Milionat e arabëve zhduken në Kosovë

23 Gusht 2013, 10:15Rajoni TEMA

Mbi 30 milionë euro kanë hyrë në Kosovë brenda gjashtë muajve nga katër vende arabe. Zyrtarisht tregohen vetëm shtetet prej nga vijnë, por jo edhe kush i sjell ato dhe çfarë destinacionin kanë. Gazeta “Zëri” ka siguruar depozitat e këtyre milionave që vijnë nga disa shtete arabe. Sipas këtyre të dhënave, nga muaji janar, e deri në qershor të vitit 2012, në vendin tonë nga katër shtete arabe kanë hyrë hiç më pakë se 30 milionë e 13 mijë euro.

Pjesa më e madhe e tyre, më shumë se 25 milionë euro ka ardhur nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Të hyra ka edhe nga Kuvajti, prej nga kanë ardhur 2,7 milionë euro për gjashtë muaj, rreth 900 mijë euro nga Katari, si dhe rreth 600 mijë euro nga Arabia Saudite. Këto të dhëna janë siguruar nga transferet bankare të regjistruara në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK). Duke iu referuar të dhënave zyrtare që ka siguruar gazeta, shihet se gjatë pjesës së parë të vitit që lamë pas transferet e parave nga shtete arabe, janë rritur në krahasim me vitin 2011.

Gjersa gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2012 nga Emiratet e Bashkuara Arabe në vendin tonë kanë hyrë 25 milionë euro, në vitin 2011 për 12 muaj kanë hyrë vetëm 14 milionë euro, e vërehet një rritje enorme e transfereve. Transferin e mjeteve nga katër shtete Arabe, e konfirmojnë edhe vetë zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës.

“Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012, kanë hyrë në Kosovë 30 milion euro, nga shtetet arabe. Shumica e tyre vijnë nga Emiratet e Bashkuara, në vlerë prej rreth 25 milion euro. Pastaj rreth 1 milion kanë hyrë nga Katari, afër 3 milion nga Kuvajti, dhe mbi gjysmë milioni nga Arabia Saudite”thuhet në përgjigjen e bankës dërguar gazetës…

17 komente në “Milionat e arabëve zhduken në Kosovë”

  1. UFO says:

    Moj Kosove eeee nona jeme eeee dashnine temeeeee sec e dogji eee dashnia e arabeve eehehhe eeeee

  2. xxxanticennnn says:

    një artikull me 4 paragrafe që mund të ishin përmbledhur në një!!është përsëritur i njëjti fakt katër herë!!
    para të ardhura në gjashtmujorin e parë të ’12ës!!
    pavarsisht se në çdo paragraf është futur ndonjë fjalë e huaj,ata kanë të njëjtin kuptim!!
    thjeshtë pastrim parash ose para të fondamentalistëve islamik!mbështetësit e tyre kanë fituar shumë fuqi këtë vit!këtë mos e harroni!!
    arshimi po bën budallallëkun që bëri berisha në sundimin e parë të tij!!mendon se mund të mbajë në këmbë shtetin me para të pista!!ata që i japin nuk janë budallenj!puna e tyre është si qemania e nastradinit!!

  3. shoku Pertef says:

    po nja 10 milione sikur i donte ai callmaxhiu para ca kohe

  4. orli says:

    Ok,kane hyre!por ku kane shkuar?!ne rast se jepni nje lajm duhet ta jepni te plote dhe ta çoni deri ne fund..kur ju si gazetar keni mundesi te zbuloni sa kane hyre eshte shume me e thjeshte te thoni se ku kane shkuar dhe pastaj dhe komentuesit nuk kane nevoje ti futen fantazise se shfrenuar:jane fute per xhamia,per fabrika,per brisqi rroje(apo per te mos perdorur brisqit e rrojes)etj.

    1. albert says:

      Po a nuk po e kupton ore idiot? Ato para shkojne per vehabiste apo me mire te themi per antishqiptare qe per id e e kane rrenimin e Atdheut.

      1. PATRIOTI says:

        Hidhini “hi ne sy” popullit me mashtrimet per 300E e Grekut dhe fshihni milionat e pista Islame qe po “tjetersojne” Shqipetaret.

        Turp t’ju vije disave qe mashtrojne dhe te tjereve (bagetive) qe i besojne.

