Anastasi: Mosdekretimi i ministrit, vetëm nëse është i dënuar me heqje lirie

9 Shtator 2013, 09:06Politika TEMA
Anastasi: Mosdekretimi i ministrit, vetëm nëse është i

Aurela Anastasi, konstitucionalistja e njohur më një sërë botimesh për të Drejtën Kushtetuese, shprehet se Kushtetuta nuk sanksionon në asnjë rast mosdekretim të ndonjë ministri të veçantë kur kemi të bëjmë me dekretimin e qeverisë së re.

Sipas saj, i vetmi kriter që penalizon një kandidat për ministër është dënimi me heqje lirie, në asnjë rast tjetër Kushtetuta nuk përcakton zgjidhje tjetër.

“Është e vërtetë që Presidenti i Republikës emëron në detyrë ministrat me propozimin e Kryeministrit. Kompetenca e tij është një kompetencë formale në bazë të Kushtetutës, ndërkohë që kompetenca kryesore i përket Kryeministrit, i cili është ai që përzgjedh dhe cakton, duke i propozuar Presidentit të Republikës ministrin. Në këtë kuadër, Presidenti i Republikës, jo vetëm ka të drejtën që ta emërojë ministrin, por ka edhe detyrimin kushtetues që të bëjë emërimin e ministrave. Të paktën kjo është ajo që ne kemi argumentuar, nga sa sanksionohet në Kushtetutën shqiptare, por dhe në kushtetuta të vendeve të tjera që kanë regjim të ngjashëm parlamentar me Kushtetutën shqiptare. Mund të ndodhë që Presidenti i Republikës të verifikojë figurat që janë propozuar nga Kryeministri i vendit dhe madje, ekziston mundësia që ai t’i refuzojë ata, duke paraqitur arsyet dhe shkaqet e refuzimit Kryeministrit. Por ky refuzim mund të bëhet vetëm mbi bazën e Kushtetutës dhe të ligjit,” thotë Anastasi për gazetën Panorama.

Sipas saj, kriteret që duhet të përmbushë një ministër janë: “Kriteret janë mbushja e moshës 18 vjeç dhe të mos jetë një njeri që është duke vuajtur me heqje lirie. Sepse ka ndryshim mes njeriut të dënuar dhe njeriut që po vuan dënimin me heqje lirie. Sepse personat që janë duke vuajtur dënimin me heqje lirie, kanë të drejtë vetëm të zgjedhin dhe jo të zgjidhen. Kushtetuta shprehimisht ka referuar cilësitë për t’u zgjedhur ministër, të njëjta me ato cilësi që duhet të kenë personat që zgjidhen deputet”./ep

8 komente në “Anastasi: Mosdekretimi i ministrit, vetëm nëse është i dënuar me heqje lirie”

  1. Teknokrati says:

    Ore per ke behet gjithe kjo zhurme dhe per ke i ka thene Saliu kapter Nishanit qe ti kontrolloje figuren. Me aq sa i njohim ministrat me i rrezikuar eshte kolltuku i Fatmir Mediut ……

  2. çlirim uça says:

    Ka mjafte pleh per tu pastruar edhe tek kushtetuta.

  3. N Shabani says:

    Kjo behet me qellim te caktuar qe te vonohet krijimi i qeverise sepse se shpejti do te hyje ne fuqi ligji i mbrojtjes civile te administrates se punonjesve te Sali Berishes qe te mos hiqen nga puna hajdutet qe kane xhvatur popullin per kaq vite dhe te pa aftet militante qe hyne ne pune vetem se i sherbenin PD.Eshte me hile kjo pune prandaj mazhoranca e re te parin qe duhet te heqin qe atje eshte presidenti sepse ai nuk do ti lerin te punoje mazhoranca e re sepse ka uzurpuar sistemin e drejtesise me gjykatesit e korruptuar dhe sherbetoret e Sali Berishes.

  4. al says:

    Znj. e nderuar, skjarimi juaj eshte mese i sakte nga ana juridike. Por problemi qendron, se presidenti i emeruar nga saliu ,dhe jo nga populli shqiptar nuk e njeh kushtetuten e shqiperise, por vetem urdherat e saliut. Prandaj mazhoranca e re ,te bej gati shkarkimin e noterit, se nuk behet rilindja me organe kushtetuese qe duan ta sabotojne. Be kerkon venien e shtetit ligjor, populli kerkon reforma dhe e para te jete, zgjedhja e presidentit nga populli, vetem atehere do te kete te drejten te quhet simbok i unitetit kombetar presidenti. Me Bujarin nuk kemi asnje shprese ,perkundrazi shiheni qe sot, do te sabotoje fillimin e punes se qeverise se re.Kjo ishte strategjia e saliut qe te kapte te gjitha pushtetet dhe te sabotonte mazhorancen e re ne rast se fitonte. lufte pa kompromis kunder te gjitha institucioneve qe nuk zbatojne ligjin. eshte koha per ndryshimin e madh.

    1. plaku says:

      al,
      Dua te thekseoj qysh ne fillim se une nuk marr vesh nga kushtetuta. Di qe presidenti ( na pelqen neve ose jo)eshe zgjedhur me shumicen e votave nga parlamenti shqiptar. Ai do ta mbaje ate vend per kater vjet. Ne se ai ben ndonje krim etj. dhe denohet me gjyq, kuptohet se do hiqet me vota nga parlamenti.

      Ne jemi ne demokraci tani dhe nuk do te nderrojme presidentat cdo muaj. Ne kemi kushtetute dhe pike. Kuptohet se presidenti eshte njeri i Sales por kjo nuk do te thote qe Edi dhe parlamenti ta heqi per qejf. Presidenti eshte nje institucjon i pamvarur dhe ka detyrimet dhe te drejtat e tija.

      1. N Shabani says:

        Plaku presidenti duhet te jete garanti kushtetutes dhe jo shkeles i saj, ky e ka shkelur disa here kushtetuten per qefet e Sali Berishes dhe duhet hequr per keto shkelje dhe per konflikt interesi ne lidhje me SHQUPIN dhe ish ndertesen e PD. Persa i takon zgjedhjes se tij ate nuk e ka zgjedhur parlamenti i shumices por eshte emeruar atje me urdher te Saliut.

  5. Malo says:

    Presidenti eshte nje servil politik. Nje provokator qe vepron vetem sa e lejon Saliu dhe si e udhezon ai. Pra ashtu si e kane percaktuar edhe te tjeret eshte nje kufome “peqe lepe” dhe asgje me shume. Ministrat i zgjedh kryeministri dhe po qe se ky mjeran president do beje lojra eshte mire te shkarkohet. Ai eshte zgjedhur me 71 vota siç zgjidhet edhe nje miniaster. Keshtu qe llafet dhe komentet jane te kota.

  6. Deni says:

    Mos prisni shume nga nje njeri ulog nga truri dhe nga trupi.Ai eshte turpi I ketij vendi qe zvarritet neper zyrat e presidences dhe perfaqesive Europiane.Turp per te dhe 100 here turp per te shoqen qe e lejon ne nje post te tille kur nuk ka aftesi fizike dhe mendore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje