Kisha në Shqipëri mbështet Papa Françeskun: Më 7 shtator të lutemi të gjithë për Sirinë

2 Shtator 2013, 12:09Sociale TEMA

Kisha katolike në Shqipëri iu bashkua nismës se Atit të Shenjtë, Papa Françeskut, i cili shpalli 7 shtatorin si ditë agjërimi dhe lutjeje për paqen në Siri, në Lindjen e Mesme dhe në të gjithë botën.

Përmes një deklarate për mediat, lexuar nga famullitari i Shkodrës, Imzot Gjovalin Sukaj, kisha u bëri thirrje besimtarëve që t’i bashkohen ditës së lutjeve për paqen.

Arkidioqeza Metropolitane e Shkodër-Pultit bëri të ditur se do të zhvillojë të shtunën një adhurim eukaristik, i cili do të zgjasë nga ora 19:00 deri në orën 24:00.

Një ditë më parë, Papa Françesku, shpalli nga sheshi i Shën Pjetrit thirrjen e tij për paqe.

Mes të tjerash, Papa Françesku  u shpreh se dënonte me vendosmëri të veçantë përdorimin e armëve kimike, ndërkohë që nxiti bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë nisma të mëtejshme e të qarta për paqen në Siri, bazuar në dialog e negocim për të mirën e gjithë popullsisë siriane./VOA

2 komente në “Kisha në Shqipëri mbështet Papa Françeskun: Më 7 shtator të lutemi të gjithë për Sirinë”

  1. ernest says:

    Pupupu,na mbyten budallenjte.Po c’eshte kjo lutje,kush do fitoje nga kjo lutje,do ngjallen te vdekurit?Turp!Mos u tallni!

  2. Elio says:

    Te lumte Papa Francesku!

    Zoti duhet te vere dore qe te mos perfundojne edhe Sirianet si Irakenet.

    Te gjithe t’i lutemi Zotit ne 7 Shtator qe te mos behet lufte ne Siri!

    Zoti Bekofte Papa Franceskun!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje