Mazhoranca e re, drejt mandatit të 84-t?

25 Gusht 2013, 18:04Politika TEMA

Kreu i Aleancës Demokristiane, Zef Bushati, gjatë një dalje për mediat ditën e djeshme, ka thënë se kjo parti mund të marrë një deputet nga opozita e ardhshme. Çka do të bënte që mazhoranca të bëhej me 84 deputetë, duke qenë se partia e Bushatit është në koalicion me të majtën.

Aleanca Demokristiane është partia më e organizuar nga të katër partitë demokristiane. Niveli i lartë intelektual i Kryesisë, fryma e qytetarisë, emancipimit dhe civilizimit që rrezaton ADK, ka bërë që jo vetëm të rritet autoriteti i Partisë, por që të ngjallë dhe ndjenjën e respektit dhe të interesit nga mjaft intelektualë, por edhe nga ndonjë deputet që ka fituar mandatin në zgjedhjet e 23 Qershorit. Ne jemi në bisedime dhe mendoj se së shpejti një deputet do të shkëputet nga opozita për t’iu bashkëngjitur Partisë Aleanca Demokristiane”, tha Bushati.

Ndërkohë, ai ka hedhur poshtë propozimin e Nard Ndokës për bashkimin e demokristianëve në një Federatë.

Këtë lloj deklarimi nuk e quaj me vend. E kam dëgjuar disa herë në media që të bashkohen partitë kristiane. Ne kemi një pozicion të mazhorancës në këtë vend. Ne me dy partitë demokristiane që janë në opozitë, ne jemi në opozitë me ta. Ne nuk kemi ndërmend që të ndryshojmë pozicionin tonë politik. Nëqoftëse ata e rishikojnë pozicionin e tyre dhe kërkojnë që të ikin nga opozita dhe të kthehen në mazhorancë, është e drejta e tyre. Në radhë të parë ata duhet të bisedojnë me krerët e këtij koalicioni, duhet të bien dakord sepse s’mund të ndryshohet pozicioni politik sa herë të duan. Pasi të kalojnë në një pozicion tjetër politik, unë mendoj se është një moment që edhe mund të dialogohet. Por sot për sot, dialogu ynë është vetëm me një parti e cila bën pjesë në mazhorancë”./b.l

31 komente në “Mazhoranca e re, drejt mandatit të 84-t?”

  1. op-ed says:

    Ha gjize Agush, ha…

    1. mira says:

      Vetëm në Shqipëri ndodh që aktorët të të japin mëndje…..!

      1. hamdurulam says:

        mira ,sikur Roland Regan aktor ka pas qene ne te rite e tij .

        1. mira says:

          Tani po krahasojmë Reganin me Zef Bushatin injorantin…..!?

      2. Shqip says:

        Në USA u bë president. Mos bëni komente pa llogjikë.

      3. xxxanticennnn says:

        aktorët kanë derjtuar dhe shtet,rreganin s’besoj se e ke harruar!?

    2. MATO GRUDA says:

      HA HA HA HA HA
      AGUSHI KE NJERIU ME TOP!

      http://is.gd/QhyBPF

    3. MILLOSH LULGJURAJ says:

      BACA NUK PYT,
      LUFTON ADHE ME MULLINJT E ERS!

      http://is.gd/NyTIAb

    4. Auron says:

      Jo vetem DEMOKRISTIANET E VERTETE,por te gjithe DEPUTETET,qe e duan Shqiperine te NDRYSHOJE PER MIRE,nga SUNDIMI GJAKATAR E ANTI SHQIPTAR I serbit te urryer Sali Ram Berisha,DUHET TE BASHKOHEN ME MAZHORANCEN,qe t’i jepet nje GRUSHT VDEKJE PRURES KETIJ ARMIKU TE RREZIKSHEM TE KOMBIT SHQIPTAR!!!

    5. Aranita S. Bulqize says:

      Lesh me qime
      Moj Fatime!

      http://is.gd/4Y7kQ3

    6. Aranita S. Bulqize says:

      HA HA HA, AGUSHI ?

  2. arifi says:

    ….gjiza te ben esell….

    1. Tironci says:

      mato topi partizani shpie
      ate e di une
      mato tu sei grande mato…
      hahahaha ka lujt lezecem ne ca filma.

  3. liri a vdekje says:

    POZITA DO KET ME SHUME SE AQ MANDATE O AGUSH KE PER TA PARE MBAS 9 SHTATORIT KUR TI FUSIN KRAHUN SALI BAJGES ,DASHKE DHE POST ZV.MINISTRI PSE PAZARE DO BESH PRANDAJ HIDHESH SA ANDEJ KETEJ SI ZORRA NE PRUSH

    1. aqifi says:

      Mos i bini ne qafe Agushit se ka marre 900 vota jo shaka! Fiks 0.05%! I takon nje zevendes … roje ne ndonje ministri!

  4. Argita says:

    PS E LSI NUK KANE NEVOJE PER TY, SE TI JE NJE SAHAN LEPIRES ,SA ANDEJ KETEJ

  5. ARUSHA says:

    NENA DHE MOTRA TE DASHURA
    JU KENI ARDH KETU
    NGA TE KATER ANET E ATDHEUT

    NGA FUSHAT ME GRURE

    DHE MALET ME DEBORE
    ME FJALEN E MADHE NE GOJE
    SE SOCIALIZMI TEK NE DO TE FITOJE !!!!!!!!!!!!!!!!

    KETO VARGJE I KA RECITU KY KUR KA QENE SA MU ATEHERE NEPER KONGRESE TE NDRYSHME DHE KA NGEL KUNGULL I PA BO EDHE SOT E SHKOLLA E AKTRIMIT I KA SHKU KOT

  6. gent says:

    nuk dua te bej profetin por vitin tjter nese rama do tw kete fatin ta arrije ilir meta do te dale ne opozite dhe qeveria do te drejtohet nga rama me disa deputet te lsi dhe te opozites. Hilja mesa suket ka filluar qe tani me qeverine e re ku iliiri nuk mori ministrite qe donte dhe shume drejtori te rendesishme qe i kishte ne qeverine e meparshme nuk do ti kete me. Iliri eshte shume i rezervuar por po futet ne qeveri me shume frike dhe ne te vertete nuk eshte i qete pasi disa nga depugtetet e tij te pakenaqur i kane cuar mesazhe se do te shohin mundeaine per tu larguar nga grupi parlamentar i lsi per tu bashkuar ose me ps ose te krijojne ndonje grup me vete. I pari qe mund te largohet eshte vangjel tavo i cili nuk ka me shprese te beher minister me rregullin e ri ministrat nuk duhet te jene me deputet.

  7. geno says:

    ti ke qene nje nga kelyshet me te qelburt te saliut, nuk ke lene balt e m…it pa hedhur kunder edi nRames dhe PS, ndaj dhe sali Kerma te beri ambasador e zv/minister

  8. KRIPTOOPOZITARI says:

    Vatikani ka pas nje shpikje per kesi soj plehrash: TURREN E DRUVE! ?

  9. ndreu says:

    jam dakort me ty liri a vdekje ,megjithe se politikisht jam kunder, ka ZORAXHINJ si ky zef bushati, ne politike, sa te duash…

  10. kacaku says:

    ike sale palla ike me gjith zefin e gjith zorraxhinj

  11. Ajdin Kuksi says:

    Kesaj i thone;
    Ra Faja prej fikut,Sala ra te gropa.

  12. eisa says:

    zef je vertet bur me vlera po mos u bei me nart ndoken se esht i pa fytyr merini sa me shum deputet dhe lereni salen te ngrohet ne diellte bei opozit me zhozin dhe me artan haxhen

  13. Sharova says:

    Mira, sa mire e ke per ate mendim qe ke dhene .AKTORET VETEM NE SHQIPERI TE JAPIN MEND .
    Ndaj dhe ARBEN IMAMI E shiti te gjithe ushtrine . Apo s’eshte fjala per ARBENIN ,se eshte i pd. E PO qe i PD -SE ke mend?

  14. katoliku says:

    NESE DO TE JESH NJERI DUHET TE JESH KATOLIK

  15. Ruci .G says:

    O elsa lila po te ishe e zonja ti kishe marre per burre ndonje shqiptar qe ka ngrene buke misri dhe ta rregullonte zemrekun.

  16. juristi says:

    SA MAJTAS SA DJATHTAS KJO NUK ESHTE LOJE POLITIKE POR LOJE PER POSTE E INTERESA PERSONALE.KETYRE INTERESAXHIJVE IU DUHET DHENE SI POST NJE FSHESE TE FSHIJNE RRUGET, SE PER GJE TJETER S’JANE.

  17. durim says:

    Agushi eshte kaq imponues saqe mund te terheqe pas vetes jo nje po plot 20 deputete. Z.Rama dhe Z. Meta duhet ta mbajne mire me te, se po i shkrepi Agushi te ben gjemen. E dini vete se çfare te ben Njeru me Top.

  18. AQIF THUMBI says:

    AGUSH HE ZBRAZE VET NJE HER TOPIN E MATI GRUDES

  19. Sam says:

    Agush, me je bere si Pal Mlyshi, edhe me partizanet, edhe me gjermanet….e lepive nje kocke me Salen per 8 vjet, tani do te lepish nga Edi. Morali I yt zero….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje