Victoria Beckham, dikur pop-star që tashmë është një prej stilisteve më të kërkuara në Javën e Modës së Nju Jorkut, thotë se ka plane edhe më të mëdha për markën që mban emrin e saj.
“Unë dua që të bëhem përherë e më e madhe”, kështu thotë ish-Spice Girl përpara zbulimit të koleksionit të saj pranverë-verë 2014 gjatë javës së modës, e cila nis më 5 shtator.
“Unë dëshiroj patjetër një perandori.”
Beckham tha për revistën se ajo stilon veshje që do të dëshironte t’i vishte vetë, duke filluar nga fustane, e deri te linja e saj aktuale e vjeshtës, me pallto me ndikim mashkullor dhe fustane e pantallona ngjitur pas trupit.
Beckahm ka krijuar gjithashtu një linjë të re me përhapje më ekonomike, e cila është më sportive dhe e shumëngjyrshme, për të tërhequr një treg më të ri në moshë.
“Unë dëshiroj të arrij e bëj për vete sa më shumë gra në mbarë botën”, tha ajo
“Ka mjaft kategori, në të cilat dëshiroj të futem. Për momentin, unë kam pesë kategori. Por do të dëshiroja shumë të bëja këpucë, parfume, produkte kozmetike, si dhe veshje të brendshme. Ka kaq shumë gjëra, që do të më pëlqente të bëja”.
Nëna 39-vjeçare e katër fëmijëve, e cila së fundmi u kthye në Londër nga Los Anxhelosi, tha se asaj i mungon klima, të qenit e hapur, si edhe etika e punës së qytetit.
“Jam mjaft e dhënë pas karrierës dhe mendoj se personaliteti im është më i përshtatshëm në Amerikë,” u shpreh ajo. “Unë jam një mama që punon shumë”,transmeton “BW”. P.K
po ku di te qeshesh ti moj korbe i ke nxjerre dhembet si koke e pjekur ka rene ndonje cike kartagjena qe po na dilni ne cdo lajm se keshtu beni ju kur bini pak nga ekonomia
Jo se s’di te qeshi ajo,po e di qe nuk e ka buzeqeshjen e bukur dhe e eviton.Eshte shume e zgjuar dhe nxjerr ne pah me te miren e vetes.
Nuk eshte cudi,edhe per keta ka krize globale ?
@lola,Njeriu i rendomte entuziazmohet,kurse njohesi i vertete buzeqesh.
LOLA, vetem kundershton, ajo Victoria te mbyt me dollar moj e uruar
o ti berishe qe e ke emrin 2 metro po le ti kete dollaret pse cfare kujtove ti se jeta e ketyre eshte vaj nga dollaret qe kane te them te drejten nuk e dua jeten e tyre sepse kam timen larg problemeve dhe skandaleve
Pas buzeqeshjes se cdokujt fshihet nje dhimbje qe jo cdokush eshte i afte ta ndjej ose shoh. Duhet te arsyetosh me zemer qe te mund ta kuptosh ate lloj gjuhe. Vetem engjejt komunikojne lirshem me njeri-tjetrin.
Booo sa rëndë qenke moj Lola!
Me behet qefi qe LOLA eshte futur ne forum.
Une do te mbeje premtimin e dhene ne korrik qe nuk do te diskutoj me.
Per te lene te qete LOLEN dhe Elonen me qenese i ofendoja.
pseudonimin e meparshem per te ndejtur i harruar nuk do e perdor.
Kuptohet kush jam.
Anonim
nga te mos te ta falesh ty me tere kete autokritike qe bere ty ste tha njeri mos fol neper komente po te pakten mos shaj
Nga te gjitha keto femra te njohura Victoria Beckham me ka bere pershtypje per menyren se si ka mundur t’i ruaj ekuilibrat ne familje?!
Balzac
dhe kjo motra me lart ne cilen shkalle hyn nga keto qe na thua ti
Ne ato te virtytshmet dhe familjaret.
po moj zhgaravine po te ka zo dhombi buke ty po mos dil me se duke qesh se na hape barkun po edhe serioze nji muuuuuuuuuut je prape .sheet.
qesh ti qesh se bota eshte e jona……………….
Do ta pelqeja me shume pa buzeqeshje ne buze ,serioze se ashtu me duket tmerresisht terheqese ,jo per bukurine femerore qe rrezaton se sa per elegancen dhe simpatine .
po pse buzeqeshje i thua ti kesaj kjo duket qe po ngerdheshet sikur eshte ne banje e zene kaps kushedi se kush i ka thene kesaj korbe buzeqesh dhe kjo e ka bere punen e saj
Epo nuk ka faj e gjora plasen duke i thene qesh qesh,ja tani qe qeshi i thone mos qesh.E c’bote e poshter kjo e njeriut.
meshkujt vdesin per kete femer.
dita – e huqe,pyete David B.a eshte i kenaqur me kete,ske qi prekesh kesaj,larte derrase e lame,poshte bretkose e thame.
suksese VICTORIA .femra me ambicje,karier dhe nene e 4 femijeve.e adhurueshme.