Misioni evropian ia ka “vënë synin” edhe ambasadorit të Republikës së Kosovës në Japoni, Ahmet Shalës. Ai dyshohet për veprimtarinë e tij gjatë kohës sa ishte drejtues i Agjencionit Kosovar të Privatizimit në kohën e UNMIK-ut. Fjala është për disa transaksione dhe dyshime në procesin e shitjes së pasurisë së Kosovës, më konkretisht të OPBI Vreshtaria dhe Veraria “Suhareka” në Suharekë, në një sipërfaqe prej 1680 hektarësh dhe për ndryshimin e destinimi t të Fabrikës së gomave të plastikës “Ballkan” nga Suhareka, shkruan gazeta “Bota sot”.
Fazli Morina, konkurues dhe fitues i tenderit të privatizimi të OPBI Vreshtaria dhe Veraria “Suhareka”, i ka ofruar gazetës “Bota sot” një dokumentacion të mjaftueshëm për mënyrën e trukimit së procesit të tenderimit dhe shitjes së kësaj pasurie të komunës së Rahovecit. Morina përveç se i ka ofruar EULEX-it këtë dokumentacion, ka përfshirë si të dyshuar në këtë proces edhe Blerim Kuçin, kryetarin aktual të komunës së Suharekës dhe një person tjetër që ka lidhje miqësore me Ahmet Shalën.
Ambasadori Ahmet Shala është akuzuar edhe më parë si i dyshuar në procesin e privatizimit të aseteve dhe pasurisë së Kosovës në kohën e UNMIK-ut. Ai për një kohë të gjatë ka qenë zëvendësdrejtues i AKP-së e më pas edhe drejtor i Bordit të AKP-së, madje i paguar në cilësinë e zyrtarit ndërkombëtar.
Megjithatë burime të sigurta të gazetës bëjnë të ditur se EULEX madje ka kërkuar konfiskimin e pasaportës së ambasadorit Ahmet Shala.
HAHAHAHAHA OHOHOHOH u kendaqa u kandaqa.
Vaje vatani vaj mileti,
kohe e e kohes c,ka an gjeti
ndrroj epoka, eja nisi
dushka per gogla
pari fisi
100 euro para lufte
e pase lufte, rrasre ja fute
bere leke edhe e hata
ksi mjerimi nuke ke pa
emer te popullit e te unjmiku
kshtu na dolo munafiku
trimi in regjut qe do lekun
qe so shume lejllekun
fluturon larte ne qell
pa e di tz se c,do te pjell
Ngadal shoke edhe shoqe
na tregonu c,keni n,boshqe
plot me lek e me intriga
kshtu nuke shkon me pune te liga
Djersa e popullit nuke eshte bryme
Veni re si merrni fryme
djersa e popullit kurr nuk falet
flasin fushat edhe malet
o ju malete shqipris
o tradhtare te ardhmeris
rujuni shume nga djersae popllit
vujtjev pones, djerses e lotit