“Belle Air” vjedh pasagjerët dhe qeverinë (FOTO)

12 Gusht 2013, 09:50Rajoni TEMA
“Belle Air” vjedh pasagjerët dhe qeverinë (FOTO)

Nga Enis Veliu, ZERI

 

(E PERDITESUAR)- Gjashtë policë të Kosovës, një i EULEX-it, dhe mbi katër punëtorë të sigurimit, ruanin të dielën sportelin e kompanisë ajrore “Belle Air”, e cila gjendet brenda terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Megjithatë, as këto forca policore nuk mund të ndalnin qindra qytetarë, të cilët shtyheshin me bërryla për të marrë informacione rreth vonesave dhe anulimit të fluturimeve nga kjo kompani, sidomos për në Zvicër dhe Gjermani.

Sali Topojani nga Kaçaniku, së bashku me gruan e tij e kombësisë gjermane, dhe dy fëmijë, të premten e kaluar kishin hyrë në avion për t’u nisur drejt Dyseldorfit të Gjermanisë. Mirëpo, në moment të fundit atij i është thënë që duhet të dalë nga avioni, sepse numri i udhëtarëve është më i madh se numri i vendeve.

“Këta të kompanisë na thanë se duhet të presim deri të dielën në orën 17:00 për të fluturuar, mirëpo edhe sot për arsye të panjohura është anuluar fluturimi. Ne nuk dimë se çka të bëjmë dhe ku të shkojmë. Si pasojë e vonesave ne po i humbasim vendet tona të punës. Ky është mjerim. Veç në Kosovë ndodhin gjëra të tilla”, shprehet i mllefosur ai, ndërsa tentonte të merrte sqarime nga punëtorët e kompanisë “Belle Air”.

Mirëpo, as pas shumë përpjekjesh nuk arriti të bëjë një gjë të tillë. Topojani nga distanca kërkonte nga stafi i kompanisë që t’i jepnin një dokument rreth anulimit të fluturimit, por tre punëtorët e kësaj kompanie, dy nga Shqipëria dhe njëri nga Kosova, nuk e bënin një gjë të tillë.

Madje ky i fundit kishte sjellje arrogante, edhe në raport me gazetarët e gazetës “Zëri” dhe të Radio Televizionit 21, të cilët bisedonin me qytetarët afër sportelit, të cilët pritnin me orë të tëra për të marrë informacione. “Vonesat po bëhen veç për pikë të qejfit”, thoshte punëtori i “Belle Air”, ndërsa fshihte ID-në e tij.

Shtyrjet dhe pritjet me orë të tëra janë bërë të padurueshme për familjen Topojani.

“A ka Kosova institucione dhe ata a po e shikojnë se çfarë po na ndodh neve. Ky është mjerim. Nuk ka mbetur me ardhë në këtë shtet. Kompanitë mashtruese siç është ‘Belle Air’ po plaçkitin qytetarët e Kosovës, ku disa nga ta po na lënë edhe pa vende pune”, tha i zhgënjyer ai.

Nga ora dy e natës në aeroport

Kastriot Mustafa nga Komuna e Suharekës, është dashur të shtunën të fluturojë drejt Zvicrës, mirëpo për shkak të shtyrjes së fluturimeve atij i është thënë nga punëtorët e kompanisë “Belle Air”, që fluturimi do të ndodhë të dielën në orën 4 të mëngjesit.

“Kam ardhur këtu në orën 2 të natës, ku kemi pritur deri në orën 4 dhe është shtyrë fluturimi. Më vonë na është thënë se fluturimi është shtyrë për në orën 14:00, por prapë nuk ndodhi. Sërish na premtuan se fluturimi është shtyrë për në orën 15:00, por edhe kjo nuk ndodhi. Së fundi na është thënë se fluturimi do të ndodhë pas orës pesë dhe po presim apo ndodh një gjë e tillë. Më shumë se 10 orë jam në Aeroport”, shprehet i mllefosur ai.

Mustafa thotë se sjelljet e tilla të kompanisë “Belle Air”, janë të papranueshme dhe të paarsyetueshme. Ai thotë se rezervimin e biletës për t’u kthyer nga Kosova në Zvicër e ka bërë në janar të këtij viti. “Është hera e fundit që unë blej biletë në këtë kompani. Po iu siguroj se 5 vjet nuk kam për të ardhur më në këtë shtet. Unë këtu kam ardhur për të pushuar dhe shpenzuar, por jo edhe për t’u torturuar”, shtoi më tej ai.

I lodhur dhe i nervozuar me pritjet shumë të gjata është edhe Besim Jakupi. Ai thotë se për orë të tëra është duke pritur në Aeroport me gruan dhe dy fëmijët e tij.

Jakupi bën të ditur se prej mëngjesit në vazhdimësi po ka shtyrje të kohës së fluturimeve drejt Zvicrës. Ai bën të ditur se të shtunën edhe miku i tij, Betim Zeqiri, nuk ka mundur të udhëtojë nga Aeroporti i Prishtinës drejt Zvicrës, pasi që kompania “Belle Air”, ia ka marrë paratë dhe nuk i ka siguruar ulëse në avion. “Ai dje është detyruar që nga Aeroporti i Prishtinës të shkojë me taksi në Shqipëri, ku më pastaj ka fluturuar nga Rinasi drejt Zvicrës, ku i ka humbur më shumë se 1000 euro. Kjo është papërgjegjësi i kompanisë dhe institucioneve që e lejojnë funksionimin e kësaj”, tha ai.

I shqetësuar, i keqtrajtuar dhe i lodhur nga sjelljet e kompanisë “Belle Air” është edhe Naim Gashi, i cili të dielën së bashku me gruan dhe fëmijët e tij po mundoheshin të gjenin vend të lirë për të udhëtuar drejt Zvicrës. Ai thotë pardje punëtorët e kësaj kompanie e kanë marrë atë në telefon dhe i kanë bërë të ditur se të dielën nuk ka vende të lira, duke i sugjeruar që të udhëtojë 3, apo 4 ditë me vonesë. Mirëpo, Gashi thotë se nuk e ka pranuar një gjë të tillë, pasi që rezervimin e biletave e ka bërë qysh prej muajsh të tërë.

“Unë nesër në orën 7 duhet të jem në punë. Paratë ua kam dhënë dhe këta duhet të kryejnë shërbimin e jo të na mashtrojnë neve”, tha ai.

Rashica: Ku është ministri i Diasporës?

Edhe Qefsere Rashica së bashku me axhën e saj të dielën kishin planifikuar të udhëtonin drejt Hanoverit të Gjermanisë, përmes kompanisë“Belle Air”. Mirëpo, në momentin e fundit, asaj por edhe qindra udhëtareve tjerë fluturimi i është shtyrë për të hënën, pa ndonjë paralajmërim.

“Unë nuk po e di së çfarë është duke ndodhur. Unë nesër jam në punë, nuk e di se si do të arsyetohem atje. Edhe vëllai dje është dashur të udhëtoj drejt Gjermanisë me këtë kompani, por në momentin e fundit është dashur të blejë një biletë në kompaninë “Euro Koha”, sepse kompania “Belle Air” i ka mashtruar”, shprehet e zhgënjyer ajo.

Sipas saj, ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, është dashur të merret me problemin e saj, por edhe qindra qytetarëve tjerë që të dielën kanë pritur në Aeroport për më shumë se 10 orë dhe në fund janë detyruar të kthehen në shtëpitë e tyre, disa me taksi e disa me vetura të familjareve që i pritnin në Aeroport.

“Kjo është torturë. Kjo i jep Kosovës një imazh të keq dhe veprime të tilla të rinjtë edhe më shumë i ftohin për vendlindjen e tyre”, tha ai. Por, krahas shumë bashkatdhetarëve, në radhë pritnin edhe ushtare të NATO-s, por edhe punëtorë të zyrave dhe administratës ndërkombëtare që operojnë në Kosovë.

Edhe këta ishin mërzitur nga pritjet e gjata, por duke biseduar me njeri-tjetrin mundoheshin që ta ruajnë qetësinë dhe durimin.

“Belle Air” refuzon takimin me Makollin!

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, thotë se kohëve të fundit udhëtarët po keqtrajtohen në Aeroport nga kompania “Belle Air”. Sipas tij,shumë qytetarë kanë paguar biletat dhe nuk po munden të udhëtojnë drejtë vendeve ku ata punojnë, pasi që numri i biletave të shitura është shumë më i madh se numri i ulëseve në avion.

“Unë kam parë shtyrjet dhe vonesave dhe për këtë çështje menjëherë kam kontaktuar me Ministrinë e Infrastrukturës. Nga ata kam kuptuar se kompania ‘Belle Air’, është si nënkontraktore e kompanisë ‘Darvin’. Nga ta kam kërkuar që të marrin masa ligjore ndaj kompanisë në fjalë, sepse shumë udhëtarë që udhëtojnë më këtë kompani hasin vështirësi të mëdha ose në ardhje, ose në shkuarje”, tha Makolli për gazetën “Zëri”.

Më tej, ministri Makolli bën të ditur se për këtë çështje ai ka kërkuar që të takohet me zyrtarë të kësaj kompanie dhjetëra herë, por kërkesa për takim është refuzuar nga pronarët. Ai thotë se për t’iu ndalë në ndihme bashkatdhetarëve rreth problemeve që ballafaqohen me këtë kompani, Ministra që ai drejton ka tentuar që të bisedoj, apo ta gjej zyrën e kësaj kompanie, por përpjekjet kanë qenë të kota. “Ata thuajse çdo ditë e ndërrojnë zyrat dhe numrat e telefonit”, tha më tej ai.

Ministri apelon te bashkatdhetarët që të gjitha rastet rreth vonesave dhe shtyrjeve të fluturimeve t’i evidentojnë në formularët që gjenden brenda terminalit, pasi që vetëm përmes tyre mund të merren veprime ligjore ndaj kompanisë “Belle Air”.

Shqyrtohet marrja e licencës së “Belle Air”

Makolli më tej bën të ditur se është shqyrtuar mundësia e marrjes së lejes së fluturimit, por, sipas tij, kompania në fjalë ka shitur shumë bileta dhe nëse ndodh një gjë e tillë shumë bashkatdhetarë që punojnë në shtete të ndryshme të botës do të mbeteshin në Kosovë, ose do të detyroheshin të blejnë edhe një herë biletën. “Ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme për t’i mbrojtur qytetarët tanë nga kompania ‘Belle Air’”.

Sipas Makollit, nëse kompania në fjalë edhe më tutje vazhdon me vonesa dhe mashtrime, ajo do ta humbë lejen e fluturimit për në Kosovë. Gazeta për këtë çështje ka provuar të kontaktojë edhe më ministrin e Infrastrukturës, Fehmi Mujota, por ai nuk është përgjigjur në telefonin e tij zyrtarë. Njëjtë ka vepruar edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.

“Limak” mbron “Belle Air”

Në anën tjetër, zyrtarë të kompanisë “Limak”, e cila e ka në koncesion Aeroportin e Prishtinës thonë se kompania në fjalë të shtunën nuk ka pasur asnjë vonesë në fluturim. Valentina Gara, zyrtare për media në Aeroport, thotë se “Limak Kosovo” është i zotuar të ofrojë shërbimet më të mira të mundshme në procesimin e udhëtarëve dhe kompanive ajrore. “Sipas të dhënave tona zyrtare me datë 10 gusht 2013 (e shtunë) kanë qenë 24 fluturime (vajtje dhe ardhje) të kompanisë ajrore ‘Belle Air’.

Nuk ka pasur asnjë vonesë apo anulim të fluturimeve të kompanisë ajrore ‘Belle Air’. Ne si autoritet i aeroportit nuk ndërhyjmë në marrëdhëniet në mes kompanive ajrore dhe pasagjerëve dhe në rast se pasagjerët janë të kënaqur apo të pakënaqur me shërbimet e kompanive ajrore atëherë ata duhet te drejtojnë këto çështje te Departamenti i Aviacionit Civil brenda Ministrisë se Infrastrukturës i cili është autoritet për këto çështje”, tha ajo.

Gazeta “Zëri” të dielën gjatë gjithë ditës ka provuar të kontaktojë drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Driton Gjonbalaj, por kontakti më të ka qenë i pamundur.

 

34 komente në ““Belle Air” vjedh pasagjerët dhe qeverinë (FOTO)”

  1. elona says:

    Belle Air madje as nuk te rimburson,te kthen nje shume qesharake prej 15%te vleres kur e anullon ti bileten nje muaj para,imagjino c’bejne keta…

    1. Kjo eshte Firma piramidale e rradhes ne Shqiperi.
      Dhe ne Itali keta luajne piset duke u derguar sms udhetareve se eshte shtyre fluturimi e me pas u thone se u ka ikur avioni.
      Por ne Itali e kane denoncuar dhe do ja hajne koken.

  2. adriatiku zhapiku says:

    Kokrra e koqes jane njerezit qe flutirojne me kete kompani

    1. urmo says:

      o zhapik nga halli se ska kompani tjeter

    2. N Shabani says:

      Kjo shte kompani hajdutesh dhe banditesh cfare doni qe fluturoni me linjen e ketyre maskarenjve.

  3. CIMI says:

    € 400 bileta Rome Tirane V/A, po na zhvat mire Belleair

  4. RRAPO says:

    KOMPANI HAJDUTE ME NE KRYE Ilir XHELO ISH SPIUN,MIK I LULZIME BASHES

    1. andi says:

      bella air eshte e Sali Berishes me Lulzim Bashen, prandaj bahen keso hajninash. Le ta gezoni edhe pak dite

      1. Kundrra Pedal says:

        DO E GEZOJN DHE SHUM DIT PO QE E TYRE DERI SA TE DALI NJE QE TI BEJ KONKURENC AT’HER SHIKOJE SI DO FALIMENTOJN KTA FUNDRRINA

  5. Kritiku says:

    Nuk eshte hera e pare qe kjo kompani fluturimesh mashtrom dhe keqtrajton klientet e saj. Tani fajin nuk e ka me Belle Air, por e kane vete ata qe duan perseri sherbim nga kjo kompani. Keni degjuar ndojehere per bojkot? Nese te gjithe e bojkotoni kete kompani kjo nuk do te jete me ne gjendje qe te ekzistoje e dhe keshtu hiqet nje problem nga sherbimi ajror. Kur njerezit nuk marrin sherbimin e duhur per parate qe ata shpenzojne atehere perse e kerkojne perseri kete sherbim? Edhe nese do tju duhet qe te ben ndonje rruge me te gjate dhe te merrni nje kompani tjeter per sherbimin ajror, kjo do te jete shume me e mire se sa vete problemet qe ju shkaktojne kompani te tilla si Belle Air. Te mashtrohesh ne kete menyre do te thote qe te jesh komplet injorant. Nese do te vazhdoni qe te kerkoni ne te ardhmen sherbim nga kjo kompani, mos u ankoni me dhe mire tju behet. Ligji nuk mbron injorancen e njerezve por vetem te drejtat e tyre!!!!!

    1. Hithri says:

      Bojkoti mund te behet nepermjet mediave sociale si facebook, dhe nqs ka alternative tjeter, dmth nje linje ajrore tjeter, perndryshe si mund te besh bojkot kur s’ke alternative

      1. Pergjigje says:

        @Hithri
        si mund te besh bojkot kur s’ke alternative: Me nastradinin

        1. Leo says:

          E ke alternativen, si jo! P.sh. shqiptaret me banim ne Itali qe duan ta bojkotojne kete kompani hajdutesh, kane ne dispozicion keto alternativa:

          RRUGE AJRORE: Alitalia AirOne
          _____________________________

          DETARE: Tragetet e shumta qe nisen nga portet e Triestes, Ankones, Barit, Brindizit dhe Otrantos.
          __________________________________________________________________

          TOKESORE: Trieste – Slloveni – Kroaci, Bosnje, Mal i Zi
          _________________________________________________________________

          Tani, mos thoni siç thone ca shqiptare te zones ku banoj une ketu ne Fidenza, qe te zgjedhesh AirOne do te thote te udhetosh me doemos drejt Pisa(apo Milano)dhe per keta bythepambuke na qenka teper i gjate ky udhetim me tren(zgjat 1H 35′ dhe kushton €13)! Dikur jo fort larg shqiptaret benin sakrifica edhe me te medha se keto dhe s’i gjeti gje, perkundrazi u bene edhe me te forte; ndersa sot e duan aeroportin ngjitur me halene e shtepise!
          Pa le kur u thua te marrin tragetin… “TRAGETIN?! Jo mor lal se eshte i gjate lundrimi, te turullos e te le pa gjume!” Pergjigja te vjen natyrshem: atehere mos u anko kur ta fut Bell Air-i i Bashe kriminelit sa krahu se e ke hak!
          Shqiptare, bojkotoni kete kompani kriminelesh se bojkotimi do t’ia beje punen me te lehte qeverise Rama per ta shkaterruar perfundimisht kete kupole te krimit te bandes Berisha! Lerjuani avionet bosh ketyre pleherave dhe do te shihni sesi eliminohen vete nga tregu duke lene hapesire te lire per kompani te ardhshme serioze dhe sidomos me çmime te uleta “low cost”!

  6. Bali says:

    Turp!
    Nuk eshte ceshtje bojkoti se njerezit do udhetojne, por i mashtrojne dhe i vjedhin pa dhene llogari fare. Nuk ka asnje kontroll mbi kete kompani. Muajin e kaluar udhetova nga londra ne tirane dhe kishin ulur kg e bagazheve pa thene asgje, ishin mjaftuer vetem me nderrimin e shifrave ne termat dhe kushtet e biletes. Duhej te ishin siguruar qe ne do e shikonim kete ndtyshim. Per kete ndryshkm pagova £50 se kisha 5 kg me teper. Nuk ndodh ne angli te behet nje ndtyshim kaq thelbesor edhe te mos te te njoftojne me te gjitha menyrat qe kane ne dispozicion per kete ndryshim, se perndryshe quhet vjedhje

  7. udhetusi says:

    Doni nje sekret te vogel? I paguani biletat vetem me credit card.
    Ne rast se ndodh qe fluturimi anullohet Visa ose Master Card ti kthen parate dhe nuk I ben pagesen
    Kompanise ajrore..

    1. elona says:

      Ate pune kam bere une dhe me kane kthyer vetem 27 euro nga 160 qe bente bileta,te cilen e anullova 1 muaj para dates se fluturimit.Aman se ekto jane plehra komplet.

  8. mazllem says:

    Sipas kokes edhe festen,(ata e njohin llojin e tyre)cfare ka te beje me Europen,,kjo skote e mesjetes aziatike,qe vec e ndyjne.Te me falin shume,disa nga lloji i tyre,por qe jane aq te rralle,sa as per te mos marre sy.

  9. arta says:

    Fatkeqesisht nuk eshte here e pare qe Belle Air sillet ne kete menyre me klientet e tij. pervojat e hidhura te udhetareve me kete kompani nuk kane te sosur. Ja nje nga rastet e paditura ne dhjetor: http://www.shqiptariiitalise.com/component/content/article/36-tema-mergimi/3869-belle-air-nderron-orar-e-nuk-lajmeron-ne-kohe-pasagjeri-padit-kompanine.html

  10. Erion says:

    Si kam dhene kurre asnje kokerr leku kesaj kompanie qe ka bere shkelje te renda ligjore me mbeshtetjen e pronarit te saj LULIT. Jo vetem qe vonojne dhe anullojne si te duan ata udhetimet … dhe pa demshperblyer njeri po kane kryer nje monopol ne dem te shtetit dhe popullit shqiptar dhe te kosoves. Kam paguar gjithmone 50 apo dhe 100 euro me shume me kompani te tjera vetem e vetem te mos ua jap leket e mia ketyre lyrashereve te beleair. Beni dhe ju te njejten gje ….

  11. Baro Liçaj says:

    Kjo kompami flutirimi, “Belle Air “, eshte nje nga kompanite me te çrregullta ne zbatimin e orareve te nisjes nga çdo aeroport, gje qe nuk ka ndodhur nje apo dy here,por me dhjetra here. Gjen menyra per te zhvatur edhe posagjeret me bagazhet, Me konkretisht: Une udhetova nga Roma per ne Rinas me 4 qershor dhe pesha e bagazhit ishte e shenuar 20 kg per person. Mbas dhjete ditesh u ktheva nga Rinasi per ne Rome dhe atje ( ne Rinas ) me thane qe duhej te hiqja ose te paguaja
    per 4 kg teper ne peshe ,duke me thene qe nga 1 qershori duhej te udhetoje me 15 kg peshe. Une me 4 qershor kisha ushetuar , me 20 kg. ndersa pas 10 ditesh, (pa patur asnje njoftim , ndryshuan ) Desha s’desha pagova edhe ato dyzete euro qe me kishin mbetur. A NUK ESHTE NJE MASHTRIM I KESAJ KOMPANISE ME PASAGJERET QE KANE PREFERUAR TE UDHETOJNE ME ” BELLE AIR ” !?

  12. Dukuri kalimtare says:

    BELLE AIR dhe Berisha, ne shtator,njeri do dorzoj detyren,tjetra do falimentoj!
    Kete kompani e krijoi Berisha dhe do largohet se bashku me te.
    Tani po ben vjedhjet e fundit.

  13. mali says:

    kompani e degjeneruar e prêt bileten per 20 kg dhe kur shkon atje ke te drejte vetem per 15 kg te thon…

  14. alban4eva says:

    po cfare prisnit nga kompania e Lul tortes ju!!?? cfare prisni nga nje vrases dhe hajdut!!?? e vetmja menyre eshte bojkotimi i kesaj shoqerie ajrore plehre..!! mjaft ta bojkotojne te gjithe jo shume, por nje muaj, dhe shikojeni pastaj sa do mbijetoje kjo shoqeri muti..!!

  15. ajdshajsdh says:

    Duhet ber ndonje peticion,per afrimin e kompanive si Ryanair ose easyjet. Destinacionet kryesore te shqiperise jane per Angli,Gjermani dhe Itali. Vende te cilat keto kompani operojne shum mire.

    1. Korabi says:

      Ryanair jane akoma me plera se Belleair, por te pakten ata jane lowcost dhe sillen si te tille, nderkohe qe Belleair hiqet si lowcost dhe cmimet i ka si highcost.
      Bellair e kane perzene nga disa Aeroporte per shkak te mosrespektimit te orareve, si ne CDG Paris dhe Frankfurt. Edhe pasi ata vete anullojne fluturimin nuk te kthehet shuma totale,sepse komisionet bankare i paguajne klientet dhe jo Belleair qe eshte shkaktari i anullimit. Pra nje vjedhje e hapur me nje arrogance te papare. Kjo arrogance vjen ngaqe jane monopol me perkrahje te hapur shteterore. Cdo kompani konkurrente eshte hequr nga tregu ne menyre te dhunshme nga shteti i Sali Berishes dhe Lules se tij.
      Qeveria e Rames duhet ti japi fund ne menyre urgjente ketij monopoli qe vjedh shqiptaret cdo dite.

  16. xhepeto says:

    hidheni ne gjyq kompanine sepse federata e fluturimeve ka aprovuar nje ligh te ri ku thuhet qe kthimi i 100 eurove nuk eshte i mjaftueshem per demshperblim- kjo do sjelle falimentimin e keture kerrmave qe vjedhin udhetaret pa piken e turpit.

  17. Lillo says:

    Kjo kompani u krijua thuajse vetem per te rjepur shtetasit shqiptar (gjoja low cost) sepse biletat nuk kan ndoje ndryshim te madh me companite e tjera dhe rastet e rjepjeve jane pa fund.
    Jam shum dakord me komentin e MAZLLEM deri sa njerzit vazhdojne te udhetojne e te fregohen nga kjo kompani nuk duhet te ankohen fare.

  18. beso says:

    ryanair per dava 1 ore udhetim aplikon çmime mesatarisht te uleta,nuk e ofrojne tek ne sepse belleair&airone kane monopolin.

  19. dumdum says:

    Ndoshta ka zgjidhje kjo punë.

    Për udhëtimet nga Kosova entiteti ligjor është “Belle Air Europe” që është i regjistruar në Itali dhe ndaj të cilit aplikohen ligjet italiane e europiane të transportit të pasagjerëve.
    Kjo u jep të drejtë pasagjerëve (të çdo shtetësie) të ankohen direkt në Itali dhe jo tek zyrtarët e “zellshëm” të Kosovës.

    Shikoni këtë faqen se paska gjëra interesante: http://www.airpassengerrights.eu/en/how-to-complain.html

  20. dumdum says:

    Ja dhe formulari për t’ju dërguar autoriteteve italiane meqë Belle Air Europe është kompani e regjistruar në Itali: http://ec.europa.eu/transport/themes/passengers/air/doc/complain_form/eu_complaint_form_it.pdf

    Formularin e gjeta te faqja http://ec.europa.eu/transport/themes/passengers/air/

  21. alb_man says:

    o popull mos blini bileta te ajo kompani , ka edhe menyra te tjera shikoni me ata te sllovenise jan korrekt asnjeher ne kto 15 vjet skom pas probleme me tranzit nje ore e dicka ne lubjane por ama mbaron pune ,ktyre te bellair ilace ishallah tju bohen leket e popullit ju ngelshin ne fyt

  22. mirel says:

    Se mos e ka per here te pate Belle air., kompania me e poshter dhe me hajdute
    me mire merrni tragetin dhe udhetoni se keta plera pisanjose

  23. sala luli says:

    Hajde Eurokoh (Kosova airlinea) hajde. Hajde Airprishtine hajde.
    U knaqet me komente a. Ku jane ata udhetare te Airprishtines dhe eurokohes qe mebten po asht aeroporteve qe spo u nihet zani. Apo, i kane nzjerrur biletat sivjet te Belleair, dhe tan mllefin e derdhin ketu.
    Hajde konkurrenz, hajde.
    Turp. Turp.

  24. Luan says:

    Kjo kompani e ndyre hajdutesh meriton te paguhet me te njejten monedhe qe mori padrejtesisht kompania Albatros para ca vitesh – pikerisht per shkak te Belle Air! Nese kujtoj mire, kompanise Albatros iu hoq ne menyre arbitrare e drejta per fluturim dhe te gjitha destinacionet italiane qe ajo zoteronte, iu vodhen nga Belle Air. E njejta gje u perserit disa vite me pas me kompanine Starairways, po per shkak te krimineleve te BelleAir. Tani, nese drejtesia egziston, kompanise serbo-berishiste Belle Air, duhet t’i merren te gjitha destinacionet nderkombetare me te rendesishme dhe t’i dorezohen nje tjeter kompanie, mjaft te jete serioze! Preteksti per ta bere kete? I njejti qe u perdor me Albatros dhe Starairways: MOSSHLYERJA E DETYRIMEVE TE KESAJ KOMPANIE MAFIOZE NDAJ AEROPORTIT TE TIRANES DHE NDAJ SHTETIT SHQIPTAR. Bile keta maskarenj me rezulton se detyrimet nuk i kane shlyer gjithashtu ndaj shume aeroporteve italiane.
    Kur te falimentojne do te bejme te gjithe feste!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje