Kuçi: Nga viti 2014 do i gjykojmë vetë krimet e luftës

31 Korrik 2013, 11:52Rajoni TEMA

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Hajredin Kuçi, shpreson se së shpejti krimet e luftës të gjykohen nga gjykatësit dhe prokurorët vendorë.

Plani i tij është që kompetencat që aktualisht i ka EULEX të kalojnë tek Departamenti i Krimeve Serioze pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës.

“Një projekt të tillë e kam paraqitur qysh në ditët e para kur jam emëruar ministër. Kemi pasur debat të plotë si me ndërkombëtarët, ashtu edhe me vendorët. Ne duhet ta kemi një Departament për Krimet Serioze që do të ketë pesë kompetenca kryesore që vijnë nga Prokuroria Speciale që do të vendoset në Gjykatën Themelore të Prishtinës,” tha Kuçi për gazetën Express, të martën.

“Ky Divizion do të ketë në kompetencë luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta, luftën kundër terrorizmit, pastrimin e parave dhe krimet e luftës,” shtoi ai.

Sipas Kuçit, në fillim të vitit tjetër do jetë gati baza ligjore për këtë çështje.

Megjithatë sërish do jenë ndërkombëtarët që do të mbikëqyrin punën e këtij departamenti./ep

4 komente në “Kuçi: Nga viti 2014 do i gjykojmë vetë krimet e luftës”

  1. lorenc says:

    Cfare humori i zi dhe tragjik,mbarsur me absurdin ekstrem:
    Krimineli i luftes Hajredin K…,do te bej ne te njejten kohe gjykatsin dhe te denuarin.
    Vazhdon te rrukulliset pa u ndalur kjo Kosove,me rrezikun e madh,qe mund ta sjelle infeksionin vetvrases dhe kendej nga ne,ne mbeshtetje te bandes mesjetare te Saliut.

  2. anonimus says:

    e besoj ky qe do e bene.Me nje tradit sllavo qetnike,nga xhanaret serb e deri te polic serb qe ishte edhe vete Hajro Kuqo.

  3. nastradini says:

    Klinika Frankenshtajn MEDICUS ne qender te Prishtines per trafik ilegal organesh njerezore tregoi se klasa politike kosovare dhe vete Hashim Thaci nuk jane te besueshem per Boten per nje Drejtesi Perendimore. Perkundrazi kjo afere tejet mafioze konfirmoi dyshimet e Botes per ekzistencen e Shtepise se Verdhe HORROR ne Burrel te Shqypnise. Ne kete konteks largimi i EULEX-it ne vitin 2014 nga Kosova eshte njesoj si t’i vesh UJKUT melcite ne qafe.

  4. Gjakovari says:

    Sa tragjiko-komik është ky “Ministër” Kuqi. Në Kosovë as që flitet për denime për ata që i meritojnë. Sot enden rrugëve vrasësit, bosat e narkomafisë, të prostitucionit. Kë e paska në plan t’a burgosi? Të mjerët Ata që do t’a hanë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje