Lojërat e fatit, Shqipëria si Las Vegasi

26 Gusht 2013, 10:19Politika TEMA

Nëse të gjitha llojet e aktivitetit ekonomik kanë pësuar një tkurrje për shkak të krizës ekonomike, lojërat e fatit duket se nuk e kanë patur këtë fat. Përkundrazi, ambiente që më parë kanë qenë dyqane me shërbime të ndryshme, janë kthyer në hapësira me lojëra elektronike, duke joshur shqiptarët të provojnë fatin e tyre.

Në Shqipëri numërohen mbi 1700 linja të licencuara, si bingo, baste, kazino, me një xhiro vjetore në fund të vitit 2012, prej 300 milion euro, duke e kthyer vendin tonë një Las Vegas të vogël në mes të Ballkanit, raporton “Vizion Plus”. Ajo që të bie në sy, është shtimi i tyre në rrugët e kryeqytetit,  sikur të jene bare dhe restorante. Por, për ekspertët, informaliteti ne këtë treg është i lartë, ndaj besohet se industria e lojërave të fatit është më e madhe nga ajo që paraqesin shifrat zyrtare.

Ndonëse Bashkia e Tiranes mori vendim se do të zhvendoste lojërat e fatit në periferi të kryeqytetit, ose në të kundërt do t’i rriste taksat subjekteve, një nisëm e tillë mbeti në tentativë.

9 komente në “Lojërat e fatit, Shqipëria si Las Vegasi”

  1. BERTI says:

    shyqyr qe ja arritem kesaj dite qe u bem si Las Vegasi

  2. balzac says:

    Sa me i fuqishem Las Vegasi dhe Monte Carlo per bixhozin,
    aq me e varfer bota per virtytin dhe vlerat e gjithembarshme
    humane!

  3. pjerin cari says:

    Te gjitha keto lojra fati kane per pronar SHEIKUN Shkelzen Berisha!!!
    Prijani koken kesaj shushunje menjehere….

  4. Edmond says:

    Me siguri shumica e komenteve te tipit “largohu berisha, skemi buke per te ngrene” vine nga keta bastexhinjte te bera me nje iphone.

  5. ARUSHA says:

    LAS VEGAS NJE QYTET PA GJELBERIM DHE NE SHKRETETIRE ESHTE NGRITUR DHE VENDI KU VRASIN VEHTEN TE SHUMTET ATA QE SHKOJNE ATJE DHE I HUMBASIN PARATE ! PRA NJE HALE QYTET ME PUNERA PERVERSE ! BASHKIJA E TIRANES BASHA E TABAKSJA KANE MENU ME BO TIRONEN KESHTU ! SE NUK JU PUNON TRUNI QE TIRANA TE JETE QYTETI I UNIVERSITETEVE , ARTIT , MJEKESISE DHE GJELBERIMIT , SHKENCES DHE KULTURES SE SHQIPTAREVE

  6. mark says:

    Ky eshte kompesim i inteligjenses. Ata qe nuk jane te afte dhe inteligjente te krijojne dhe sigurojne jeten me gjerat teknike, ekonomi, ….kompesonhen me aftesine dhe inteligjensen per te siguruar jeten me kumar, vjedhje, politik, filozofira, historira….

  7. gentian says:

    LAS VEGAS o ne kazinot e Zvicres, o montekarlos,luhet per qef lali! kurse ne Shqiperi luajne per te gjetur fatin, me shpetuar nga varferia! Por nuk e kuptojne qe po i bejne dem vetes!

  8. xhemal says:

    regresin me te madh te nje shoqerie mund ta shikojme ne rritjen e lojrave te fatit ashtu sic rritet droga prostitucioni ne ate shkalle sa shoqeria e ka te veshtire ti frenoje dhe vetem nje permbysje e madhe radikale mund te zvogeloje influencen e tyre ne shoqeri,duhet te jene puna ,intelekti ,kultura shtyllat e zhvillimit. per mua aktivitete te tilla te mbyllen asnje te mire nuk sjellin pervec parazitizmit

  9. ali says:

    Si e shkaterruan kete popull ?! Lojrat jane edhe me degraduese se sa vete droga !!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje