Kryeministri Hashim Thaçi pritet që nga Brukseli të kthehet me “shportën” plot, duke sjellë marrëveshjen për telekomin, pasi “trajektorja” e Prishtinës zyrtare dhe e Bashkimit Evropian për kodin e ri telefonik është në një “target’ me planin e Bashkimit Evropian. Të paktën kështu shpresojnë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, tri ditë para se të zhvillohet raundi i ardhëm i bisedimeve Kosovë-Serbi në nivel kryeministrash.
Prishtina zyrtare pret kompromis edhe nga Beogradi për çështjet e hapura, energjinë dhe telekomin, ndërsa zgjedhjet e 3 nëntorit përbëjnë temën tjetër, e cila konsiderohet si “rezerva e artë” e takimit të 27 gushtit. Ndërsa si tema të tjera që presin në rend, janë të pagjeturit dhe fondi pensional.
Ndryshe, BE ka mbështetur planin e Prishtinës që Kosova ta marrë kodin telefonik +382, ndërsa Serbia të operojë në Kosovë nëpërmjet një operatori virtual. Por, kryeministri serb Ivica Daçic ka këmbëngulur që kodi të ndërrohet me një operator mobil serb në Kosovë, siç është “Vala” dhe “Ipko”, që është kundërshtuar nga dy palët.
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri deklaroi se pala kosovare dhe Bashkimi Evropian po presin përgjigjen e Serbisë për telekomunikacionin dhe energjinë, me qëllim që të diskutohen edhe tema të tjera.
“Ne si palë kemi qëndrime të përbashkëta me Bashkimin Evropian dhe tani po presim përgjigje nga pala serbe.Fokus i veçantë do t’i kushtohet organizimit të zgjedhjeve në nëntor dhe jam e sigurt se të tri palët, BE, Kosova dhe Serbia do të ripërsërisin thirrjet për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale në veçanti për katër komunat në veri”, ka thënë Tahiri…/Zeri
Hajde surpriza,hajde…..
per mu nuk quhet surprize pa ardh me koken e ktij serbit ne tepsi serme. t’ja ve koken te shpia ne burrel edhe te thote: ja prova per trafikim organesh.
Lufta Kosoves ku u vrane mijra te pafajshem, me sa duket, mbeti nje ”verre” ne uje ! Nuk e kuptoj perse
behen mareveshje me Serbine per telekomin dhe jo me ”ishujt Sejshelle” , ta zeme apo supozojme . Pse
u dashka me Serbine energjitika dhe jo me SHBA-ne ta supozojme ??????
Dredhirat e serbit jane nga me te sofistikuarat : gjoja te jep nje ”thele ,, per rrembyer ”vicin me gjithe pele ,,.
Nuk jam ne brendesi te kulisave Serbi-Kosove , por nga dukja e jashteme : Serbia do te jete si gjithemone
shtet, ndersa Kosova ne syte e Serbise do te jete nje Province serbe me nje ”Autonomi te zgjeruar dhe aspak
Maksimale”. Kete e ka propozuar Serbia qe pa filluar lufta ne Kosove, pa u bere gjithe ajo gjeme qe i ndodhi popullit kosovar. Ku ishim ? Azgjekundi !. Cfare beme ? Nje vrime ne uje !!!!
Cfare krejt nuk hidhet ne shporten e kryemminstrit Thaci?!
Perfaqesues jo dinjitoz ne dialog me homologun e tij Dacic.
Puthadore,laro…