Qeveria e Hashim Thaçit ka 41 zëvendësministra

1 Gusht 2013, 11:07Rajoni TEMA

Qeveria e kryeministrit Hashim Thaçi vazhdon të mbajë rekordin për numrin më të madh të zëvendësministrave krahasuar me vende të rajonit, por edhe më gjerë.

Aktualisht qeveria Thaçi udhëhiqet nga 19 ministra dhe nga 41 zëvendësministra, të cilët i kushtojnë buxhetit të Kosovës vetëm për paga gjysmë milion euro në vit.

Po kaq ata i shpenzojnë edhe për mallra dhe shërbime, si dhe për udhëtime zyrtare jashtë shtetit.

Në bazë të rregulloreve secili zëvendësministër e ka në dispozicion një shofer të tij personal, një asistente dhe një këshilltar politik, të gjithë këta barrë e buxhetit të shtetit.  Sipas të dhënave të deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit paga mesatare e një zëvendësministri në Kosovë shkon nga 1000 deri në 1250 euro.

Burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se në pjesën dërmuese të ministrive, nuk ka punë sa duhet as për dy zëvendësministra, e për tre nuk bëhet fjalë. Në disa raste emërimi i zëvendësministrave ka ndodhur për shkak të marrëveshjes së koalicionit. Por, edhe në disa raste për të pozicionuar militantë të partive në pushtet.

“Në poste të zëvendësministrave janë pozicionuar njerëz të ndryshëm që kanë kontribuar në ardhjen e kryeministrit Thaçi në pushtet. Po ashtu, edhe emërimet e fundit që janë bërë, kanë për qëllim forcimin sa më shumë të PDK-së në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 3 nëntor të këtij viti”, tha burimi i besueshëm i gazetës “Zëri”.

Sipas këtij burimi, emërimi i Qazim Qeskës si zëvendësministër i tretë i Bujqësisë, dhe Gjergj Dedës si zëvendësministër i tretë i kulturës ka ndodhur pa njoftuar fare ministrat e këtyre ministrive…/ZERI

3 komente në “Qeveria e Hashim Thaçit ka 41 zëvendësministra”

  1. era says:

    Njerez te poshter e keni kthyer Kosoven ne treg per tu pasuruar , jeni bere me keq se mafia duke ja kthyer shpinen atij populli te vuajtur.Ngado qe te shkoni dhe çfaredo te beni nje dite do ti paguani te gjitha .Drejtesia vonon por nuk haron.

  2. dorela says:

    Nuk eshte ndonje cudi e madhe…hajduteri…

  3. ulliri says:

    karvanet e zbrazjes se KOSOVES vazhdojn keta le te vjedhin dhe vetem te vjedhin, mirpo nje dite te gjitha shkollat neper fshatra do te zbrazen pasi sot jane xhysem te zbrazura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje