Bastiset shtëpia e ministrit Agim Çeku, arrestohen tetë persona për trafik klandestinësh

31 Korrik 2013, 18:05Rajoni TEMA

Shtëpia e ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, është bastisur nga policia e Kosovës.

Siç raporton Koha Ditore, gjatë operacionit janë arrestuar tetë persona të akuzuar për trafik klandestinësh dhe krim të organizuar.

Burime të policisë thonë për Indeksonline se në momentin e bastisjes në shtëpinë e Çekut ka qenë një i dyshuar për përfshirje në krim të organizuar.

Operacioni policor goditi një rrjet të gjerë trafikantësh të klandestinëve.

Burimet policore thonë se hetimet nuk lidhen me ministrin Çeku./ep

6 komente në “Bastiset shtëpia e ministrit Agim Çeku, arrestohen tetë persona për trafik klandestinësh”

  1. analisti says:

    pa kuptim ky lajm

  2. viktor hoti says:

    o ANALIST ! LAjMI KA SHUME KUPTIM , Ne shqiperi nuk i a mban njeriu te kontrolloje shtepine i nje Muli edhe sikur te kete te dhena se ne te strehohet ndonje i Bin Ladenit viktor Hoti

    1. Mira says:

      Prandaj duan ta heqin EUROLEX-in këta….! Në Hagë të shkojë Agim Çeku, të vetëdorëzohet për krimet e luftës siç bëri Haradinaj….!

      1. Alby says:

        po ca krimesh o debile? qenka krim te dalesh e te mbrosh vendin tend nga dora gjakatare e serbeve??? po sikur te te kishte ndodhur ty ajo qe u ndodhi reth 12,000 shqiptareve ne Kosove ca do ti thoje Agim Cekut e gjithe UCK-se?? ai eshte ushtarak i larte i cili ka udhehequr forcat kroate dhe ato shqiptare kunder serbise( kuptohet ne periudha te ndryshme) ndaj dhe Kroacia e nderon. njerez si puna jote pa identitet na bejne keq neve se ne gjithe boten nderohen njerez te tille kurse ca si ty thjesht ndyjne dhe fusin kriminelet e vertete ne te njejten situate me viktimat e luftes.

  3. D s says:

    Lubonja je i madh ,pernjehere u vertetuan ato qe shkruajte dhe asnje korrak i zi nuk po diskuton ,Ja o korrake te zinj per keta fliste Lubonja komandante te e UQK qe jane bere ministra dhe kane pasur dhe kane lidhje me krimin.

  4. nastradini says:

    “Shtëpia e ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, është bastisur nga policia e Kosovës???”

    Tumbestakfurullak!!! Cfare lajmi senzacional!!! Njesoj sikur shtepia e shefit te FBI-se te bastiset nga sherifat e policise ne SHBA. Apo sikur shefi i CIA-s te bastise shtepine e shefit te FBI-se. Mos eshte ndonje lajthithe mediatike e TEMES? Jo more Jo! thote nastradini se me kete lajm senzacional alla albanez jane mbushur plot e perplot gazetat kosovare, por edhe nderkombetare. Cfare po ndodh keshtu? Agim Ceku, BOSI i UCK-se qe para do kohe kerkohej nga Interpoli per krime kunder njerezimit, por qe me pas i shpetoi burgosjes duke u fshehur pas GAXHOIT, tani del qe bastiset nga vete policet e tij. Ketu lind pyetja: Ke siguri garanton ministri i sigurise se Kosoves? Kur ne shtepine e tij fsheh terrorista dhe trafikante klandestine te mafies nderkombetare droges? Ku eshte kryeministri famoz Hashim Thaci dhe dallkauku Krasniqi? Po opozita kosovare ku eshte? Se jane bere REZILI i shqyptareve ne syte e Botes dhe po deshmojne se shqyptaret jane skozofrene dhe pallosha, sic i kishte percaktuar Fatos Lubonja ne shkrimin e tij do kohe me pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje