KQZ pranon: Tenderin e fitoi bashkëshorti i Lleshit, por nuk plotësonte kriteret

26 Gusht 2013, 16:19Politika TEMA

Komisioni Qendror ka pranuar se  bashkëshorti i Lefteri Lleshit ka fituar tenderin për prodhimin e fletëve që do të përdoren për zgjedhjet e pjeshme të datës 1 shtator 2013 në Dardhas të Korçës. Por, atij i është hequr kjo e drejtë më pas, për shkak se nuk plotësonte kushtet dhe kjo e drejtë i është dhënë një kompanie sllovene.

Ligji i prokurimit publik, ashtu si çdo ligj tjetër, ka në themel të tij parimin e barazisë, çka do të  thotë që asnjë kompani nuk mund të përjashtohet  apriori nga e drejta e konkurimit. Më datë 14 gusht 2013 (jo më 12 gusht sic referon lajmëtari), u hapën oferat nga komisioni i vlerësimit të ofertave, ngritur me nëpunës të administratës së KQZ-së, konform përcaktimeve ligjore. Rezultoi vetëm një shoqëri pjesëmarrëse, ajo që artikullshkruesi e përcakton si shoqëri fituese të tenderit”, tha zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha.

Më 14 gusht 2013 u hapën oferat nga komisioni i vlerësimit të ofertave, ngritur me nëpunës të administratës së KQZ-së, konform përcaktimeve ligjore, ku mori pjesë vetëm një shoqëri, por që nuk prodhonte fletët e votimit sipas kërkesave të Kodit Zgjedhor. Në këto rrethana, KQZ iu drejtua shoqërisë sllovene Cetis D.D. e cila mori përsipër të prodhojë fletët e votimit në përputhje me specifikimet teknike të kërkuara, kompani e cila ka prodhuar dhe fletët e votimit të datës 23 qershor 2013”, ka thënë ajo.

E vërteta është se sipas dokumentacionit të paraqitur, kjo shoqëri nuk mund të prodhonte fletët e votimit sipas kërkesave të Kodit Zgjedhor me letër ëatermark dhe bar kod me numër serial progresiv, kriter i domosdoshëm ky për fletën e votimit, mospërmbushja e të cilit çoi në anullimin e kësaj procedurë prokurimi (për më tepër çdokush që ka interes mund të informohet hollësisht në ëëë.app.gov.al). Në këto rrethana KQZ, iu drejtua shoqërisë sllovene Cetis D.D. e cila mori përsipër të prodhojë fletët e votimit në përputhje me specifikimet teknike të kërkuara, kompani e cila ka prodhuar dhe fletët e votimit të datës 23 qershor 2013”, ka mbyllur deklaratën zëdhënësja e KQZ-së, pas një shkrimi të botuar nga gazeta “Dita” për këtë çështje./b.l

6 komente në “KQZ pranon: Tenderin e fitoi bashkëshorti i Lleshit, por nuk plotësonte kriteret”

  1. Zef Kallami says:

    KQZ pranon: Tenderin e fitoi bashkëshorti i Lleshit, por nuk plotësonte kriteret.
    Kesaj i thuhet teriq e mos keput.
    Na dalin lakrat terhiqemi.Nuk na dalin lakrat e kepusim fare dhe urraaaa me tralalara.

  2. enofieraku says:

    nuk i ka plotesuar kushtet per fitimin e tenderit , bashkejetuesi ose ish burri i lefterit , sa keq , disfate e madhe per ket sezon vjeshte qe po vjen !!!

  3. Cekja Beratit says:

    Pse s’thoni ju qe Lefteria na qenka si ajo gruja e Dakut, ajo bjondja qe bente “streaptis” ne kravat me Ceken.

  4. Boing777 says:

    po sikur te kishte fitu prap plaku oktapod zjedhjet do u terhiqte burri i lefterije leshit,,drejt perpara SB,

  5. Shefqet Cela says:

    A KA BURRE NNENE TE MA SHKOQISE CDO TE THOTE; “TESTIN FFIITTOOII, POR NUK I PLOTESONTE KUSHTET”.
    Nuk ka vend ne bote qe nje njeri te fitoje testin pa i plotesuar kushtet.
    KJO QUHET LEFTERI
    PJELLE E ZOTIT SALI.
    NA E FALI ZHOZEFINA.
    I PRESIM KETO MARRINA.

  6. ali says:

    Banda kriminele e hajdute e kryekriminelit Saliserb Berisha , PERPARA. !!!!!!!’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje