Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi kanë nisur t’i hakmerren PDK-së, e cila i ka larguar këta të dy nga pozitat më të larta partiake. Kështu, përkrahësit e Limajt dhe Krasniqit në Malishevë, Drenas e Ferizaj, kanë themeluar iniciativa qytetare për të garuar për zgjedhjet lokale të nëntorit.
Vetëm në vendlindjen e Limajt janë shuar tetë degë të PDK-së dhe i janë bashkuar Iniciativës Qytetare për Malishevën. Të fundit që kanë braktisur PDK-në janë nëndegët e fshatit Ngucat dhe Shkarashnik.
Zyrtarë të pakënaqur të PDK-së të afër të Limajt kanë thënë se menjëherë pas zgjedhjeve do të zyrtarizojnë edhe partinë e re që do t’i prijë Fatmir Limaj, ose Jakup Krasniqi.
Sidoqoftë, analisti Shkelzen Maliqi thotë se si pasojë e Konventës së PDK’së po vazhdojnë të dalin në pah pakënaqësitë brendapartiake, shkruan Express.
Gjendjen aktuale në PDK, Maliqi e pasqyron më një situatë seizmiologjike
“PDK e ka pasur një gjysmë tërmeti të madh. Është duke u paralajmëruar një tërmet edhe më i madh. E tani janë këto tërmetet e vogla që mund të thellojnë krizën në këtë parti”, vlerëson Maliqi.
Sipas tij, pakënaqësitë brenda PDK-së janë rritur për shkak se jo të gjithë militantët kanë mundur të sistemohen në hierarkinë e partisë dhe nëpër pozita të larta shtetërore.
“Ka shumë njerëz brenda PDK-së që janë të pakënaqur dhe që kanë ambicie shumë të mëdha dhe që nuk kanë mundur t’i realizojnë pritjet e tyre”, ka shtuar ai.
Pavarësisht zhvillimeve brenda nëndegëve të PDK-së, zyrtarët e kësaj partie thonë të mos kenë asnjë problem me largimet që po ndodhin.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Hashim Thaçit, Basri Musmurati, deklaron se PDK s’mërzitet fare pse disa të pakënaqur kalojnë nëpër parti të tjera apo themelojnë subjekte të reja.
“Jemi subjekt politik i madh dhe kemi njerëz edhe për të majtën, edhe për të djathtën, edhe për drejt, edhe për rrafshn edhe për përpjetë. Nuk mërzitemi për këtë punë fare. Të drejtën për t’u pozicionuar në ndonjë subjekt tjetër ne nuk ia mohojmë askujt”, ka thënë Musmurati për Express.
“Për ne si subjekt politik nuk është ndonjë problematik e madhe. Sepse në Malishevë e Drenas jemi të pakrahasueshëm me të tjerët. Ndaj s’ka kurrfarë të keqe”, ka shtuar ai.
Sekretari i PDK-së thotë se iniciativat që po themelohen nëpër komuna nuk po nxiten nga Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi, por nga ambicia e individëve për të marrë pozita të larta nëpër komuna.
“Nuk është punë Fatmiri e Jakupi, por është çështje individuale e individëve të ndryshëm që veprojnë për interesa të veta”, ka shtuar ai.
Madje, Musmurati thotë se dy anëtarët e Kryesisë së PDK-së deri më tani nuk kanë bërë asgjë të keqe për të dëmtuar partinë.
“Së pari, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi nuk i hyjnë kësaj pune se s’e kanë bërë asnjë argat deri më tani kundër PDK-së. Edhe në zgjedhjet e kaluara ka pasur iniciativa dhe në Drenas, në mesin e tyre ka qenë edhe vëllau i Jakup Krasniqi. Ata janë ndarë shumë keq dhe përsëri janë kthyer në PDK”, ka shtuar ai.
Falë marrëveshjeve me Serbinë, që ka firmosur e do firmosë, Thaçi ka mbështetjen e amerikanëve dhe të BE për karerierë të gjatë politike, qoftë me vota të fituara, qoftë edhe me vota të vjedhura. Si misionar antikosovar me detyra të përcaktuara qartë, ai mbetet i pathyeshëm në politikën e brendshme kosovare
Keta nisen nga vetja eshte mendojne se te gjithe duan me u bâ Njeshi i partise! Jo,zotni,keta njereze nuk veprojne per interesa vetnjake po per te gjithe ne qe na keni lane pas asgje ,pa pension,pa rroga sepse duhet ju te shpenzoni posht e l’art mija euro ne muaj per qefin tuaj…Keta nuk veprojne si ju per te pasur nje shtepi 1000 mkatrore,per 3,po luftuan e luftojne per t’i dhane nje strhe cdo vétéran,cdo jetimi ashtu sic u betuan dikur….
Fyeni fyeni popullin ju ,edhe keni me pa cka ka me ju gjet!….Böll me,nuk luftuam qe ju te darkoni me Daçiçet Duke na fyer névé,nuk luftuam per rahatine tuaj brez pas brezi me vjedhjet qe keni bâ kur femijet trône detyrohen me vdekur rrugeve te botes prape per nje kashat Buke…
Te them te drejten sikur keta njerz te ishin te paknaqur me padrejtesin, korrupsionin, pabarazin sociale do ti kisha mbeshtetur me gjithe shpirt por keta njerz nuk kan asgje te perbashket me hallet e popullit.Shikoni Krasniqin njeher ishte antar i Lidhjes Komuniste te Jugosllavis, pastaj antar i Levizjes Popullore te Kosoves me von u be nje argat i LDK-se pastaj doli krejt ne funde si pjestar i UCK-se pas luftes ai u be sekretar i PDK-se. Te gjith e din me i ashper ishte Jakupi me shoket e vet te burgjeve se sa Hashimi. Me diktator ishte Jakupi se sa Hashimi. Megjithate do ta respektoja nese me te verte e ka per hallet e popullit. Por katuni qe duket kallauz nuk don, pyteni z.Krasniqi me se merret nipi i tij qe deri deri dje ishte nje polic i thjeshte ndersa tani eshte nje biznismen qe i qarkullon miljona euro. Pyteni z.Krasniqin, perse i kerkojke Hashimit para nga fondi i partise, pyteni krasniqin sa para perfitoj nga parat e mbetura neper qantat e atyre qe mbanin parat e vendlidja thrret, pyetni z Krasniqi edhe per shum gjera te tjera nese ka guxim te pergjigjet sigurisht do e thot te “Verteten”
[email protected] ti koke me te vertet komonist i keq. Jakup Krasniqi isht organizator kryesori demostratav me Hidajet Hyseni ne vitet 71 e ne vitet 80-81. ai ishte i burgosun politik per 13 vjet. pas lirimit ishte antar i kryesis se LDKse edhe kundershtari me i madh i Rugoves per pasivitete e tij por qe ne fillim, qe nga fillimi isht antar i UCKse ne Oden e tij jan kry planet per sulme mbi policin serbe, Adem e Hamz Jashari ishim musafir te shpesh ne at Ode.Edhe sod Fam. Jashari esht shume shpesh ne shtepin e Jakupit. Esht ndoshta i vetmi Politikan qe kur nuk feston as nje fest pa evizit Fam. e madh te Jasharve
Vazhdon politika serbe ne Kosove ”perça e sundo”.
Shqiptare mendoni nji here per atdheun tuaj.
[email protected] ti je nje kerkushi, sepse e mbron krimin e organizuar. Une e di qe ka qen ne Burg Jakup Krasniqi, por ama kjo nuk e justifiko faktin qe ai ka qen antar i Lifhjejes komuniste te JUGOSLLAVIS . Pastaj nipi i tij qe deri dje skishte buk me hanger sot neper duaer te tij sidlen miljona euro. Po pse ti menon qe populli han bari e nuk shef. Pse jakupi nuk doli kunder konferences se Rambujes por e mbrojti ate koference qe eshte pjella e te gjitha te kqijave ne Kosove , perse jakupi nuk e sulmoj konferencen e Vjenes , dhe pse sot po e sulmon takimet e brukselit.
1. Ne koferencen e rambujes ishte edhe vet pjesmarrers ne ate koference prandaj nuk e shan , ne koferencen e vjenes ishte edhe vet dhe ska se si e shan se kishte meditje te majme, ndersa e shan takime t e brukselit pasi aty nuk morri anje meditje.Partija Demokratike nese eshte korruptuar nuk u be mbenda nje dite , pra ku ishte Jakup Krasniqi.