Dritëro Agolli pret Ramën: Ministrat e rinj janë pa mikrobe. SHQUP duhet t’i kthehet ushtrisë

7 Shtator 2013, 10:06Politika TEMA

Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, bashkë me deputetin e LSI, të dalë nga listat e PS, Spartak Braho, dje pasdite, vetëm pak orë pas mbledhjes së kryesisë dhe grupit parlamentar të PS, kanë qenë për një vizitë në shtëpinë e patriarkut socialist dhe të letrave shqipe, Dritëro Agolli.

Takimi ka qenë larg syve të medias dhe ishte në konturet e një takimi miqësor, që përkonte pikërisht dhe me përgatitjet për fillimin e punës të mazhorancës së re të drejtuar nga Rama.

“Kjo nuk ishte një vizitë zyrtare, por ishte një vizitë shoqërore, siç mund të bëhet gjithnjë mes miqsh. Dhe doemos që në këto takime njerëzit flasin dhe për probleme të ndryshme dhe bisedohet për problemet më të rëndësishme të shoqërisë sonë, të gjendjes së saj dhe të ecjes përpara. Po nuk u bë, si të thuash një bisedim zyrtar, por një bisedë mes miqsh. Unë u përqendrova në problemet që dalin para, ishte diskutim jo burokratik, s’kishte asgjë të shkruar. Pra, siç bëhet një vizitë zakonisht nëpër shtëpitë tona”, është shprehur Agolli.

Dritëroi mësohet t’i ketë thënë Edi Ramës se SHQUP i përket ushtrisë dhe duhet t’i kthehet. Rama është shprehur i vendosur se do t’ia kthejë Forcave të Armatosura godinën simbol të ushtrisë shqiptare dhe jo thjesht si godinë.

Shkrimtari i njohur e ka përgëzuar Ramën për nismën e tij për të ruajtur gjuhën shqipe në të gjithë dokumentacionin zyrtar të institucioneve shtetërore.

Përbërja e kabinetit të ri nuk ka mbetur jashtë bisedës njëorëshe të Ramës me Dritëroin. Patriarku i socialistëve e përgëzoi Ramën për përbërjen e re të kabinetit qeveritar.

“Ke bërë shumë mirë që ke vënë ministrat të rinj. Të rinjtë nuk mbartin mikrobe të së shkuarës. Nuk jam dakord me ata që thonë  se duheshin vënë njerëz me përvojë dhe eksperiencë. Ndonjëherë përvoja dhe eksperienca të lë peng të së shkuarës dhe kjo sjell probleme”.

Në ato moment Dritëroi ka marrë një telefonatë nga Gramoz Ruçi: “Ti Gramoz nuk hyn te të vjetrit me mikrobe, vazhdon të jesh shtyllë betoni në parti”, mësohet t’i ketë thënë Agolli, Ruçit.

35 komente në “Dritëro Agolli pret Ramën: Ministrat e rinj janë pa mikrobe. SHQUP duhet t’i kthehet ushtrisë”

  1. mira says:

    Mikrobet e PS-së që do të ndotin gjithë shtetin shqiptar….!
    Peshku qelbet nga koka thonë….!

    Përshëndetje Agollit që mesa duket i kishte hedhur nja 6-7 gota raki…!

    1. jimi says:

      edhe ketije matufi edhe edvina jane dehure me raki pune idjotash duhet pune e jo bla .bla .bla se na cate tr

    2. Maloku says:

      Ndersa ti mira je do tejesh nje servile e pushtetit ne ikje

      1. lule bajame says:

        Mira do bllamanise derisa te ristrukturohet shish

    3. bylis says:

      Aq shume ju ka ndotur sala sa ju akoma vazhdoni te ndotni gjithe shqiperin moj mira ndyrsira.

  2. geno says:

    Pa viruset e te kaluar komuniste e korruptive jane poltikanet dhe ministrat Naco, Koka, Braho, Meta, Ruci, Dokle, Vasili, Angjeli e kompani

    1. salah says:

      Naco, Lefter Koca, Braho, Meta, Ruci, Dokle, Vasili! Këta njerëz janë një Kathastrophe: Spartak Braho, tashmë mori vizat për zotërve të drogës, djali i tij është i përfshirë në mënyrë aktive në vrasjen e Gani Malushi, Agim Pepa shkelësi shoku i tij. Lefter Koka Nard Koka, familja Spartak Braho dhe kosovarët “Lul” Berisha, janë kriminelë jashtëzakonisht penale: Bande e Durrësit. Nasqi Naço, lidhur me një gangster Ilir Meta, njëjtë korruptuar, si Petriç Vasili, Naim Dokle ka organizuar tashmë 15 vjet më parë dhe Edi Rama kontrabanda e drogës 10 vjet më parë. Amigo Gangster: Alban Xhillari, Deligjori, Dulaku, Dritan Avallaj – Tan Lepri

      wikileaks

      https://www.youtube.com/watch?v=vwljBkWj_tw

      — Tom Doshi: An SP MP from Shkoder, Doshi, singled out in
      the Human Rights Report for physically assaulting a
      journalist in the Sheraton Hotel, was a key figure in
      financing SP electoral efforts. He is known as the richest
      MP, with a declared fortune of more than $15 million and is
      also suspected of trafficking narcotics. Doshi served in the
      previous parliament as a DP MP, before switching sides to the
      SP shortly before the election.

      — Lefter Koka: Representing LSI from Durres, Koka is a
      member of perhaps the most notorious organized crime family
      in Albania, with ties to narcotics and human trafficking and
      other illicit activities.

      — Sokol Oldashi: Olldashi, the current Minister of Public
      Works, Transport, and Telecommunication and DP MP from Fier,
      is suspected of smuggling goods and narcotics.
      Circumstantial evidence links Olldashi and Fatmir Kajolli in
      Fier to Minister of Justice Enkelejd Alibeaj in a scheme to
      release prisoners from jails to act as electoral bullies.

      — Lulzim Basha: According to one SP source, FM Basha, who
      represents the DP in Elbasan, was involved in facilitating
      the release from prison of a notorious criminal in Elbasan in
      return for support from the criminal’s family. Relatives of
      the criminal promised to “organize” people in Elbasan to
      support Basha. The criminal was released on June 29, the day
      after the elections.

      — Paulin Sterkaj: The 48 year old DP MP from Shkoder is a
      former professional wrestler with little to no formal
      education. Sterkaj was previously in the SP and has been
      accused by a former friend of murdering a politician in
      Shkoder a few years ago. Sterkaj claims to have business
      interests in oil, restaurants, and construction, but little
      is known about his activities.

      — Gramoz Ruci: SP MP and party General Secretary, Ruci has
      long-standing ties to narcotics traffickers and organized
      crime. Ruci has also been banned from entering the U.S.
      since 2005 due to a permanent visa ineligibility.
      http://wikileaks.org/cable/2009/08/09TIRANA552.html

  3. plaku says:

    Ky eshte pikerisht problemi. Po u fute ne politike duhet te kesh nje karakter dhe bindje te forta intelektuale dhe politike. E them kete se, sic duket Rama ” e ka harruar” telegramin pershendetes te ketij hijene si Dritero Agolli, ku i uronte Bashes detyren e re si kryetar bashkie me vota te vjedhura.

    Jam i mendimit se, te gjykosh tjetrin duhet e vihesh ne poziten e tija, por edhe kjo nuk e justifikon “kompromisin me gjithshka” te Edit. Me vjen keq por, mos valle Fatos Lubonja beri mire qe, u prish me Edin kur ky u fut ne politike. Per kete fakt sot, tek Tema, keni shkrimin me intervisten e Shkelzen Maliqin i cili thote :

    “Kurse miqësi më të ngushtë kisha me Ramën dhe Fatos Lubonjën, kur edhe ata të dy ishin të afërt. Vetëm se kur Rama filloi karrierën politike Lubonja nuk e priti mirë “ndryshimin” dhe “përshtatjen” e Ramës me ambicien politike, që atij i dukeshin si “tradhti” e idealeve të aktivistit të shoqërisë civile.”

    Desha te theksoj ketu se per mua Edi “akoma” eshte nje fat per Shqiperine. Nga ana tjeter une nuk arrij te kuptoj se, si ai shkon me horrin ( njeriu me i ndyre ne politiken shqiptare ) Spartak Braho ( me çanten e Pandores ne dore ) ne shtepine e Driteroit ketij njeriu pa taban. Nuk arrij te kuptoj se, pse Edi ben keto gabime. A nuk e kupton valle se, keshtu ngjall dyshime tek njerezit qe i dhane Voten?
    Jam i bindur se ne politike nuk mund ta kesh mire me te gjithe. Edi duhet te jete me konsekuent. Ai ka premtuar se do gjuaje ariun dhe te mos shkoje te gjuaje cdo lepur qe i del perpara. Ai nuk duhet te shperndahet si vaji ne lakra dhe te kete shume kujdes nga servilat dhe njerezit pakarakter si Puna e Dritero Agollit.

  4. Antikonformist says:

    Mikrobi me i madh eshte dhendri yt qe ka shire si ka dashur dhe tani ka license per shitje armesh te dhene nga dora vete Sali Berisha. Je bere per te qare hallin

  5. galaktika says:

    Vertet ky Driteroi e dredh ca. Konformist i thekur.

    1. lule bajame says:

      ne fakt eshte ca si e tepert te ngarkosh figuren e driteroit se cfare ben dhenderriii. Ai nuk ka as forcen e as moshen te ndikoje tek dhenderri

  6. vlora 1912 says:

    Gjate ketyre 20 viteve te fundit shoqeria shqiptare pothuajse ka degjeneruar e tera – korrupsioni, vjedhjet, mashtrimet, mungesa e respektit per ligjin dhe drejtesine, kaos ne te gjitha fushat..etj. Ajo qe eshte me e keqja eshte se edhe brezi pas viteve 90′ eshte pothuajse i degjeneruar dhe eshte shume larg nga normat e vendeve te zhvilluara demokratike. “Ministrat e rinj janë pa mikrobe”? Prit e do te shohesh sa te marrin postin; tja marrin doren ‘detyres’ se vjedhve de korrupsionit.

  7. hana says:

    takimi me kete relike te komunizmit tregon qarte fytyren e vertete te rilindjes.nqs kjo qerreveri ka keto qellime qe shpreh kjo fosile shqiperia do te kthehet 50 vjet mbrapa.

  8. Andrea says:

    Shqiperia do lulezoje dhe perparoje si asnje here tjeter o njeres te mire.Jeta ka vertetuar se jo gjithcka bisedohet me njerin apo tjetrin ndikon ne ecurine e nje shteti prandaj lerini argumentet boshe o analistet e menderes.NJE sugjerim per ju plaku,shoh se je shume aktiv ne kete forum dhe mire ben,por do ishte me mire ti benje edhe nje vizite trurit pasi te jep pershtypjen sikur te mungojne disa vidha.

    1. plaku says:

      Andrea,
      Pse flet ne pergjithesi more djale. Thuaj se, ku nuk je dakord me mua dhe argumetoje sepse, fjalet ne pergjithesi jane pa buke. Une nuk di qe ne trurin e njerezve ka vidha. Ne se ti paske zbuluar kete “budallalek” eshte pune tjeter.

  9. Askushi says:

    Ka shkuar ta sguroi…,qe te vdese i qete, sepse tashme PS eshte ‘Rinovuar’sa me s’ka(ka rilindur…konstelacion!),ndaj dhe ka marre me vete pikerisht njerin nga ‘spartakerit’e ‘Rinovimit’,Rilindjes(ate me canten e zeze),per t’ja vertetuar kete…E natyrisht ,s’kishte si te mungonte ketu edhe deshmia e’shtylles betonit’te Partise(…Puntore),Rucit(Gramoz)!
    Her pas here o Agolli,futi nga nje dopio raki(me eks),dhe…dritero pastaj,gjer kur…,te mbaroje rakia!

    1. lule bajame says:

      he mo askush se kur ishit bashke me Spartakun e kishit burre te mire..

  10. terezia says:

    Driteroi ka hallin e klik Expo group qe e ka vajza me dhendrin. ne nje mbledhje te Kryesi te PS sla fjale pa e share Nanon sepse e nxorri ekspo Klik nga Pallati i Kongreseve. Edhe berishen prandaj nuk e sulmonte. Edhe tani me ramen ben “patriarkun” e leshit.

  11. Treviso says:

    Edi Rama ka qene per vizite tek shtepia e Dritero Agollit me Spartak Brahon qe ka punuar ne prokurori dhe nuk ka bere nje here drejtesi.
    Shpresojme se dhe planeti (Hena) me Spartak Brahon do ngrofin token per shqiptaret!

  12. georges says:

    Sa tallen me ne keta politikanet dhe patriarket, “Ti gramoz nuk bart mikrobe”- thote patriarku i infektuar.Dhe kush Gramoz Ruci,qe dihet sa i zokopisur qe eshte, edhe kembet i vijne era korrupsion.Po hajde eshte bere mode qe pas ca kohe te dalin horlleqet. Po deshet botoheni mos e censuroni!Une kam votu per 29-PS-Edi Rama por me nuk votoj me duhet e kote me keta palaco dhe horra!

  13. pronarja says:

    Shqupi ti shkoje pronarit o komunist Driteroi dhe jo Ushtrise.
    Cfare jane keto udhezime qe jep o Dritero.Pastaj si shume po ja ngrini vlerat ketoj pijaneci.Turp!

  14. hawk says:

    Besoj u ke dhene ti ndonje doppio qe te “dizinfektohen”…Po pse s’beni rolin qe u ka dhene mema natyre ne kete moshe..?! Ka femije…ka politikane,por ka dhe pensioniste,aq me teper per ke nuk ze as narkoza… Merr Salen dhe futini ndonje domino nga liqeni..Kushedi mbase perseritet historia dhe ju merr Rama per President…sado qe keni konkurent Meten..

  15. Arjani says:

    E ka u lur Ramen tamam aty ku shkrojti letren dhe uronte Lul Bashen per fitoren e Bashkise.

  16. Mekelele says:

    Rama eshte shk….te.Gjoja vete per te respektuar Agollin.U ben qejfin trumykurve te Ps-se qe u ka mbetur sahati te poema “Baballaret” dhe “komunistet” e Agollit.

  17. Arjani says:

    Ore se me rampo llaf, cfare ka shkruar ky Agolli pervec romanit”Komisari Memo’, dhe poemave “Nentoriada” e “Komunistet” se nuk me kujtohet?

  18. MERO says:

    cmeresh me ket b.q. servili i enver hoxhes dhe kritikues kur vdiq ,
    servil i fatosit i sales dhe i lul hajdutit

    po fillove si fatosi tu u servilos ketyre mizave te kali s ke gje ne vij

  19. I lidhur ne burg says:

    -Boll qe na vodhi, vrau por tani kerkon te shkaterroje dhe ushtrine ?
    -Z.Rama vepro sa nuk eshte vone:
    -Izoloje dhe arrestoje kucedren e shpellave Sali Kriminelin qe shqipetaret te flene te qete.

  20. Iliri says:

    Kam nje plak ne lagje ne moshe te Driteroit. Edhe ai eshte perdorues i rregullt alkoli si dhe Driteroi… i dridhen duart si Driteroit edhe atij. Ky komshiu im nuk eshte marre kurre me politike dhe merr nje pension per te ardhur keq. Asnje figure publike nuk merret me te… madje as domino nuk luan dot se i dridhen duart si Driteroit…

  21. altin says:

    DRITEROI TEK ju ka paraqitur figuren e sales(plaku mere),mori tespiet,1 milion shkopa kokes edhe iku per lesh.

  22. pejgamberi says:

    NUK KA MIKROB ME TE KEQ SE AI I VJEDHJES SE PRONES SE TJETRIT.

    Prandaj Driteroi te mos flase si Enver Hoxha ne vitin 1946. Partia Socialiste dhe Edi Rama duket se jane infektuar me kete mikrob te rrezikshem te Partise se Punes qe gllaberonte dhe kollofiste si kulceder perrallash pasuri dhe prona private ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes. Para do kohe Edi Rama deklaroi ne media se do te sheronte ekonomine e falimentuar shqyptare duke legalizuar ndertimet pa leje ne truaj te grabitur nga bandat talebane te Sali Berishes dhe kete ILAC CUDIBERES e kishte huazuar nga Brazili i Larget. Ndofta per kete grabitje enveriste ka shkaur te konsultohet me Dritero Agollin, servilin e Enverit dhe me pas servilin e Saliut. Vetem nuk dihet pse Edi Rama Parimori ka marre me vete kapobanden e droges, te prostitucionit dhe krimit te organizuar dhe njekohesisht prokurorin e Enver Hoxhes Spartak Braho. Kjo mbetet per t’u hulumtuar nga mileti i cuditur qe dha voten per rilindje, demokraci dhe drejtesi.

  23. peter says:

    Po pronaret e ligjshem I nxore jasht loje o Dritero,po populli nuk haron se dhe me Salen u puthe disa kohe,eh paraja dhe femijet cfar te bejne…?

  24. Theodor Drajzer says:

    keta ministrat pa mikrobe, dhe dritua pa neurone.

  25. busho says:

    Ç’eshte ky patriark qe i thone shpesh ketij te rrjedhuri…? Mos ndoshta eshte “perkthimi” i termit ish-kryetar i Deges se brenshme te Lidhjes se Shkrimtareve dhe artisteve?

  26. perlat spahiu says:

    O ZOT NA NDIHMO,NE SHQIPTARVE E SHQIPERINE,NGA KETA DALLKAUKE QE SHKRUAJNE NE GAZETA E RREFEJNE GJERA PA INTERESE.CFARE KA BERE KY MATUF PER SHQI-PERINE E PER SHQI-PETARET,ASGJE,VECSE KA SHKROJTUR MUFKA PER 40VJET ,DUKE BROHORITUR PER BUNKJERISTET,E EDHIU-I RAMES,NJERU QE KA LEZUARE FSHEHURAZI LIBRA TE NDALUARE PAMARRE LEJE TEK MATUFI DRU-ME-PRE ADOLLI,KA MARRE CELESAT KASOLLES SHQI-PTARE.SHKI-PNIA PO NDRYSHON .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje