Serbia që nga viti 2001 rregullisht paguan kreditë e ndërmarrjeve të Kosovës të trashëguara nga koha e RSFJ-së dhe deri më tani ka paguar 488 milionë euro, shkruan sot gazeta “Politika” e Beogradit.
“Sipas shënimeve të Narodna banka, Serbia ka marrë borxhin 858 milionë euro të Krahinës autonome të Kosovë e Metohisë nga kredidhënësit e huaj si borxh publik, përkatësisht si borxh publik të Serbisë dhe deri më tani janë paguar 488 milionë euro” shkruan kjo gazetë .
Drejtoria për borxh publik e Ministrisë së Financave dhe ekonomisë i ka konfirmuar kësaj gazete se Serbia rregullisht ua paguan kreditë ndërmarrjeve të Kosovës që nga vitit 2001.
Menjëherë pas shpërbërjes së ish – Jugosllavisë në vitin 1988 kur u riprogramua i gjithë borxhi, pjesa e borxhit të Kosovës ka qenë 1,3 miliard dollarë, thotë “Politika”.
Ky borxh është servisuar rregullisht që nga vënia e sanksioneve ndaj RFJ – së, e këto borxhe janë programuar sërish pas vitit 2000, përkatësisht 2002 ndaj kredidhënësve të Klubit të Parisit dhe në vitin 2005 ndaj Klubit të Londrës.
Gazeta thekson se nga borxhi i vitit 2009 është përjashtuar vetëm detyrimi ndaj Bankës Botërore pas anëtarësimit të Kosovës në këtë bankë.
Në drejtorinë për borxhe publike theksohet se detyrimi i Kosovës është bërë sipas kredive të marra nga Klubi i Parisit, Klubi i Londrës, Banka Botërore, Bashkimi Evropian, Evrofimës, Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës dhe sipas aranzhimeve reciproke kreditore, paratë janë investuar për ndërtim industrial dhe të infrastrukturës.
Garant i këtij borxhi ka qenë RSFJ, RSJ e Serbia e ka marrë pastaj si trashëgimtare e RSFJ –së e Kosova është pjesë e Serbisë, porse kontribute tatimore nuk janë derdhur në buxhetin e Serbisë, shkruan “Politika”.
Kjo gazetë shkruan se Serbia i paguan kreditë e Korporatës energjetike të Kosovës 321 milionë dollarë, Trepçës 81,3 milionë dollarë, “Feroniklit” 96,3 milionë dollarë, “Balkanit” 21,3 miliona dollarë, Industrisë së Fijeve sintetike 20,7 milionë dollarë, “Printeksit” 7,8 milionë dollarë, Fabrikës së Gypave 8,2 milionë dollarë dhe Fabrikës së radiatorëve e Ndërmarrjes transportues hekurudhore 2,2 milionë dollarë!./KD
-Do te ishte interesante te dinim se cfare thone specialistet shqipetare te Kosoves.
-A ka ndonje analize ekonomike te shfrytezimit te pasurive minerare ( vecanerisht nga miniera e TRepces ) dhe energjitike te Kosoves gjate kohes se sundimit Serb?
-Si jane shperndare te ardhurat ( dhe Fitimi ) nga keto veprimtari ekonomike.
– Si kane ndikuar keto ne permisimin e jetes se popullsise shqiptare te Kosoves? etj
”…Ky borxh është servisuar rregullisht…”
GABIM.
SHQIP:Ketij borxhi i eshte sherbyer rregullisht……etj.
Megjithate,lajmi i mesiperm eshte teper negativ pasi ne kete menyre Serbia ka Legjitimuar te drejten e vet mbi ndermarrjet,borxhin e te cilave vazhdon e paguan.
Kjo eshte nje rrene e radhes, se Serbia e ka plaqkit te gjithe pasurin e Kosoves dhe kurr nje cent nuk e ka investue ne asnje ndermarrje te Kosoves.Ka plaqkit fondin pensional me miliona euro.Ka plaqkit kursimet e shqiptarve te Kosoves qe i kane pase ne Jugobanken e atehershme qe kane qene disa qindra miliona marka.Serbia perveq qe e sulmue Kosoven per me shfaros me popullsi e ka djege dhe shkatrrue edhe ekonomikisht.Vetem demshperblimi i reperacioneve te luftes qe duhet te kerkohen eshte disa miliarda euro pa llogaritur ketu viktimat e luftes, dhunimet e shume e shume te tjera……………
mire ben qe paguan.