Policia e EULEX-it ka arrestuar Zharko Veselinoviçin, vëllain e Zvonko Veselinoveçit, të dy të akuzuar se lëvizin nëntokën e kontrabandës në veri të Kosovës.
Zharko akuzohet për kontrabandë të karburanteve.
Por arrestimi i tij ka sjellë edhe reagimin e serbëve të veriut.
Mësohet se rruga Mitrovicë- Leposaviç është bllokuar nga automjete të rënda.
EULEX ka konfirmuar arrestimin, por edhe faktin se ndaj policëve është ushtruar dhunë.
Sipas EULEX, dy policë janë lënduar dhe makina e tyre është dëmtuar rëndë.
Një nga policët është detyruar që të qëllojë në ajër në shenjë paralajmërimi.
Pas arrestimit ka reaguar edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Aleksandër Vulin, që ka kërkuar lirimin e tij.
Ai tha se një veprim i tillë i përkeqëson marrëdhëniet dhe dëmton marrëveshjen e arritur në Bruksel./ep
Kjo eshte normale per serbet ,shqiptaret nuk guxojn te levizin
kosovaret meren me votimet ne Shqiperi. E kane hallin te Saliu.
Shko mor xen shkerdheju dikun.
NUK eshte e vertet ,me veselinoviçet punojne dhe SHqiptare ,por ka ardhur koha SHQIPTARET TE PUNOJNE PER LLOGARI TE TYRE E TE NDARE NGA SLLAVET PAVARSISHTE SE ME çfare pune meren.
kosovaret te shkojne te luftojne ne Siri per xhihadin se bashku me shqiptaret e Maqedonise ,se duan me shume fene islame se atdheun..ju ka marre perendia mendet themi ne kendej..e rrafin ata ne shkup dhe proteston rinia islame ..Ceshte kjo rini islame nuk ka rini shqiptare,rini Adem Jashari rini Ibrahim Rugova. Hiqni keto pacavure fetare se asnje dite hajer sdo kini.