  5. Drini says:

    Po prandaj jan terbuar koqevrarer dhe shkojne e lene kockat neper arabi!
    Larg koqevraret injorante nga Shqiperia.

  6. Lisi says:

    Nuk jane shume.Vetem ne Kuvendin e Kosoves i kem me shume se 48 deputete milionere.Tani,pyesim per qeveritaret e Kosoves,kryetaret e komunave,disa prej te cileve voziten me veture 200 mije eurosh dhe ne shtepi kane edhe tjera.Keta te korruptuar,vete ua kane kaluar edhe milionereve te perendimit ndersa,shqiptareve ua kane hapur dyerte per ikje per shkak te varferise per ne perendim dhe sjellin ligje ku thote: Nenat do te kene veç 4 muaj pushim pas lindjes.Ne Serbi,ne lidhje me kete shkruan ligji:Gruaja qe ben 4 femije nuk ka nevoje te punoje fare,pagen do ta merre te plote. Ja ku jemi shqiptare! Nenat tona me lindje mbajten shqiptaret dhe Kosoven ne jete,tani Thaçi po i injoron-denon edhe pse numri i shqiptareve perdite po pakohet ne Kosove!Plotesisht pajtohem me thenien e Bonapartes se prisi nuk duhet te jete gomar po,LUAN!

  7. NJESHI says:

    Greker shikoni se keto dite ne patridhen tuaj eshte PRINCI I ARABISE SAUDITE,jane keq per leke te shkretet,SamarAI I ka vene ne dispozicion 40 vajza 18 vjecare,cudi se keta minorikaret I shajne TURQIT edhe ARABET se vete GREKET I duan.

    1. PATRIOTI says:

      Motra tende te ka thene qe do te vihen ne dispozicione 40 femera 18-vjecare. Per Arabet jane te medha 18-vjecaret se “profeti” i tyre ishte martuar me 13-vjecaren (Fatime).

      Hidhini “hi ne sy” popullit me mashtrimet per 300E e Grekut dhe fshihni milionat e pista Islame qe po “tjetersojne” Shqipetaret.

      Turp t’ju vije disave qe mashtrojne dhe te tjereve (bagetive) qe i besojne.

      1. Hunlesh says:

        tashi ti je xheloz se kta arabet po marrin leke e ty tu shkurtua paga. po ska prob. merri ca borxh ketyre turqve se ne fund te fundit vellezer jeni me njeri-tjetrin

  8. edison says:

    terrorizmi kosovar do financime

  9. Ateisti says:

    Eshte me se e qarte ku kane shkuar; per te finacur lloj-lloj mjekeroshesh qe ne rastin me te mire jane hoxhallare si puna e atij qe I thoshte grave te Kosoves ku… Shshsh po flet njeri ne Veitnam kundra Shqiperise dhe po e degjon Kimetja qe ti kundrapergjigjet.

  10. ajaxs says:

    Ato para vijne per te krijuar nje shtet islamik, qe te mbeshtetin terrorizmin ne bote.Kosova eshte vendi ideal, se eshte ne zemer te Evropes.Por xhaxhai i madhe po i shikone me vemendje koto mbrapes. Kosovaret te mos habiten kur ta humbasin pavaresine dhe te ja bashkengjitin perseri Serbise.

  11. Dardan says:

    Keto mediat e Kosoves ja futin kote sikur qfare zbuluan edhe nga Evropa ne Kosove hyjne Miliarda nga diaspora e Kosoves ateher pse jo edhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe ku vitet e fundite esht krijuar nje komuntitet i Konsiderushem me Kosovare por edhe me Biznesmen te cilet kan krijuar edhe selite e tyre prej ku e mbulojn Azine dhe tregtin e tyre nga Azia ne Kosove.

    Pra keto miliona jan te Biznesit jo te grupeve ekstremiste fetare si ja fusin kote keto mediat e Kosoves.

  12. Haxhi Qamili says:

    Gjaku nuk bëhet ujë…Tung!

  13. katoliku says:

    Ah moj Kosove nuk jane leket gjithcka por karakteri,dinjiteti i shqipetareve.Nuk duhet ti gezohesh atij leku te keq si prostituta qe ngre kembet per te mbushur barkun.Nese jeni shqipetare me duket se e keni harruar origjinen e stergjysherve tane katolike.Nese jeni me etni tjeter te me falni 100 here. E kam vetem per shqipetaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje