Lideri i lëvizjes Vetëvendosje ka deklaruar se partia e tij nuk është antiamerikane.
Ai tha se krahasimin si antiamerikanë e kanë marrë për shkak se ndryshe nga qeveritarët, ata nuk janë servilë dhe të dëgjueshëm, ndaj ambasadorëve u duken si radikalë.
Duke folur për RTK, ai tha se Vetëvendosje paradoksalisht është më pranë politikës së presidentit amerikan se disa ambasadorë amerikanë si Tina Kaidanov apo Kristofer Dell.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, Kurti tha se shteti i Kosovës duhet të jetë sekular, me bashkësi fetare të ndara nga shteti.
Kurti tha se Vetëvendosje nuk mban krahun e asnjë bashkësie fetare, por shtoi se ata janë kundër çdo diskriminimi./ep
Ky eshte i papare. Kam shume respekt per kete figure shqiptare. Albin Kurti hedh poshte shprehjen “nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve” sepse ai ka vertetuar me te gjithe perfaqesine e VV ne parlament qe perbehen nga njerez me kulture e te arsimuar ne universitetet me prestigjoze te botes…
http:// gazetatema.net/web/albin-kurti-bashkimi-kosove-shqiperi-nuk-e-ndal-asnje
Respekt per Albinin! Sikur gjithe shqiptaret te ishin sa gjysma e Albinit do ishim nje komb i respektuar dhe jo nje pis-milet si na kane katandisur hajdutet dhe servilet..
kurre me kete myslyman te dyshimte qe gjithmone ecen kundra rymes evrapiane , qe vepron me instiktin kapriçoz oriantal dhe dalngadal do kethehet ne nje çete qe kundershton kedo dhe kurdohere.
cdo te thuash me “kedo dhe kurdohere”
Politikat e Thacit dhe te te huajve qe po e shesin Kosoven te serbet prape.
Kaq shume te besueshem qenkan diplomacite dhe politikat e “larta” per ty?