Prifti dëshmon në prokurori për koncesionet e dhëna nga Ministria e Ekonomisë

6 Shtator 2013, 19:33Politika TEMA

Ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti u rishfaq sërish në zyrat e Prokurorisë, këtë radhë për të dhënë shpjegime për të paktën 40 koncesione minerare e hidrike, të dhëna nga qeveria e Partisë Demokratike.

Prej pak kohësh, njësia “Task Forcë” në Prokurorinë e Tiranës ka nisur një hetim të detajuar për raportin e auditit të brendshëm, të urdhëruar nga Dritan Prifti, menjëherë sapo mori detyrën e Ministrit të Ekonomisë, në shtator të vitit 2009.

Raporti mbi koncesionet është në dispozicion të akuzës, e cila ka thirrur për të disatën herë Dritan Priftin, i cili ka bërë publike një sërë skandalesh që implikojnë drejtues të qeverisë me aferat e hidrokarbureve.

Mësohet se Prifti ka shpjeguar para oficerëve të policisë gjyqësore detaje të shkeljeve të evidentuara në dhënien e të paktën 40 lejeve koncesionare minerare dhe hidrike.

Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se ish- ministri ka sqaruar raportin e auditit të brendshëm, të urdhëruar prej tij, menjëherë sapo mori detyrën dhe ku u gjetën shkelje në të paktën 40 koncesione të dhëna gjatë muajve korrik- gusht të vitit 2009. Sipas të dhënave të siguruara nga prokuroria mësohet se po hetohet dhënia e koncesionit të një sektori të minierës së Bulqizës pasi dyshohet që praktika ka qenë fillimisht në ministrin e Financave, e cila pa marrë vendim, ia ka kaluar ministrisë së Energjetikës, Tregtisë dhe Ekonomisë për studim nëse kishte leverdi për shtetin. Dyshohet gjithashtu se përzgjedhja e firmës fituese është bërë me shkelje deri në falsifikim të dokumenteve të aplikimit në tender.

Nga problemet e evidentuara mësohet se një ka të bëjë me mosmarrjen në konsideratë të përfitimit real të shtetit si dhe shmangien nga konkurrimi i subjekteve të ndryshme.

“Kur vajta ministër jam mbytur me ankesa për ish- ministrin Genc Ruli. Kontrolli i brendshëm të ministria ka gjetur gjëra të tmerrshme. Një raport të kontrollit të brendshëm për koncesionet, ia kam çuar edhe Berishës, i cili e mori dhe ia dha departamentit të vet anti-korrupsion dhe deri më sot s’kam dëgjuar asnjë fjalë për këtë. Genc Ruli ka dhënë 40 koncesione gjatë dy muajve të verës në mungesën e parlamentit, pas zgjedhjeve deri në krijimin e qeverisë së re,” pati deklaruar Prifti./l.ç

15 komente në “Prifti dëshmon në prokurori për koncesionet e dhëna nga Ministria e Ekonomisë”

  1. monda says:

    Zor se gjen njeri me te poshter se ky………..

    1. Argita_B says:

      E vertete eshte, qe zorr gjen me te poshter po ne ato qe thote per Genc Rulin nuk e ka gabim. Di personalisht nje koncesin qe Ruli i ka dhene nje militanti te PD per te mare nje hidrocentral te vogel, duke mashtruar nje te njohurin e tij te vjeter qe kishte paraqitur nje oferte shume me te leverdiseshme se militanti i PD dhe ne te njeten kohe nuk i dha 50 mije euro bakshish Rulit.
      Pra fakti qe Prifti eshte njeri i keq nuk çdoganon te korruptuarin Genc Ruli.

    2. ikandeja says:

      Ruli te ka fut rrylin o monda por, ti e pelqeke rrylin me sa duket..

  2. Liu Berat says:

    Filluan “PENTITI”, Ehhhhhh Rama, sa te thjeshte e ke te besh drejtesi, ke 95% te Shqipetareve qe jane te rrenuar e qe te mbeshtesin, por dhe 83 deputete qe do i duhet te behen me 95% te shqipetareve qe kerkojne drejtesi. Kjo eshte qeverisje historike dhe do te permbyse anarshine e nje shekulli mbushur me zullume. Mbahu tek 95% te Shqipetareve, mos u hakmerr, hakmarrja eshte dobesi, ler drejtesine te punoje , cliro ekonomine nga monopolet, tregoju dhe atyre qe te ndihmuan ne fushate se e kontributi i tyre nuk ishte per ty por per Shqiperine…publikoi te gjitha sponsorizimet dhe falenderoi publikisht per ate cka te kane bere per te ardhmen e ketij vendi. Nuk ka me mire se te mbeshtetesh ne publik. Jeni intelektuar me shpirt artisti, nje padrjetesi te dhemb ,pjesa me e madhe e ikonave te humanizmit ne historine e njerezimit kane profil artistik. Ftilloje kombin tend mos kerko te hysh ne histori, por bej punet me drejtesi, transparence,komunikim, shpirt fituesi, i percaktuar, kur ja del, historia do te perkedhele dhe do te bej ikone te ndryshimit radikal. Te lesh gjurme ne historine moderne nuk do duhet te kesh pasuri, por vetem humanizem, dashuri per atdheun dhe pune papushim ate aftesi qe ta ka dhuruar zoti. Te kaluaren lerja drejtesise per ta ndeshkuar,nuk te takon me te ankohesh per paraardhesit e tu, atyre dergoi dosjet dhe vazhdo punen per cdo dite. Respekte dhe kemi besim te palekundur.

  3. SOS, SOS .... says:

    -Kjo eshte “CMENDURI” kaq shume eshte vjedhur Shqiperia ?
    -Atehere “LIGJI’ te veproje me burgim diligjentin e gjithe ketyre vjedhjeve masive Sali Bishen.

  4. Liu Berat says:

    Filluan “PENTITI”, Ehhhhhh Rama, sa te thjeshte e ke te besh drejtesi, ke 95% te Shqipetareve qe jane te rrenuar e qe te mbeshtesin, por dhe 83 deputete qe do i duhet te behen me 95% te shqipetareve qe kerkojne drejtesi. Kjo eshte qeverisje historike dhe do te permbyse anarshine e nje shekulli mbushur me zullume. Mbahu tek 95% te Shqipetareve, mos u hakmerr, hakmarrja eshte dobesi, ler drejtesine te punoje , cliro ekonomine nga monopolet, tregoju dhe atyre qe te ndihmuan ne fushate se e kontributi i tyre nuk ishte per ty por per Shqiperine…publikoi te gjitha sponsorizimet dhe falenderoi publikisht per ate cka te kane bere per te ardhmen e ketij vendi. Nuk ka me mire se te mbeshtetesh ne publik. Jeni intelektuar me shpirt artisti, nje padrjetesi te dhemb ,pjesa me e madhe e ikonave te humanizmit ne historine e njerezimit kane profil artistik. Ftilloje kombin tend mos kerko te hysh ne histori, por bej punet me drejtesi, transparence,komunikim, shpirt fituesi, i percaktuar, kur ja del, historia do te perkedhele dhe do te bej ikone te ndryshimit radikal. Te lesh gjurme ne historine moderne nuk do duhet te kesh pasuri, por vetem humanizem, dashuri per atdheun dhe pune papushim ate aftesi qe ta ka dhuruar zoti. Te kaluaren lerja drejtesise per ta ndeshkuar,nuk te takon me te ankohesh per paraardhesit e tu, atyre dergoi dosjet ne prokurori, prokuroret e gjykatesit dine te respektojne ligjet!!!dhe ju vazhdoni punen per cdo dite, me pune ju, me pune biznesi do ja dalin Shqipetaret. Respekte dhe kemi besim te palekundur.

  5. kureshtari says:

    akoma nxemje.avazi po zien.do degjojme gjera te pabesueshme.urrejtje per keta parazite

  6. Kendveshtrim tjeter says:

    Çlirimi i drejtesise nga xhelati Berisha,do krijoj kushtet per denancimin e te gjithe vjedhjeve.
    Ne qeverine e re,po qe se ka ndonje qe ka hyre me mendjen per te vjedhur,te largohet sa s’eshte vone.
    Mbajtjen ne poste drejtuese,te njerzve te Berishes,do ta quaj bashkepunim per korupsion.
    Fatkeqsisht ne PS,ka raste qe ndonje eshte bere deputet nepermjet korupsionit,ku ne dogane i ka sherbyer te djathteve e te majteve.Cila detyre do ti besohet ketij deputeti?!
    Te presim !

  7. Eh sa te palara do te te dalin ne shesh, duke filluar nga shtatori.

  8. +10 says:

    …Prifti dëshmon në prokurori për ereksionet e dhëna nga Ministria e Ekonomisë…

  9. zijai says:

    Ska asnje dyshim qe ne nje shtet normal Ruli duhet te paguaj me burg vjedhjet e hapura qe ka bere. Vini re, njelloj si Berisha, vjedhjet me te medha i ka bere tre muajt e pare pas zgjedhjeve, kur ende nuk ishte krijuar qeveria. Hajdut tinzar. Tinzar jo TinZane. Plehra.

  10. misionari says:

    Kur Ruli u transferua ne Ministrine e Bujqesise e mori edhe revizoren me vete.

  11. Fanolist says:

    Dritan Prifti eshte i vetmi politikan e qeveritar qe eshte distancuar, prononcuar e ka denoncuar :shkelje ligjesh , padrejtesi,pervetesime e shperdorime te pasurise publike-shteterore.
    -Ne keto perpjekeje te tij ka hasur veshtiresi e pengesa e kercenime per t’u zbrapsur.
    -Ka istitucione shteti, njerez qe i paguan , per te zbuluar e goditur shkelje e abuzime; kete nuk e bene,por dhe kur kane denoncime nuk veprojne ose bejne sikur veprojne.
    -Opinioni publik dhe te ashtuquajturat OJQ(Qe ne fakt jane OQ) nuk e ka perkrahur Dritan Priftin ne luften e perpjekjen etij kunder korrupsionit.
    -Ka patur dhe rober te poshter qe e kan sulmuar e denigruar, perfshire ketu hudheqesit e medhenj llapaqen demagog te luftes kunder korrupsionit.

  12. koci says:

    Prifti mund te kete kusuret e tij si cdo njeri qe s,mund te jete i perkryer,por denoncimet qe ka bere ne vazhdimesi ,sic eshte edhe ky per koncesionet e dhena nga Genc Ruli qe njihet si nje hajdut nga me te rafinuarit gje qe e shpreh dhe fytyra e tij si urithi i cili dikur u akuzua e nga Berisha ,por qe shpejt u terhoq dhe e riktheu ne parti e aeveri se i duheshin tipa te tille qe dinin te benin kurruoswion me marifetet e nje ekonomisti jo te keq sic eshte Ruli qe di te vjedhe ,por qe te mos i hame e hakun di edhe te fshehe po aq mire e per tippa te tille zoti BERISHA PASI IU FUTEN KORRUPSIONIT EDHE FEMIJET E TIJ I MBAJTI AFER SE KESHtu mund te vidhnin te gjithe e te mbuloin njeri tejetrin sic ka bere me Mediun ,oLLDASHIN lULEZIMIN E TE TJERE MINISTRA ZULLUMQARE ME REKORDMENIN gENC pOLLON qe kane bere kerdine e tenderat qe kane dhene duke marre nga kompanite zbatuese mbi 30 e 50 perqind te investimeve ,prandaj keta maskarenj sa here qe behej mbledhje qeverie rrini si mucoe dremisnin se pazaret me Berishen i benin me pare e shume here nepermjet Zenit e Argites dhe mbledhjet ktheheshin ne formale ,vetem kakariste Berisha ndersa keta mjerane e vuvmemecer i buzeqeshnin ndonjehere kur degjonin ndonje mufkel te Berishes ose kur i drejtohej Bregut ,buzeqeshjet e se ciles e sillnin ne forme Berishen per te vazhduar ne monoogun e tij te radhes,/prokuroria qe i ka marre keto te dhena qe ne vitin2009 dhe ka heshtur duhet te pergjigjet per keto fshehje te te dhenave korruptive te qeverise se Berishes qe erdhi e pushtet ne emer te qeverisjes me duar te pasterta,por qe iku me duar e felliqura deri ne berryla dhe e beri arken e shtetit kallame duke e dorezua tek mazhoranca e re o vtem bosh ,por me borxhe te papara Kjo ishte qeveria me e neveritshme ne keto 100 vjet me perfaqesues pa skrupuj,hajdut e shpirtzinj e te pabese ndaj zgjedhesve qe i tradhtuan ,i prene ne bese se do te ishin luftetare e mbrojtes te interesave te tyre,por qe pane vetem interesat e veta e vodhen me thase e i depozzituan ne banka jashte Shqiperise ,prandaj hetii duhet te shtrihet per ta jashte venditse me miliona lekete vjedhura jane fshehur diku ne zvicer e gjetke.

  13. al says:

    MAZHORANCA E RE KA NJE MISION, QE JA KA CAKTUAR NE RRADHE TE PARE POPULLI ME ATE VOTE PLEBISHITAR DHE E DYTA, DETYRIMET SI VEND KANDIDAT PER NE BE. KY MISION ESHTE SHTETI LIGJOR . PRA DUKE FILLUAR ME VENIEN E DREJTESISE NEPERMJET ORGANEVE TE PAMVARURA. NISHANI NE KLAN DEKLARON :SE AI NUK DO LEJOJ TE HIQEN AS PROKURORI I PERGJITHSHEM DHE AS KLRYETARI I SHIKUT , PRA AI DO TI MBROJ. MEGJITHE ZGJEDHJEN E TYRE ANTIKUSHTETUESE ,POR VETEM ME URDHERIN QE I DHA BERISHA NISHAN NOTERIT PROBLEMI I TYRE ZGJIDHET SHUME THJESHTE . LE TE NISI PROKURORIA GJYGJET QE JANE LENE PERGJYSEM SI AI I GERDECIT, I GRABITJES SE PARAVE PER RRUGEN E KOMBIT, VRASJET E 21 JANARIR DHE MALI ME SHPERDORIM E FINANCAVE DHE PRONES PUBLIKE, DHE NE QOFTE SE NUK MUNDEN , OSE TE JAPIN DOREHEQJE OSE TE HIQEN NGA PARLAMENTI PER MOS KRYERJE TE DETYRES. RRUGE TE MESME NUK KA . POPULLI KERKON DREJTESI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje