Berisha jep dorëheqjen të hënën, largimi vetëm pak orë para mbledhjes së Parlamentit

7 Shtator 2013, 15:59Politika TEMA

Vetëm pak orë para fillimit të seancës së parë të legjislaturës së re, kryeministri në detyrë, Sali Berisha, pritet t’ drejtohet Presidentit të Republikës me kërkesën për dorëheqjen e tij dhe të kabinetit të kryesuar nga ai. Burime pranë Kryeministrisë bëjnë të ditur se Berisha do ti drejtohet të hënën paradite kreut të shtetit me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë, ndërsa pritet që gjatë 10 ditëve të ardhshme të dekretohet dhe të votohet qeveria e kryesuar nga Edi Rama, raporton Ora News.

Berisha deklaroi në mbledhjen e fundit të kabinetit qeveritar se do të qëndrojë në detyrë deri në momentin e fundit, pavarësisht dorëheqjes që pritet të miratojë Nishani.

Ndërkaq, tashmë kanë dhënë dorëheqjen e tyre të gjithë këshilltarët në kryeministri dhe të gjithë ata drejtues që mbajnë poste politike në këtë institucion, ndërsa një ditë më parë Berisha ka firmosur edhe shkarkimin e dy personave të fundit që i shërbyen gjatë qeverisjes, të shefit të kabinetit Oerd Bylykbashi, i cili pritet që të hënën të bëjë betimin si deputet në parlament dhe të zëdhënëses Erla Mëhilli.

23 komente në “Berisha jep dorëheqjen të hënën, largimi vetëm pak orë para mbledhjes së Parlamentit”

  1. Beso says:

    Cfare doreheje ky malukat?
    Ketij ja futi pupulli sa krahu dhe te mos ja shohi me at bojen e felliqur pervecse tek 313.

    1. talebani says:

      Po sikur Presidenti te mos ja pranoje doreheqjen ,c’fare behet ?

  2. Komentuesi says:

    Doreheqje eshte kur ke mandat dhe iken me deshire. Ca doreheqje eshte kjo mer jau, kte e ka pushu populli nga puna.

  3. Toni says:

    Sa keq! Po kullen e Vicidolit qe e lau me gjak Shqiptatesh kujt do tja dorezoje? Historia do ta ndjek nga pas kete xhelat te koheve moderne.

  4. Titi says:

    I ardhte e mbare dorheqja.

  5. ERA says:

    Ne qofte se qeveria e ardhshme do te kenaqet duke mbyllur syte vetem me doreheqjen e ketij armiku te kombit,do te beje gabimin me te madh ne rrugen e vendosjes se ligjit te se drejtes.Ne qofte se ne kerkojme te bejme shtet ku te gjithe te jene te barabarte perpara ligjit edhe per vjedhjen apo abuzimin me te vogel ky person se bashku me banden e tij famekeqe duhen derguar perpara bankes se akuzuarve.Vetem ne kete menyre ai popull do te kuptoje se ka shtet,vetem ne kete menyre do te ndalohet korupsioni famekeq qe i beri shqipetaret te marrin rruget e botes.

  6. liri a vdekje says:

    ja dhe grahmat e fundit te qelbesires qe shkateeroj shqiperin dhe shqipetaret ,te henen do jet nje dite e shenuar per shqiptaret dhe shqiperin Zoti e bekofte shqiperin

  7. Treviso says:

    Zoti Berisha, te lutem mos e bej dorheqjen!?
    Zoti Berisha , mos e be ate gabim qe te dorzosh qeverine. Serbet dhe greket kane akoma nevoje per ty.

  8. shealba says:

    U shporr nga drejtimi i vendit nje psikopat perbindesh.

  9. Beni venezia says:

    AJO ERLA MEHILLI KU DO DALI TANI ME LEHUR????

  10. santiago says:

    ne te sheqeres vafte

  11. benito says:

    Na ke ber nje nder se na çpife tv,

  12. Gjin says:

    Cfare deliranti. Pse ky njeri beson se kemi ende nevoje per te? Cfare eshte wrong me kete individ?
    Ka patur plot figura politike boterore qe kane bere epoke dhe jane larguar pa zhurme prane familjeve te tyre dhe kane vashduar jeten si qytetar te thjeshte.

  13. Deti says:

    Aman,te lutem,oh,mos e bej kete pune se “na more ne qafe”!?Ik or palaco nje ore e me pare dhe pergatitu t’i japesh pergjigje drejtesise !

  14. Kendveshtrim tjeter says:

    Nuk mund te mbulohet humbja,me dorheqje !
    Z.Berisha te ka shkarkuar populli shqiptar .
    Largou,rruga eshte e hapur.

  15. ema says:

    Mos te zente 21 Janari i 2014, o Zot!

  16. sali kari says:

    Cfare doreheqje mer plak , eshte largim i detyruar , dhe ikje me turp me nje barre shkeljesh penale , me nje here drejtesia duhet te filloje punen , parat i kane transferuar , por te pakten te bejne ca vite burg gjysma e shpagimit

  17. ela says:

    Ja dhe deliranti i pashembullt, po ty te kane nxjerre me te kuqe qe ne 23 qershor. Nje ore e me pare te perfundosh ne qeli, se per fat te keq s’kemi karrige elektrike…

  18. ramazan says:

    Çfare injorantesh ke ne stanin tend, si lexues dhe komentues(isombajtes,)o Mero Baze, sa nuk dine as ca rregulla te thjeshta elementare, portokollare per doreheqje formale nga disa poste!!!!!!!!!

  19. Shtyllasi says:

    Zoti Berisha dhe fshatit Shtyllas rrethi Fierit qe ka 22 vjet qe ju jep voten ju ja vlersuat token me 299 lek te vjetra.Zoti ju vrafte familjarit kurr mos paçi mbarsi në familje turpi ju mbuloft.Gjyshi juaj vrau priftin e fshatit Berish rrethi Puke, per te vetmen arsye se kapi duke vjedhur pronat e Kishes.

  20. Labi i vjeter says:

    Po largohet nga politika burri me i madhe
    qe ka lindur ndonjehere Shqiperia.
    Merite e tije ndrimi i sistemeve.
    Respekte per Sali Berishen.
    Zoti e ruajte shqiperine nga neokomunistet.

  21. kosovari X says:

    Thyeft qafen jarabi…!

  22. stron says:

    Me vjen mire qe po largohet,por duhet te largohet me dinjitet per mendimin tim…ti japin doren pasardhesit dhe ta urojne per postin e kryeministrit…ky eshte nje gjest qytetarie qe duhet ta beje cilido,kur ndrrohen pushtetet…shpresoj qe tani duhet ta beje ,me mire vone se kurre…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje