Greqia ankohet në KE për Kishën në Përmet

21 Gusht 2013, 09:04Politika TEMA

Greqia e ka çuar çështjen e kishës së Përmetit dhe të incidenteve të krijuara në këtë qytet në Komisionin Europian.

Eurodeputeti i “Demokracisë së Re”, Jorgos Kumutsakos, ka kërkuar një interpelancë në KE, që të dënojë ngjarjet e ndodhura në Përmet, duke pyetur në se do të përfshihen ato në raportin vjetor për ecurinë e Shqipërisë, vend që kërkon të integrohet në BE, raporton TCH.

Jorgos Kumutsakos, që ka qenë për shumë vjet zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, thekson se një ditë pas festës së madhe fetare të ortodoksisë, asaj të Shën Mërisë, kanë ndodhur incidente të dhunshme, vandalizma dhe akte sakrilegji në kishën e Shën Mërisë, në qytetin e Përmetit.

Eurodeputeti grek ka bërë pyetje të specifikuar për incidentet e reja, sipas tij, që janë ripërsëritur të hënën, më 19 gusht, midis policisë shqiptare, klerikëve dhe besimtarëve të krishterë, ndërsa më pas është qëlluar me gurë, në mënyrë të dhunshme, edhe Konsullata greke e qytetit të Gjirokastrës.

Duke iu referuar pikërisht provokimeve, sipas tij, ndaj ortodoksëve të Përmetit dhe ecurisë europiane të Shqipërisë, Kumutsakos kërkon nga KE të përgjigjet nëse është informuar, jo vetëm nga qeveria shqiptare, por edhe nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, për këto ngjarje dhe se a do dënojë këto veprime.

Përsa i përket shtypit grek, vlen për t’u përmendur komenti i versionit elektronik të gazetës “Proto Thema” për qëndrimin e dyfishtë, sipas saj, të kryeministrit Sali Berisha, i cili nga njëra anë denoncon Athinën për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë dhe nga ana tjetër pranon se ngjarjet e Përmetit sollën në kujtesën e të gjithëve, veprimet e sistemit komunist të Enver Hoxhës.

Gjithashtu, pasi karakterizohet si tepër provokuese përgjigjja e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, gazeta thekson se ky cikël i ri tensioni, midis Athinës dhe Tiranës, po ndodh vetëm disa ditë, para se të fillojë zyrtarisht punën qeveria e re socialiste, e udhëhequr nga Edi Rama.

Është pikërisht ky ndryshim në skenën politike të shtetit fqinj, shton gazeta, që ka krijuar shpresa për përmirësimin e marrëdhënieve greko-shqiptare dhe, si shembull, jepet vizita e kryeministrit të zgjedhur, Edi Rama, në Athinë, disa ditë më parë si dhe takimet e tij me kryeministrin Samaras dhe zv/kryeministrin Venizellos.

12 komente në “Greqia ankohet në KE për Kishën në Përmet”

  1. Kritiku says:

    Shteti grek si nje shtet i drejtuar nga shtresat me te erreta te shoqerise, duhet te shikoje punet e tij me perpara. Le te ankohet ku do te doje, por nese shqiptaret bejne nje politike ndryshe nga ajo qe kane bere deri tani, nuk kane perse te tremben nga kercenimet pa vend te grekeve. Ceshtja e Permetit eshte nje ceshtje e brendshme e shqiptareve dhe vetem ata kane per ta sqaruar. Per fat te keq(pervec Enverit qe i tregoi vendin grekeve) ne nuk kemi patur politikane patriote qe te kene mbrojtuar ashtu sic duhet interesat shqiptarene ne arenen nderkombetare. Urojme qe gjerat te ndryshojne me qeverine e re.

    1. Epirioti II says:

      Po ndodh preciz sic e komentova ne te nxehte kur ndodhi ngjarja.

      Berisha i kordinuar me Greqine krijoi gjithe keto inskenime dhe “gafa politike” (kush kryeminister i botes hedh ne FB fjali bomba kunder nje shteti fqinj dhe zyrtarisht sillet krejt ndryshe) qe ti japi material te bollshem Greqise per te sajuar pengesa artificilae per marrjen e statusit kandidat ne BE nga Shqiperia.

      Deri ne sekonden e fundit ne pushtet si kryeminister Berisha do leshoje me gjithe fuqine qe i ka mbetur mina toke dhe deti qe qeveria e re ta kete jeten sa me te veshtire.

  2. gentian says:

    Kritiku ke te drejte vetem(Enveri) ne bashkoj dhe Skenderbeu, kunder ketyre armiqeve shekullor, qe ne brez pas brezi kan dashur ta coptojne Shqiperin ne te gjitha menyrat! edhe se sot po blejne shum spiuna majmuna, me taksat e djersen qe u kan ngren refugjateve Shqiptar ne greqi,ata sot me gjakun qe u kan pir Shqiptarve, po perdorin keta spiuna majmuna, per karrem peshku, kunder nje Shteti Sovran qe jeton ne vendin e vete! Shqiperie eshte e do te ngel gjithmon e Shqiptarve!

  3. andromeda says:

    Jam kurioz te di se c’qendrim do mbaje Europa plake. Historikisht na ka lene pas dore.Ndofta na konsideron te vegjel…por dhe greket e kane bere Europen lesh arapi me krizen ekonomike.

  4. JO fetar says:

    Sa per te qeshur me mesjetaret te cdo lloje partie te zotit mister hahaha
    Por tani jane keta te zotit ortdokos, perse nuk e coni problemin tuaj ke zoti mbase ju degjon mor te mjere mesjetare, sepse Europa eshte laike dhe ne shumice ateiste perjashto mesjetaret e Ballkanit.

  5. tetova112 says:

    COHU ENVER per 5 minuta

  6. toni says:

    Greqia ka te drejte,shteti Shqiptar nuk ka njerez te afte,ose me mire ka njerez te shitur qe perfaqesojne Shqiperine jashte,per tu mbrojtur nga nje akuze e tille ne KE eshte puna me e lehte,ka fakte qe e hedhin poshte pretendimin Grek,e para eshte qe nuk eshte puna Greqise se cfare ndodh ne kishen autoqefale te Shqiperise,ne te kundert nuk mund te quhet kishe autoqefale.Shteti Shqiptar duhet urgjentisht te beje padi penale nderkombetare per genocid kunder Greqise,ketu eshte fjala per vrasje dhe shperngulje te mijera cameve.Shkurt ka ardhur koha dhemb per dhemb.Ne kete kohe duhet te shfrytezohet urrejtja e grumbulluar nder vite te Shqiptaret,fjala vjen trajtimi emigranteve dhe sjellja ne kufi me Shqiptaret.Eshte e pafalshme qe shteti Shqiptar te merret neper kembe nga disa te shitur dhe aq me teper Greke.

  7. eno says:

    Heqja e vemendjes nga politika e krizes ne Greqi , ku qeveria po behet gati per te marre masa te tjera renduese per popullin gjeti ose sajoi vend per te shkelur dhe per ti terhequr vemendjen populit se taka dicka po ndodh me ortoksine ne Shqiperi ..
    Por tema eshte sepse as nje nga ata qe duhet te rreagojne ne emer te Shqiptareve qofte i ikuri Berisha qofte edhe Ismail bej Rama qe pas takimit me Samaras ngriti ne faqen sociale te Fb , takimin dypalesh midis tyre per perforcimin e marredhenieve midis du fqinjeve qe aq shume Berisha i kishte talantur e theniet etij ne 28 nentor…
    Permeti eshte nje histori sarkasme te cilen mediat tona duke mos patur me ke te merren po e fryne shume

  8. ale says:

    Keta qenkan ne krize edhe nga mendja.C’i duhet greqise c’fare ndodhe me kishat ne shqiperi, na kane gje ne patronazh keta?!!!!Ata ortodoksit Permetare te perzene ata mostra prifterinj nga shqiperia .T’ua bejne te qarte se aty i thone shqiperi e jo greqi.

  9. dumdum says:

    Gallatë fare janë dhe këta deputetët e ND, çojnë në Europë një çështje që është punë e brendshme e Shqipërisë. Por ja do ta shikojmë se sa seriozisht do të merren. Qeveria e re shqiptare të mos të hezitojë të tregojë të gjithë historinë qysh nga vendimi i gjykatës, që në fund të fundit është një pushtet i pavarur në Shqipëri.

    Fakti është se sot pozita e Greqisë në Europë është më e dobët se kurrë, prandaj këto janë vetëm shashka që qarqet më idiote të politikës greke përpiqen të hedhin me shpresën se mund të fitojnë diçka për axhendën e tyre nacionaliste.
    Le të shkojë të ankohet ky Kumutsakos te Gjermania e Franca dhe të shohë sa seriozisht e marrin ata që duan akoma ti nxjerrin jashtë Europës e që ua kanë inatin për gënjeshtrat e vazhdueshme që qeveria Greke u servir Europës.

    Qeveria e re nuk është e paaftë si Lul Basha dhe po pret që të vijë në detyrë për ti nxjerrë në shesh këto veprime mesjetare të qarqeve më idiote Greke, por pa deklarata euforike si puna e atyre të Saliut.

    Sa më shumë reklamë të marrë kjo shamatë aq më shumë do të dalë hapur se prapa këtyre veprimeve janë ca katundarë grekë e shqiptarë që janë të lidhur me Agimin e Artë, dhe aq më mirë do të jetë për Shqipërinë në sytë e botës.

  10. Karaman Aliu aka Karamanlis says:

    hahahahaaa sa qesharake qe behen kurvat greke me breke neper kembe.
    Perpiqen te arrijne cdo gje duke kercenuar e duke bere presion. Nuk shikojne veten ne pasqyre qe ju ka dale kollodoku gjerman nga ana tjeter e sua var me njeri ne EU

  11. monoteisti. says:

    Mjer kush me tradheton mua tha Jezuesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje