bashku me disa organizata tjera shqiptare që patën përbërë Rrjetin e Organizatave Shqiptare, patën ndërmarrë aksion duke kërkuar që atëherë të jepet nënshtetësia shqiptare.

 

Qeveria e përgjumur!

Gjatë ditës së mërkurë “Zëri” është përpjekur të marrë një qëndrim nga zyrtarët e Qeverisë së Shqipërisë, por për shkak të ndryshimeve që janë duke u bërë në ekzekutivin shqiptar, (ndërrimit të ministrave), kontakti me ministrat në largim ka qenë i pamundur.

Sikurse ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Noka, edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, nuk janë përgjigjur në telefon.

32 komente në “Fillon shqiptarizimi i rajonit!”

  1. berati_KOSOVE_germony says:

    Ket e ka ber jo per ni qellim te mire e ka ber per pastrimin e shqiptarve ne atu treva ku kan mbet edhe ata pak Shqiptar pa u shperngul ata qe paisen me ket neshteti nuk kan drejt ma qe te votojn ne vendet e tyre pa i bije qe serbia maqedonia ju vejn kushte ne listat zgjedhore vetum me pasaport serbe ose maqedone kan drejt vote ja ni shembull edhe presidenti i serbis Boris Taniq ka linder ne Kosove por nuk ka te drejt vote ky esht tuprb nga qeveria ne ikje…

    1. Skypion says:

      Dhenia e nenshtetesise per shqiptaret e rajonit dhe te dispores eshte nje gje krejtesisht normale.Shume vende te tjera europiane ,bile edhe fqinje tanet, e kane aplikuar kete,dhe askush nuk thote gje,sepse eshte krejtesisht normale.
      Mirepo ne rastin tone po thuhen shume gjera,dhe a e dini se nga kush?-Nga vete shqiptaret! Po po,nga vete shqiptaret,ose me sakte nje pjese e tyre qe e quajne veten te tille. Pyetja eshte, se pse e bejne kete?Nga se druhen, e pse nuk duan ?!
      Dhenia e pasaportes,shihet nga keta zuzare,si nje hap konkret,i prekshem,drejt bashkimit me Kosoven,drejt bashkimit kombetar,gje te cilen nuk e duan aspak,pavaresisht se pothuaj te gjithe me fjale thone se jane per bashkimin(genjejne qenefet).Pra,problemi i vertete ka te beje me ceshtjen e bashkimit kombetar,qe ne keto kushte s’eshte gje tjeter vecse ajo e bashkimit Shqiperi-Kosove.
      E kemi thene edhe me pare,por,ia vlen ta themi e ta themi serish,se arsyet se pse nje pjese e politikaneve,intelektualeve etj (ne Shqiperi dhe vetem ne Shqiper) jane kunder bashkimit ka te beje me voten e shqiptareve te Kosoves,per politikanet qe jane kunder,dhe, me friken e ndryshimit te pehazhit social-politik-kulturor-shpirteror per nje pjese te intelektualeve.
      Por,pervec ketyre,kunder bashkimit me Kosoven ,jane edhe ajo pjese e gjakdhjere dhe e gjakprishur e shoqerise shqiptare,qe kane pranuar klerin grek ne krye te kishes ortodokse,sepse,bijte e bushtrave e dine qe bashkimi me Kosoven do te krijonte premisen e rikthimit te Autoqefalise kishes ,Autoqefali e pezulluar nga kleri grek qe e drejton ate(ne rast bashkimi me Kosoven,do te kishim dy kisha ortodokse,te dyja te drejtuara nga te huaj:njera ne veri nga serbet,dhe ,tjetra ne jug nga greket;nje realitet i tille nuk do te pranohej nga shqiptaret,cka do te rriste presionin qe kishes sone ortodokse t’i kthehej autoqefalia alla Fan Noli.Ja,per kete them se bashkimi krijon premisen per Autoqefaline).
      Sa i takon (mos)dhenies se pasaportave per qytetaret e Kosoves,pengesat juridike ekzistojne vertete,dhe kane te bejne me raportet e Kosoves si shtet me organizmat nderkombetare,por kjo nuk perben asnjelloj problemi,sepse mund te zgjidhet shume lehte me kalimin e kohes.
      Gjithsesi,bashkimi me Kosoven eshte ceshtje kohe;madje edhe po nuk deshem vete ne,si ketej nga Shqiperia edhe andej nga Kosova,do te na bashkojne te tjeret me pahir;prandaj edhe ky nervozizem i shume zuzareve e qelbanikeve,gjakdhjereve dhe gjakprishurve, pro edhe shume naiveve.
      Po,kjo ceshtja e pasaportave,e bashkimit me Kosoven ,e bashkimit kombetar,pervec te tjerash,sherben edhe si gur prove per patriotizmin e shqiptarve,apo me mire per hipokrizine e zuzareve;shumeve zuzareve i’u eshte cjerre maska,;shumeve gjakdhjereve te tjere do t’ju cirret me kalimin e kohes.

      1. raimondi says:

        _-Por ama edhe ne kete rast Sala u tregua hileqar me patriotizmin

        Sala duhej ta kishte nisur kete process te dhenies se pashaportave per shqiptaret jashte Shqiperise, qe kur mori pushtetin
        dhe jo tani qe po iken

        U vonua shume….por megjithate me mire vone se kurre

        ____Ndersa kaureve si Lubonja me shoke duhet tua marim pashaporten shqiptare dhe ti perzeme jashte Shqiperise, sepse jane te pabese dhe punojne kunder interesave te shqiptareve….

        1. Po,PO says:

          Ti Rajmond duhet te jesh shume gomar.Ketu nuk shtrohet problemi i percarjes se shqiptareve ne turq e kaure,por ne ata qe jane pro shqiptarise dhe ne ata qe jane kunder kauzes shqiptare.Ta trajtosh nga kendi besimit fetar kete problem kaq jetik,do te thote ta cosh ujin ne mullirin e fqinjeve qe s`na duan te miren.Feja e shqiptareve eshte vulosur me kohe nga rilindesit tane te pavdekshem’SHQYPTARIA’ .

          1. raimondi says:

            Ik o trap se ti nuk di te lexosh __Nuk them per gjithe kauret , them vetem per kuret si Lubonja , ok :

      2. WEB says:

        Eh more skypion ,e drodhe sa e drodhe komentin dhe dole aty ,ku ju “dhemb”me shume ,gjoja frika e komunitetit orthodhoks se bashkimi do na lere ne pakice , bashkimi , si detyre morale dhe jetore, por edhe nje akt i fundit drejt shqiperise se bashkuar ,jo vetem nuk na tremb si argoment por ngelet gjithmone i paperfillshem thjesht per faktin sepse komentues si ti ,apo ndonje tjeter qe i duket sikur ka marre persiper hallet e shqiperise ,apo lider ne ikje dhe ne falimentim, si idhulli jot berisha nuk jane gje tjeter pervecse falimentimi i dogmave fantashkencore .Nuk ka nevoje qe nje shqiptar nga maqedonia ,apo nga kosova ,apo nga mali i zi me pashaporte shqiptare ,te na tregoje se cilin do mbajme dhe heqim nga kryesia e kishes autoqefale shqiptare ,koha do beje te veten, dhe janullatosi nuk eshte i perjetshem .Por meseleja me e madhe eshte ajo qe do vije pas “bashkimit”,kush do ta drejtoje ,si do te organizohet ,kur 10 shqiptare ulur ne nje tavoline nuk ka zot ti vere dakort ,por keto jane pune qe shpresoj qe dikush ti marre persiper .Ajo qe pershkruan ti nen petkun e patiotizmit ,nuk eshte gje tjeter pervecse nje kerkese e hapur per homogjenizim ,enderr e selefeve dhe qatipeve si puna jote,ku gjoja qellimi i vertete eshte zhdukja e presioneve apo personazheve serbo-greke nga skenat fetare shqiptare ,por ne te vertete eshte nje bllof total.Dhenia e pashaportave per shqiptaret dhe diasporen jashte kufijve nuk eshte gje tjeter pervese nje katrahure,nuk ka asgje patriotike ne kete akt ,asgje qe shtyn drejt nje bashkimi ,asnje qe stimolon njerezit per dashuri per kombin ,por thjesht levizja e fundit e nje plaku matuf dhe pergatitja ne zgjedhjet e ardheshme te nje elektorati te ri ,te cilet ne cdo prag fushate derdheshin si lume, per ti dhene voten bashkefetarit dhe bashkekrahinorit sali berisha .I cili e kishte nder mend kete ide shume kohe me pare, por per ceshtje administrative dhe pakez terheqje veshi nga nderkombetaret ceshtja u duk sikur u harrua ,dhe jo me kot berisha e hodhi idene me pak se nje vit pra zgjedhjeve sigurisht duke ndjere disfaten ne horizont zbrazi fishekun e fundit per te babeziturit e jashte kufirit sepse u dukej sikur do shpetonin shqiperine ,eshte shume e thjeshte te lozesh me ndenjat e patriotizmit te popujve shqiptare jashte kufirit ,dhe mashtrimi eshte i rradhes sidomos kur behet fjale per presionin sllav qe provojne perdite nen lekuren e tyre

    2. zefi says:

      Kete pune beri edhge TITO dikur me kosovaret,aq sa i perzuri ne Turqi etj duke mos i pranuar shtetesine ish jugosllave!!!
      Kjo eshte TRADHETI E HAPUR e Sali Berishes,qe kerkon te PERZEJE SHQIPTARET NGA TROJET E TYRE E T’I DEGDISE NEPER BOTE!!!
      Qeveria e RE duhet t’i thote NDAL ketij veprimi SHARLATAN!!!
      ,ndryshe do mbushet Shqiperia me TURLI LLOJ TERRORISTESH,GJOJA ME PREJARDHJE SHQIPTARE!!!
      Asnje pasaporte shqiptare nuk duhet t’iu jepet personave,qe nuk kane LINDUR E BANUAR NE SHQIPERI 23 VJETET E FUNDIT!!!

    3. zefi says:

      Kete pune beri edhe TITO dikur me kosovaret,aq sa i perzuri ne Turqi etj duke mos i pranuar shtetesine ish jugosllave!!!
      Kjo eshte TRADHETI E HAPUR e Sali Berishes,qe kerkon te PERZEJE SHQIPTARET NGA TROJET E TYRE E T’I DEGDISE NEPER BOTE!!!
      Qeveria e RE duhet t’i thote NDAL ketij veprimi SHARLATAN!!!
      ,ndryshe do mbushet Shqiperia me TURLI LLOJ TERRORISTESH,GJOJA ME PREJARDHJE SHQIPTARE!!!
      Asnje pasaporte shqiptare nuk duhet t’iu jepet personave,qe nuk kane LINDUR E BANUAR NE SHQIPERI 23 VJETET E FUNDIT!!!

  2. frank says:

    pasaporta per qynefet shqipfoles jane komplet turq te ardhur ne keto treva me pushtuesit.shqiptaret as nuk jane islam as nuk kane emra islamike.mahmutat dhe qynefet nuk jane shqiptare por shqipfoles si ishin deri dje turqfoles dhe sllavfoles dhe kishin pasaporta te atyre vendeve.sali trapi eshte nje mongol si ata.qeveria me shumica kristiane qe u zgjodh duhet ti ndaloje keto veprime…
    pasaporta me shqiponjen bizantine dhe perkrenaren e heroit kombetar qe luftoi shqipfolesit nuk mund te mbahet nga pushtuesit e rehabilituar mongole.ata qe shurrojne gjergj kastriotin le te marrin pasaporta sllave dhe turke se me ata hajne buke.

    1. Dardan says:

      frank. Perfundimisht do ju kthejm ne pakice te paperfillshme juve Rumunve te Shqiperis. Ce keni kaqe vite qe gezoni privilegje te pa merituara dhe ce zhvatni e shfrytezoni pozitat tuaja ne shtetin Shqiptare per interesa te Greqis Runmanis dhe Serbis dhe Klanit Jeniqer Kakukazian pan-Ortodokse te Ballkanit.

      1. Vlora says:

        Te pjerdhsha mendjen e ndritur. Po ku ka gen me te sh…..erdhyer se ju te Kosoves. Juve ju la Turku aty ku jeni dhe ka 100-vjet qe po ju pllenojne Sllavet. Nga halli mesuat edhe Shqipen, sepse po te mos e flisnit do ju kishin futur hurin per ne Turqi, pas luftrave Ballkanike. Po nuk behet teli me gjemba kurre Shqiptar, e sidomos juve bajgat e Anadollit bashke me ata Muxhahedinet qe komentojne me siper. Hajt mbathja tani se ka shku ora per Namaz!

        1. Dardan says:

          Vlora, I nderuar minoritar Rumune ti si minoritar jeniqer i kolonive te kaukazit i mbetur ne Shqiperi nuk ke faje qe shqetsohesh dhe duhet te shqetsohesh. Per gjdo gje tjeter qe ke nxjerre nga mendja jote e pjerdhur kam vetem nje pergjigje per ty dhe e cila i hedhe poshte te gjitha ato qe shpike mendja jote e pjerdhur esht Rraca e njerzve te Kosoves 100% Evropian ajo e cila tregon te kunderten e pretendimeve tua dhe esht Rraca jote ajo qe tregon se ti je nje Jeniqer Rumun i kaukazit i mbetur ne Shqiperi nga kolonit Osmane ku te paret tu luftuan si mercenar ne Ballkan. Jeniqeret ishin Ortodokse te kaukazit qe luftonin si mercenare ne Pernadorin osmane prandaj shum Shqiptare sote kur vizitojn Shqiperin dhe takojne Ortodokse atje thone me vete ore sa ngjajne me Turqit keta dhe Aziatiket njerze te vegjel Esmer por shum nuk e dine se keta Ortodoks nuk jane Shqiptare por pasardhes te Mercenarve Jeniqer.

          Nje gje mos harro i nderuar Minoritare esht Rraca ajo qe percakton genin Evropian jo feja dhe ne ket drejtim ne Kosovaret jemi koke larte se jemi Rraca me e pastert ne Evrope dhe Rraca me Evropiane ne Ballkan dhe nje nder Rracat me Evropiane ne Evrope. ket e thoen te gjithe ata te cilet na njofin dhe ket besoj e dine edhe ti por nuk te len gjelozia ta thuash.

          1. zefi says:

            O DARDAN TURKOSHAKU!!!
            Kush te pjerdh ty,more qafir,qe te na tregosh ne shqiptareve te Shqiperise se cfar jemi???
            Ne se ti njhuk e di se nga vjen,PYET NENEN TENDE SE ME CILIN SERB APO TURK TE KA ZENE!!!
            Asgje nuk ju lidh ju kosovareve me ne shqiptaret!!
            Juve quani shqiptar vetem MALOKERINE SI Sali Berisha,ndersa JUGUN E SHQIPERISE E QUANI GREK!!!
            Nder shekuj ju keni bashkepunuar me ARMIQTE E SHQIPERISE!!!
            Kur PARTIZANET E LAVDISHEM TE ENVER HOXHES KRIJUAN USHTRINE NACIONAL-CLIRIMTARE,CLIRUAN SHQIPERINE PA NDIHMEN E ASNJE USHTARI TE HUAJ,BILE JU CLIRUAN EDHE JUVE,NE KOSOVE U KRIJUA DIVIZIONI NAZIST “SCANDERBEG”,PER TURPIN TUAJ,qe nuk do ta shlyeni kurre ne hoistori!!!
            Ne cdo 3 spiune ne ish Jugosllavi,1 ishte kosovar!!!
            Per cfare mburreni ju kosovaret se keni bere per KOMBIN SHQIPTAR???
            NJE VRIME NE UJE!!!
            PO PER SHQIPERINE???
            VETEM SE KENI VOTUAR PER SALI BERISHEN,SPIUNIN SERB TE MILLOSHEVICIT!!!
            Ndersa ne ju MBAJTEM SI VELLEZER NE 1999-ten,ndersa ju thoni se PS-ja,qe ishte ne pushtet atehere,perr ju qenka greke!!!
            KURRE MOS U BASHKOFSHIM ME JU,PLEHRA SERBE E TURKOSHAKE TE ANADOLLIT!!!

            1. Kujtim KS says:

              “Partizanet e lavdishem” nuk kane pas nevoje te “shlirojne” Kosoven pasi ne Kosove ka pasur forca autoktone nacionaliste shqiptare nen komanden e Shaban Polluzhes. Partizanet tu se bashku me serbet vrane shqiptar dhe nuk i cliruan por i roberuan perseri. Kete e thote ne TV komandanti i partizaneve tuaj Rrahman Parllaku.
              Partizanet e tu e terroziuan edhe vete Shqiperine duke vrare e persekutuar njerzit me te zote te Shqiperise.
              Po keto jane plage te vjetra dhe nuk kemi nevoje ti rihapim.
              Dhe ne fund, te gjithe atyre qe i quajne shqiptaret e Kosoves turq ju them se jeni shume gabim. Nuk e perfaqesojne Kosoven disa te krisur fanatik si ata imamet e youtube-it. Ky eshte nje problem real qe duhet ta heqim qafe kete e pranoj. Por as ju ne Shqiperi nuk jeni imun ndaj kesaj semundjeje. Nje prej imameve me radikal qe ka vepru ne Kosove ka qene njefare Duka nga Elbasani, te cilin e perzum tek ju me polici. Ndersa ideologu kryesor i wahabisteve boteror ka qene njefare Nasirudin Al-Albani, shqiptar i lindur ne Shkoder. Mos te permendim ketu qe Shqiperia eshte antaresu ne Organizaten e Shteteve Islamike.
              Per mua personalisht edhe shumicen derrmuese te shqiptareve ne Kosove dielli ende lind ne PERENDIM, dhe te bashkuar me Shqiperine synojme ankorohemi fuqishem ne familjen tone europiane. Aziatiket me banim ne Kosove dhe Shqiperi te rrine urte ose te gjejne atdhe te ri.

          2. Vlora says:

            Po cfare lesh rrace e paster je ti o njeri, se po me ben per te qeshur. Ti flet Shqip, lutesh Arabisht, kendon Anglisht, blen e shet ne Euro, dhe ben tregti Serbisht. Neqoftese ka ngel rraca e paster te juve, hallall se ka shkuar per lesh kjo pune.

            Ti spurdhjak Kosove, here tjeter para se te zesh ne goje Shqiptaret e vertete mati mire fjalet se ti thyejme ato hundet e ti bejme me gjak, legen burre!

  3. ORION84 says:

    ‘Sipas tij, më shumë se Tirana zyrtare duhet të fajësohet Prishtina, meqenëse, sipas tij, janë politikanët e Kosovës të cilët ia kanë vënë themelin, ndërtimit të kombit kosovar dhe shpartallimit të atij shqiptar.’

    ‘Komb Kosovar’ ? Po ky trapllik nga doli ? Te vecosh kombet do te thot te vecosh historine, kulturen, gjuhen etj etj etj … pffff

    Me mire te quhen “Turqia Ballkanike”

  4. Kendveshtrim tjeter says:

    Ate qe nuk realizoi Sllobodani me lufte,po kerkon ta beje Berisha me pashaportat shqiptare.
    Me kete manover,do lene vendet e tyre mijra shqiptare,do gjene strehe ne Shqiperi!Kjo eshte nje nga inisitivat me te rezikshme,per shqiptaret, nga shqiptaret!
    Ne nuk na pengon askush te qarkullojme te lire,nga Kosova ne Shqiperi.Shume shpejt kjo e drejt do jete per Kosoven,ne drejtim te vendeve europiane.

    1. Dardan says:

      Kendveshtrim tjeter, Je shum gabime ket ide i pari ne opinionin Shqiptare e ka plasure Pasak Milos per te manipuluar me opinionin Shqiptare ne Shqiperi por kjo nuk qendron, Shqiptaret kudo ku jetojn jashte Shqiperis kane kushte me te mira Ekonomike se ne Shqiperi problemet Polikite pastaj jane dicka tjeter, gjithashtu kudo ku jetojn Shqiptaret jasht Shqiperis e dine se Shqiperia nuk esht kopshte me lule e dine po ashtu se Shqiperia nuk ju ofrone asgje per ti joshe qe te shperndulen ne Shqiperi nderkohe qe vete shqiptaret e Shqiperis iken nga Shqiperia.

      Me vejen keq por jeni manipuluar shume keto vitet e fundit nga mediat e shqiperis te cilat per interesa politike e kan paraqit Shqiperin si parajse te zhvillimit dhe kjo nuk qendron, keshtuce ju kisha lute te gjithve te vizitoni njeher trojet Shqiptare jashte Shqiperis dhe do bindeni se Shqiptaret jashte Shqiperis kan kushte me te mira Ekonomike se ne Shqiperi dhe kjo fale punese se tyre dhe mundesive qe kishin per te punuar ne Evrope ather kur shqieria ishte e mbylluar perkunder diskriminimit ne shtetet ku kan jetuar dhe jetojn Shqiptaret jashte Shqiperis kan arritur te krijojn nje mirqenje te mire.

  5. Kurac dorac says:

    Oh sa mir ja futi sala edit!
    Mir ja boni.
    Se edi nuk pati byth me e denu salen per krime qe ka bo.
    Tash sala ja la kopilin ne dor edit.
    Se dihet qe ky esht nji problem i kompliku.
    Shqipnija mezi po i siguro pasportat shqiptarve te saj denbabaden,e jo tu siguroj edhe atyre pas gardheve. Esht jo vetem problem teknik.
    Esht edhe politik.
    Pasi shqiptart e shqipnis e perzun salen,tash sala po merr shtetas borxh si votues te tij te ardhshem.
    Edhe sikur ky project te kryhet(shtimi i votuesve te sales ).,edhe sikur projekti te deshtoj, (qoft edhe per arsye tekniko praktike ),perseri sala del i fitum. Sepse edi humb pik te shqiptart jasht gardhit.
    More ta boni sala ed!
    Persa koh qe ti do e falesh ai do ta fusi.
    Ke ne dor me e burgos.
    Po se bone ai rivje ne pushtet rradhes tjeter.

  6. ANALISTI ZVICER. says:

    sot eshte fest nacionale ne zvicer dhe nuk punohet dhe kame kohe te shkruaje dhe me vone do shkoje ne pisine afer liqenit lac lemon dhe do freskohem me disa birra.pra per ata-ato JO SHQIPTAR-RE qe me ANTI-SHQIPTARIZMIN e TYRE mundohen ti bejne kosovaret me nje kombe te ri kosovar ,e kane te kote se NE SHQIPTARET do tja u tregojm atyre ku i kane kombetet e shtetet e tyre si ne TURQI,AZERBEIGJAN,KOKAZIN RUSE OSETI,TRIBLISI,GEORGI dhe se shpejti do pergaditin VALIGJET ne drejtim te shteteve te tyre.ETNIA-GJUHA-SHKRIMI-FLAMURI SHQIPTAR e BEJNE KOMBIN.pra menjeher bjen pytja cilen gjuhe e flasin kosovaret GJUHEN SHQIPE dhe vet kosovaret u sakrifikuan edhe ma shume se shqiptaret e shqiprise per FLAMURIN SHQIPTAR,e them ket se ne edhe per 100 vite tjera luftuam e u masakrruam per flaurin shqiptar dhe te gjithe u vorrosen me ket flamur te shejte,kurse ne shqipri ne 100 vitet e fundit kane pas pakez liri me perjashitim te luftes se dyte borore ,per ket e them se ne u flijuam edhe 100 vite ma shume se shqiptaret e shqipris.2-me cilin flamur i bejne dasmat shqiptaret e kosoves pra me FLAMURIN TONE te shejte shqiptar KUQ E ZI.kur jane protestat brutale dhe me shume viktima kuder sebeve si ne 2000-2004 por edhe sot vetem me flamur shqiptar protestojm.mua dhe familjes sime me para ma PREK KOKEN sesa te pranoje tjeter flamur perpos atije shqiptar.e gjith BOTA e DINE se KOSOVA ka qen nje PROVANCE e SHQIPRIS dhe gjdoher do jet,si psh: MIDI e frances ku gjinden MARSEJE qe eshte provance françeze.psh: po te behet kosova e kosovaret KOMBE ateher duhet nje GJUHE KOSOVARE dhe do shuhet origjina e identiteti yne dhe posi te ZBRESIN MGA QIELLI e te ekzistojm vetem nga 2008 ta.po kjo eshte nje QMENDURI qe vetem serbo-ruset se bashku me turqin mundohen qe banoret e kosoves ti bejne si MBETJE TURKE…..SKA FORCE QE DO NDALE BASHKIMIN SHQIPTAR KOMBETAR ne SHQIPRI TE MADHE.une jame nga kosova dhe me qdo KUSHT DO MARRR PASAPORTEN SHQIPTARE.

  7. @Grryckiy says:

    He c do pirdhet shqipnija totalisht
    Medemek do shumfishohen problemet

  8. Shqipe says:

    Shqiptaret e Krahines Dardane ndihen te diskriminuar,per tu paisur me dokumenta shqiptare.Edhe ne jemi pjese e kombit shqiptare!Faji eshte i perbashket nga ndekombetaret-Prishtine dhe Tirane.

  9. Dardan says:

    Shum shqiptare nga Shqiperi jan kunder dhenjes se pasaportave per shqiptaret jasht shqiperis shumica jan kunder per shkak te ekstremizmit te tyre fetare edhe pse e dine se Shqiptaret jashte sqhiepris jan shum vitale dhe e ardhmja e zhvillimit te Shqiperis vetem nje shembulle Shqiptaret e Maqedonis e mabjne ket shtet te qelbur Sllave esht diaspora e vjeter dhe shum e madhe Shqiptare ajo e cila e mbane Maqedonin e cila nga Shqiptaret atje perfiton te pakten 2,miliard Euro ne vite ndersa Shqiperi e ka pase dhe e ka ende shansin ta ndaje ket shtet te qelbure sllave dhe Shqiptaret e Maqedonis ti bashkohen Shqiperis dhe keto 2,miliard qe gjenerojn Shqiptaret e Maqedonis ti shkojn Buxhetit te Shqiperis pothuajse 80% pa interes rikthimi ne Investime ne rajonet ku jetojn Shqiptaret e Maqedonis pasi ata vete tashme i kan zhvilluar deri ne ne nje stade te mire ato rajone ku jetojn Pa permendur Kosoven e cila ka sspecifikat e saje dhe nje gje e tille ka qen dhe ende esht pake me e komplikuar por Shqiperia me nje strategji te qaret dhe me aktive ka munde ta ndaje Maqedonin edhe me mbeshtetje nderkombetare dhe me mbeshtetje 100% te Shqiptarve atje.

  10. Populli says:

    Qeveria e re dhe do te anulloj cdo vendim qe ka marre qeveria Berisha keto 6-muajt e fundit

  11. sali trapi says:

    sali qeni si kosovare qe eshte do te sjell kosovare qe te na pushtojne ne , ju jep pashaporta turqve kosovare dhe ju jep te drejta keture mongoleve te blejne cdo gje te mire ne kemi dhe te votojne per zgjebet e berishes .zoti rama duet ta nderprese kete krim ndaj nesh dhe mos te japi asnje pashaport turqve kosovare.

  12. vlonjati says:

    nuk mund te pretendosh pashaport shqiptare me skenerbeun ne qender e te ngresh buthet neper sheshe e xhami , jane kontraditore dhe eshte njesoi si te kesh kryqin ne dore e te futesh ne xhami. ose behuni ateist si shumica e shqiptareve ose bashkouni me albin kurtin qe e quan fene myslymane si trashgimi kulturore, se kesaj i thone qe me pushtove e perdhunove e me çnderove tani e kam trashgimi.Jo kjo seshte llogjik por instikt.

  13. Kendveshtrim tjeter says:

    Dardan,shqiptaret e shqiperise kane qene edhe me te varfer,por kane ate qe juve ju mungon LIRINE!
    Kjo eshte arsyeja qe mjafte shqiptare do braktisin trojet shqiptare,do emigrojne drejt Shqiperise,duke shitur trojet dhe pasurit e tyre,per te jetuar si te pasur ne Shqiperi.
    Po te kesh euro,ne Shqiperi jetohet me mire se ne Paris!

  14. Populli says:

    Ata qe jane shqipetare dhe e ndiejne veten te tille,le ta mbrojne kete vete ne shtetin e tyre,nuk eshte nevoja per pasaporta qe votojne per treven e Salushit.Per dyshtetesine bota ka rregulla e krirere.Ky eshte projekti mafioz i berishizmit per te sunduar perjetesisht me shumicen artificiale te trevave per rreth.Aq me teper qe kemi diferenca ne cdo lloje kulture e edukate.Ne aytetare ata mafioze.Neve po na sundojne kriminelat veriore.Kush punon ne kete kah ndihmon ne shkaterrimin e se ardhmes se vendit tone.Ne e dime mire se shumica jane safi turq me kulture e bote bestytnirash arabesh…

  15. SHKUPI says:

    Per Frankun e Vlonjatin
    Ti vlonjat je nje debil i paditur dhe flet gjera te kota qe nuk i kupton fare,flet per gjera si ata me tha te thash,po vet nuk kam lexuar asgje.Taman analfabet.Kurse ket Frankun e kam percjelle ne disa raste dhe tregon per urrejte fetare edhe pse nuk ka lexuar asgje per fene qe shan.Shkrimtari madh gjerman pas leximit dhe studjimit te fese islame eshte konvertuar ne kete fe.Ai eshte vetem nji nga 200 mije qe konvertohen ne bote per cdo vit.A e din se ne fene islame ka me teper se sa qe jane krishtere?Ne islam ska ndarje ne rrace,ngjyre,komb,pasunik,apo fukara.Lexo pak me teper dhe do bindesh dhe mos shaj shqiptaret mysliman se po te mos jene ata as tre muaj nuk ngelesh me shqipetar.

  16. moisiu says:

    Ne Maqedoni,po more nenshtetesi tjeter ,e humbet ate maqedonase,tani interpretimin e ketij fenomeni le ta bejne specialistet me te afte, si paraqitet gjendja e shqiptareve me marjen e nenshtetesise,mos do te krijohet nje debim i tyre nga trojet tona ne maqedoni ? Mos kjo politike i intereson me teper maqedonasve,se si gjithmone Saliu ka bere politike antishqiptare.

  17. brace says:

    Jeton e ke emrin,po ne cilen hapsire jeton ti vetem Zoti e dine,po pse gabim eshte qe tju jepet shtetsia shqiptarve kudo qe ndollen,vendi jone eshte teper i vonuar ne kete drejtim.SHiko Budhgarine e shtetet tjera te ballkanit,qe po ju jepe shtetsine te gjithve atyre qe thone se jemi me origjine budhgare,romun etj coni pluhur kote,ju a jen SHqiptare a ca dreqin jeni,turpe qe shkruani keshtu si antishqiptare.

    1. drejtesi says:

      brace, Budhgarine e shkruan me tallje,apo ke problem ne perdorimin e dh-ll? C’te them? Ballkanin, e shkruan ne rregull, por ndodhen e shkruan, ndollen. Ndodh kjo, por ty nuk te ndodh ne te gjitha fjalet. D.m.th, ke mundesi per ta kapercyer kete problem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje