Rama mbledh për herë të parë qeverinë e re (FOTO)

21 Gusht 2013, 20:31Politika TEMA
Rama mbledh për herë të parë qeverinë e re (FOTO)

Kryeministri në ardhje, Edi Rama, ka mbledhur për herë të parë gjatë ditës së djeshme në Vlorë, qeverinë e re.

Në kureshtjen dhe interesimin e madh të gazetarëve, por edhe të qytetarëve të Vlorës, ministrat e qeverisë së re janë mbledhur në një ambient privat pranë “Ujit të Ftohtë”.

Fillimisht janë paraqitur ministrat e propozuar nga LSI-ja, me të cilët Rama ka pirë një kafe më vete, si për të shuar kështu zërat se ka dy qeveri, një që drejtohet nga PS dhe një tjetër nga LSI.

Para nisjes së takimit, Rama njoftoi përmes profilit të tij në Twitter, Rama njoftoi se mbledhja do të zgjasë për dy ditë me radhë. Në postimin e shkurtër të tij, Rama ka premtuar reforma rrënjësore.

“Vlorë. Takim dy ditor i qeverisë së re. Reforma rrënjësore, shpirt skuadre, qytetari europiane në komunikim. Kurajo, integritet, transparencë”- shkruan Rama.

Mësohet se gjatë takimit në ditën e parë është diskutuar për programin qeverisës. Kanë qenë dy bashkëhartuesit e programit, Ilir Beqja nga PS dhe Edmond Haxhinasto nga LSI, ata të cilët kanë mbajtur një fjalim sqarues rreth pikave të programit të përbashkët PS-LSI.

Më pas ka qenë radha e ministrave, të cilët kanë paraqitur planet dhe idetë e tyre paraprake për ministritë që do të drejtojnë.

Në fund të takimit, Rama është shprehur i emocionuar, emocione të cilat i ka ndarë me fansat e tij në rrjetet sociale. Përveç emocioneve, ai ka ndarë me ta edhe një foto nga takimi me ministrat e qeverisë së re.

“Shumë i mbresuar pozitivisht nga puna përgatitore, paraqitja e planeve të ministrave dhe diskutimi i ideve në grup”, shprehet Rama./b.l

55 komente në “Rama mbledh për herë të parë qeverinë e re (FOTO)”

  1. ramy says:

    Paska mbledhur edhe ministrat e kokemadhit,

    1. Gysi says:

      Kjo eshte qeveria qe do te hyje ne histori si nje nder qeverite me te sukseshme ne gjithe historine e vendit.

      1. BESMIRI says:

        E
        D
        I

        R
        A
        M
        A

        K
        R
        Y
        E
        M
        I
        N
        I
        S
        T
        E
        R

        I

        S
        H
        Q
        I
        P
        T
        A
        R
        E
        V
        E

      2. kopetenti says:

        Vallaj sikur na ka rene shpresa per nje rilindje …megjithe qe e patem te madhe…nuk ka nevoje për gjithë kete show….mblidh ministrat e puno në do të besh pune..po nuk ka nevoje te na e tregosh ne nepermjet fotove buzagaz ne nje hotel ne vlore…po filloi te ndryshoje e kuptojme vete qe po punon dhe te rriten me shume vlerat sesa me keto foto dhe me ato mesazhet mallëngjyese ne twiter se sa u lodhe ti…gjendja qe ka vendi tani eshte per te qa…jo per te qesh….shtrojuni punes e punoni se si keni dal ne foto dukeni vetem te gezuar qe keni marre ato karrige…dhe ju nuk jeni mesuar te punoni se vetem llogje keni be keto tete vjet dhe denoncime publike…tani erdhi koha e jeni larg mediave dhe te punoni…vetem ne kohen kur te jete finalizuar gjeja, do nderoni veten te dilni ne media se nuk ka nevoje te dime çdo centimetër qe prekni çdo minute….
        Nuk ka nevoje te dilni ne media ore e minute dhe te denonconi ca po ben qeveria ne detyre…kur te vinin shihni librat dhe dokumentet…dorëzojini ne prokurori…dhe kur te mblidhen tere faktet dhe te arrestoni ndonjëri atëherë mund te dale ne media…se po filluat nga tregoni çdo te palare qe ka be saliu me te tijte,,,,tre dite mbahen mend e harrohen…dhe kap e keqja te keqen…prandaj mblidhni faktet dhe arrestojini dhe pastaj na i bëni te qarta akuzat….
        Udhëhiqeni ju lajmin…ju t’ju udhëheqë lajmi ju….
        Hajde ishalla jeni ndryshe…se deri tani spo na tregoni gje….

        1. Tomorri says:

          @kopetenti

          Edi po mendon per te gjithe – edhe punen po e ben edhe popullin po e mban te informuar. Eshte njeri i rralle!!

          Po ske faj ti se jemi mesuar me nje njeri shpellash qe nuk dihej kurre se cfare po bente, qe vetem shante neper kamera qe te mbulonte pazarlleqet e ‘mbledhjeve zyrtare’.

    2. BESMIRI says:

      E
      D
      I

      R
      A
      M
      A

      K
      R
      Y
      E
      M
      I
      N
      I
      S
      T
      E
      R

      I

      S
      H
      Q
      I
      P
      T
      A
      R
      E
      V
      E

    3. Akademiku says:

      pirdh, pirdh se lirohesh o ramy!!

      E shikon sa e bukur eshte jeta qytetare? Aq me e bukur te duket kur e shikon nga shpella, e fillon e behesh xheloz dhe ben poca; perc, perc si puna jote!!
      Ec tani meshifu dhe thej qafen, na lej rehat se na ben pis diten..

    4. Devolliu says:

      Një kabinet shumë simpatik, me njerëz të rinj, të aftë, të ndershëm e të pastërt moralisht, që jep shpresa për ta shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e mafies fashisto-talebaniste të Salih Geddaf Gërdec Gërdallës, kryehajdutit e kryekriminelit gjakatar të Shqipërisë.
      E megjithatë, qofsha i gabuar por një pikë të dobët do ta ketë Ministrinë e Drejtësisë.
      Nuk bëhet drejtësi ndaj klanit mafioz të Saliut e Ilir Kokëmadhit me nasipnaçëra.

  2. DONALD PARRUCA says:

    QEVERIA MA E MREKULLUESHME KA KEN KJO:
    http://is.gd/UFQZix

    1. Tironsi "ZZ" says:

      Sikur s’paska lezet ky kabinet!

      Ku jane:

      Muli,
      Bumci,
      Sumci,
      Halimi,

      Ky i imi?

  3. gentian says:

    Pun te mbar Zoti Rama! ty e qeveris se re! qe ti sherbej Popullit deri ne funde, pa u kursyer!

    1. tropojani says:

      Pune te mbare qeveria e re e popullit shqiptare. Zoti u a prifte mbare.

    2. eljo says:

      Pun te mbar Zoti Rama! dhe mos harro bllokun e ilirit,dhe
      klientelen e vjeter me nje qeverri te re.

      Doni ta dini se si do ta qeverrisi shqiperine edvini!!!
      shifni masakren urbanistike te tiranes dhe betonizimi qe
      i eshte bere ketij qyteti, me rrugica te ngushta qe nuk
      kalon as zjarrfiksja dhe as ambulanca ne rast urgjence.

      Pale na mburren se ka pastruar lanen, beri 1 pastrim te
      lanes por shkatarroi te gjith kryeqytetin bashke me
      mikun e tij te K2 qe beninpunime jo cilesore.

      1. sAVO dUKATI says:

        O ELJO VËLLAI SI JENI FRUSTUAR JU BIJTË E BACËS SË GEGËVE DO KRITIKONI DHE bONAPARTIN PËR RRUGËT E NGUSHTA TË pARIZIT. mOS HARRONI SE eDVIN rAMA E KTHEU TIRANËN NGA SHURRTORE TË MALËSISË SË THELLË NË KARTOLIBË. rRIT NUMURIN E SZTEVE.

  4. mira says:

    Vetëm kërnackat dhe birra korça u mungojnë…! Të gjithë janë përgjumësh!
    Po këto mikrofonat për efekte speciale i kanë vendosur.., Saimiri i shkretë ka zënë kokën me dorë nga hallet që do ta zënë…!

    Një puthje dixhitale kryeministrit dixhital..!

    1. Tiku says:

      Foli mira=rrospija

    2. xy says:

      Uh moj Mira sa ulodhe! per zotin me vjen keq, per ty. Ku eshte Rama atje edhe ti edhe sa kohe?

    3. dorian says:

      mira forma është e rëndësishme të tjerat nuk ja vlejnë!!

    4. careva says:

      kërnackat i ha ti mira ,pe jevgjiti biles,si duket të shijuakan shumë—–

  5. Ripjellje says:

    Komsomolasit e Leninit ha ha ha!

    1. cifi says:

      ore ore lulebore ,jemi yllka shembullore,,,,,,,,

  6. liri a vdekje says:

    URIME DHE SUKSESE EDI RAMA SHPRESOJME PER RILINDIE

  7. eljo says:

    Heren tjeter futi nje mbledhje qeverrie ne twitter.

  8. beso says:

    hajt per hajre na qofte.URIME

  9. Teknokrati says:

    Jane njerez normal ne nje ambjent normal. Ai qe po shtrengon temthin do kete belane me te madhe ne kete Qeveri….

  10. krisanthi says:

    ju uroj suksese e pune te mbare qeverise se re/

  11. rb says:

    Le te lehin qent… E kane nga marazi. Rrini bashke çdo dite sa te shporren anti shqiptaret, hadutet e kriminelet. Qellimi juaj. Diten e pare te punes te jeni te afte per pune e jo te hyni ne pune, e t’ ia merrni doren pas disa muajsh.
    Me qe ky 23 qershor ktheu historine e mbrapsht te Shqiperise, te uzurpuar per shume vjet nga spiune e , kriminele e hajdut, filloni normalitetin nga zhdukja e mosndeshkueshmerise. Suksese!

  12. luan says:

    Urime dhe pace sukses ne detyren si kryeminstr me mbshtetjen me te mathe te ktyre vite te ashtquajtur domkraci dhe njer suksese

  13. Ben Chicago says:

    Idjotizmat e neo-bllokmeneve sapo kane filluar.Mbledh qeverine,pa u mbledhur Parlamenti dhe pa u betuar te Presidenti???.Pse Valle ?.Cfare emergencie kane “Clubi Rama dhe shoket e tij”?.Cfare diskujtojne ne Vlore,ne nje hotel te ndertuar pa leje??.Qyfyret e Mysybeteve social-komunist sapo kane filluar.

    1. sAVO dUKATI says:

      PLAÇA INË NË SE DI SHQIP TI SËSRB

  14. demokrat says:

    Duhet ndryshuar Kushtetuta, vendi nuk mund te lihet pa qeverisje per nje periudhe 3 mujore . Mundesisht qeverite duhet te zevendesojne njera tjetren brenda 1 jave. Si i behet ne raste lufte a emergjence, kur parlamenti eshte i shprendare, pa nje qeveri te mandatuar dhe me nje President ne pamundesi fizike per te ushtruar funksionin e tij?Shqiptaret duhet te jene te qeverisur, edhe keqqeverisja eshte me e mire se vakumi, 24 ore ne dite 365 dite te vitit.Administrata shqiptare eshte shume e dobet per te ushtruar pergjegjesite e saj, prandaj mbledhja e parlamentit do te krijonte kushtet per kthimin e shtetit ne binare.

  15. miri says:

    I LUTEM TEMES TE PERCJELLI DHE NJE LAJM SHUME TE RENDE PERSERI PER KISHEN TONE TE SHENJTE TE BOSTONIT QE PO DIGJET…NUK BESOJ SE ESHTE E QELLIMSHME PO SIC THOSHTE ANDREOTI: TE MENDOSH KEQ BENE MEKAT PO NE SHUMICEN E RASTEVE DEL E VERTETE…http://www.myfoxboston.com/story/23205465/2013/08/21/firefighters-battle-four-alarm-blaze-at-south-boston-church

  16. Emigranti says:

    Urime qeverise se re ke shume pune per te bere por mendoj se
    1-Bej auditin e financave te vendit
    2-Bej nul te gjitha vendimet e mbas 23 qershorit
    3-Nderpriti te gjitha shpenzimet per vilat qeveritare kudo qofshin dhe per kedo deri nje vit duke bere auditin e tyre per shpenzimet e teperta

  17. paemer says:

    O Eljo, o benevreks

  18. altini says:

    duam vepra jo foto zoti kryeminister

  19. preng says:

    Un ju uroj te gjitheve suksese dhe vetem suksese. Populli po ju pret. Ju e kini ne dore qe per dy vjet ta coni Shqipnine ne Ev rope. Shkulni faren e keqe te hajduteve te kombit dhe seksereve. Jepni drejtesi dhe e ardhmja asht e juaja dhe e jona. Respekte

  20. Anna says:

    Kush eshte kjo ministrja qe paska shkuar me rrjete ne mbledhje hahahaha…

  21. eisa says:

    urime zoti rama mos cai kok sec thon dosat e saliut dhe derkucet e lulit dhe 1 her urime qeveris se re

  22. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    u mblodhen moçaloret e jugut, ta gezoni koleren e kuqe

  23. shvejk says:

    Pse mor Eljo e paske pa Tiranen ti? Po ke kopshti zoologjik ke shkuar , apo nuk pate kohe se ju ikte autobuzi qe ju solli per miting?

  24. ona says:

    Pune te mbare qeverise

  25. Dita e fitores .... says:

    Fat i madhe …
    qe pas 23 vitesh shteti do drejtohet nga nje qytetar i civilizuar …
    “harruar qofte injoranca Veriore me maloke”.
    Tani Europa dhe bota do hapi portat e “verteta” per Shqiperine.

  26. futja kot says:

    1. Edmond Haxhinasto – Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
    2. Majlinda Bregu – Ministre e Integrimit, Zëdhënëse e Qeverisë
    3. Edmond Panariti – Ministër i Punëve të Jashtme
    4. Flamur Noka – Ministër i Brendshëm
    5. Arben Imami – Ministër i Mbrojtjes
    6. Ridvan Bode – Ministër i Financave
    7. Eduard Halimi – Ministër i Drejtësisë
    8. Sokol Olldashi – Ministër i Punëve Publike dhe Transportit
    9. Myqerem Tafaj -Ministër i Arsimit dhe Shkencës
    10. Spiro Ksera – Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta
    11. Vangjel Tavo -Ministër i Shëndetësisë
    12. Genc Ruli – Ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
    13. Aldo Bumçi – Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
    14. Fatmir Mediu – Ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
    15. Genc Pollo – Ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit

    1. Selim Belortaja – Zëvendësministër i Punëve të Jashtme
    2. Edith Harxhi – Zëvendësministre e Punëve te Jashtme
    3. Iva Zajmi – Zëvendësministre e Brendshme
    4. Ferdinand Pone – Zëvendësministër i Brendshëm
    5. Avenir Peka – Zëvendësministër i Brendshëm
    6. Arjan Starova – Zëvendësministër i Mbrojtjes
    7. Ekrem Spahiu – Zëvendësministër i Mbrojtjes
    8. Zana Xhuka – Zëvendësministre e Mbrojtjes
    9. Edmond Hoxha – Zëvendësministër i Integrimit
    10. Grida Duma – Zëvendësministëre e Integrimit
    11. Nezir Haldeda – Zëvendësministër i Financave
    12. Alfred Rushaj – Zëvendësministër i Financave
    13. Ermal Dobi – Zëvendësministër i Drejtësisë
    14. Brikena Kasmi – Zëvendësministër i Drejtësisë
    15. Sokol Dervishaj – Zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës
    16. Neritan Alibali – Zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës
    17. Eno Bozdo – Zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës
    18. Ylli Manjani – Zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transportit
    19. Adriatik Alimadhi – Zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transportit
    20. Ernest Noka-Zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transportit
    21. Nora Malaj – Zëvendësministre e Arsimit dhe Shkencës
    22. Halit Shamata – Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës
    23. Ardian Tano – Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës
    24. Filloreta Kodra – Zëvendësministre e Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta
    25. Kastriot Sulka – Zëvendësministër i Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta
    26. Albert Gajo – Zëvendësministër i Shëndetësisë
    27. Bardh Spahia – Zëvendësministër i Shëndetësisë -Keshilltar i Presidentit (shen. ImazheShqip)
    28. Ndoc Fasllia – Zëvendësministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
    29. Tokli K.Thomaj – Zëvendësministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
    30. Dashnor Bajaziti – Zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
    31. Nikollë Lesi – Zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
    32. Suzana Turku-Zëvendësministre e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
    33. Abaz Hado – Zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
    34. Arben Demeti – Zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
    35. Taulant Bino – Zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
    36. Auron Meneri – Zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
    37. Visho Ajazi Lika – Zëvendës Ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit

    Banka dhe Ambasadat tona jashtë Atdheut,
    foletë e pëllumbave për ata që kanë zaptuar shtetin.

    Nipi i Berishës, Dritan Berisha, Oficer i Kontaktit në Kancelarinë Konsullore në Romë.
    Daja i dhëndrit të Sali Berishës, Bashkim Bekteshi, Konsull i Përgjithshëm në Bari.
    Gruaja e Halim Kosovës, MPJ.
    Vajza e Avni Ponarit INSIG (Sigal) Vjenë.
    Djali i dajës së Ilir Metës, Dashnor Dervishi, ambasador në Athinë.
    Miku i Ilir Metës, Sami Shiba, Ambasador në Rumani.
    Nipi i Spartak Brahos, Shkëlzen Macukulli, Poloni.
    Gruaja e Rahman Selmanllarit, Suela Selmanllari, Ministria e Jashtme.
    Motra e Aleksandër Frangajt, Majlinda Dodaj, Romë, Vatikan.
    Baxhanaku i Fahri Balliut, Altin Kodra, ambasador në Turqi.
    Ridi Kurtezi, ambasador në Katar, i propozuar nga LSI.
    Elida Petoshati, Ambasadore në Kanada, e propozuar nga LSI.
    Mira Hoxha, ambasadore në Hungari, propozuar nga LSI.
    Djali i avokatit të Lulzim Bashës, Mirgen Nikaj, Ministria e Jashtme.
    Vëllai i Jozefina Topallit, Gjon Çoba, Konsull në Milano.
    Dhëndri i Jozefina Topallit, Luis Ejlli, Paris.
    Gruaja e Arjan Starovës, Teuta Starova, Londër.
    Gruaja e Sherefedin Shehut, Dashuri Shehu, Drejtore e Auditit në MPJ.
    Kunata e Azem Hajdarit, Albana Hasanaj, Nju Jork.
    Vajza e Azem Hajdarit, Romina Hajdari, Ministria e Jashtme.
    Vajza e Ali Spahisë, Nausika Spahia, Konsulle e përgjithshme në Milano (Nënshtetësi e huaj, kundraligjshme).
    Gruaja e Aldo Bumçit dhe vajza e Safet Zhulalit, Ilda Zhulali, Drejtore në Ministrinë e Jashtme.
    Vajza e Agim Shehut, Alma Shehu, Vjenë.
    Vajza e Ilir Banos, Albana Bano, Ministria e Jashtme.
    Vajza e Jemin Gjanës, Lorena Gjana, Kosovë.
    Kunata e Fatmir Mediut, Nju Jork.
    Djali i Fatos Bejës, Sokol Beja, Ministria e Jashtme.
    Djali i Vladimir Kristos (Gjykata Kushtetuese), Olsi Kristo, Bruksel.
    Vajza e Rajmonda Bulkut, Athinë.
    Vajza e Shpresa Becaj (Gjykata e Lartë), Austri.
    Djali i Neritan Cekës, Egin Ceka, Austri.
    Vëllai i Arjan Çanit (Zonë e Lirë), Alket Çani, Paris.
    Vëllai i Gerti Bogdanit (PD), Albjon Bogdani, Ministria e Jashtme

    1. mira says:

      O t’u bëfsha kurban për punën e mirë që ke bërë…! ? Thua të ndryshojë qeveria dixhitale nga ajo e Saliut me këto punësimet…!?

  27. Ferro Labi says:

    Shteti i pare shqiptar e nisi rrugen e tij nga Vlora. Edhe RILINDIA e Shqiperise filloi nga Vlore. Urime dhe suksese Qeverise RAMA. Ketu e tutje Shqiperia jone e gjeti te Zotin. Te pelcasin inatçinjte. Mundohen te kafshojen, por u kane rene dhembet. I jane kthyer dhe po hane bishtin e tyre si uqerit kur u vjen ngordjia. URIME; URIME; URIME.

  28. LILOLABJA says:

    URIME URIME URIME

  29. tironci says:

    urime dhe me kembe te mbare qeveria e re
    nje nga punet e para eshte venia para drejtesise e sali berishes e com

  30. edi says:

    ca idiota ketu s kapin thelbin e muhabetit por hoteli ne vlore eshte me leje apo jo ahahaha cfar nuk degjon ketu socialist komunist demokrat te kuq bolshevik fashist hitler jeshil ballist etj etj etj sa mbrapa kemi ngel nga truri s marrim shembull as nga vendet fqinje europiane itali gjermani hollande kur sdo tja dije njeri c bindje ke por si punon pra me dy fjal bej punen dhe ste pyet njeri cili je e cfar ke qen e cfar ngjyre ke kuq blu jeshil portokall por si punon

  31. rexhi says:

    historia te jep njehere shansin te behesh burre i madh shteti . Po e them ne formen e nje keshille per zotin Rama> mos e lere kete shanse te ike per hater te popullit shqiptar the per ti treguar shqiptqreve dhe botes se sa njeri i vogel ka qene Berisha

  32. Anda says:

    Per te miren tone, shpresoj dhe uroj qe kjo qeveri te jete e sukseshme.

    Gjithsesi kisha nje pyetje: kush financon/sponsorizon qendrimin 2 ditor (pagesen e 30 dhomave, ngrenjen, pirjen..etj, etj)te kesaj mbledhje…. Partia Socialiste???
    Po qendrimin ne Jale te aktivitetit te LSI…LSI-ja???

    1. Arber says:

      Ne, kush tjeter. Por sbesoj se ka ndo nje problem ketu
      eshte per pun jo per qef mblellja.

  33. gentian says:

    Mira
    shpresoj per te mir, si emri jot! Por dita e mir duket ne mengjes!

  34. -Kam besim ,por do pres te shoh,sa dhe si do mbahet fjala.
    Sot me beri pershtypje rendesia qe z Meta do ti kushtonte premtimeve paraelektorale..

  35. njeri me i q..e se tjetri,sidomos ai ne krye te tryezes me ato lule
    qe i vjen era qenef enver,pleher te RISTERDHIME
    i mjeri popull qe do te vuaje keto 4 vite nga ky mjekroshi drogaxhi B.Q.

  36. georges says:

    Krahasimet ne histori jane pa bereqet,keshtu qe qeveria e pare ne Volre dhe qeveria Rama ne vlore nuk kane pse krahasohen.Pasi ajo e para ishte me shume nje qeveri me probleme se sa kjo qeveri e cila vjen nga nje vote plebishitare kunder Sali Berishes dhe deshires gjithe shqiptare per ndryshim, jo vetem ne formen e qeverisjes dhe te komunikuarit te kesaj qeverie te re me median dhe publikun por edhe per problemet ekonomike teper te renda qe ka vendi-Shqiperia. Qeveria Qemali nuk kishte keto probleme, ate kohe Shqiperia duhej njohur me vehte nga Fuqite e Medha gje qe nuk ndodhi sa hap e mbyll syte por u desh kohe deri me 1920 me pastaj….Qeveria Rama vjen ne nje terren politik teper te favorizuar, ekonomia eshte ajo qe QAN, si dhe zgjidhja e problemit madhor te kethimit te pronave tek Pronari Legjitim i vitit 1944 dhe tek Trashegimtari legjitim i atyre Pronareve Legjitim qe u shpronesuan me dhune nga rregjimi Komunist i Enver Hoxhes dhe qe u rishpronesuan nga rregjimet e Sali Berishes dhe Fatos Nanos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje