Tjetër aksident i rëndë, makina përplas për vdekje këmbësorin në Kavajë

8 Shtator 2013, 09:58Politika TEMA

Aksidentet janë kthyer në një nga problemet më të mëdha në vend, ndërkohë që numri i viktimave është më së paku shqetësues.

Një tjetër viktimë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Një kalimtar u godit për vdekje nga një makinë pranë fshatit Krye Luz në Kavajë.

Viktima është 45- vjeçari M. Lushaj.

Sipas burimeve të policisë, drejtuesi i mjetit i ka dhënë këtij të fundit ndihmën e parë, duke e transportuar në spital, por 45-vjecari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë.

Policia e Kavajës, ndërkaq ka nisur hetimet për të zbardhur më shumë detaje mbi aksidentin./ep

3 komente në “Tjetër aksident i rëndë, makina përplas për vdekje këmbësorin në Kavajë”

  1. pa fjale says:

    Kjo eshte e tmerrshme, po ikin njerezit e shkrete sikur te ishin pula.

  2. IVANI says:

    ME SHUME FAJE KANE ATA QE NUK KANE NDERTUAR URRA- MBI KALEME NEPER RRUGET KRYESORE ….TE NDJERIT I QOFT DHEU I LEHTE TI ROJN CKA PAS PER ZEMER..

  3. KRENARE DHE SHQIPTARE says:

    Te nderuar gazetare, Kombit me shume se kur sot I nevoiteni ju per edukimin e popullsise u lutem mediave vizive dhe zanore qe ta edukoje Kombin duke filluar nga mbajtja e radhes neper dyqane e dikastere, e kodi rrugore e deri duke publikuar cdo jave nga nji faqe te kushtetutes qofte kjo edhe falas se eshte ne te miren tone e te brezit te ardhshem kur ne ta leme kete bote.
    ZOTI E BEKOHTE TOKEN E GJERGJIT
    RROFSHIN SHQIPTARET KUDO QE JANE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje