Një ish- truprojë e Adolf Hitlerit, që ishte dëshmitar i orëve të fundit të diktatorit nazist, ka vdekur në Gjermani në moshën 96 vjeçare.
Sipas BBC, Rochus Misch ishte i fundit i mbijetuar nga bunkeri i Hitlerit në Berlin.
Ish- njeriu i SS-ve kujton me krenari detyrat që kryente për shefin e tij.
Ai e quante Hitlerin një njeri shumë normal.
“Nuk ishte shtazë, nuk ishte mostër”.
Për pesë vite, Misch ishte pjesë e rrethit të brendshëm të Fyhrerit si truprojë, korrier dhe operator telefonik.
Në një intervistë për AP, ai pati deklaruar se nuk dinte asgjë për gjashtë milion hebrenjtë e vrarë nga Hitleri.
Sipas tij, Hitleri nuk fliste kurrë për Zgjidhjen Përfundimtare.
“E dija për kampin në Dachau dhe për kampet e përqendrimit në përgjithësi,” i tha ai BBC-së në vitin 2009.
“Por nuk ia kisha idenë për shkallën e tyre. Nuk ishte pjesë e bisedave tona. Por duhet të dini se nuk mund të ketë kurrë një luftë nëse nuk kryhen krime”.
“Kur udhëtonte Hitleri, katër deri në gjashtë nga ne e shoqëronim në një makinë të dytë. Por kur ishim në apartamentin e Hitlerit në kancelari, kishim edhe detyra të tjera.
Dy prej nesh punonin si operatorë telefonikë. Me një shef si Hitleri kishte gjithmonë shumë telefonata,” kujtonte ai.
Ndërkohë që aleatët po marshonin dhe nazistët ishin në prag të humbjes, Hitleri u tërhoq në bunkerin e tij në Berlin dhe Misch ishte një nga dëshmitarët finalë të vdekjes së tij më 30 prill 1945.
Ai tha se ishte në telefon kur Hitleri vrau veten, kështu që nuk dëgjoi krismat.
Sekretari privat i Hitlerit urdhëroi të hapej dhoma.
“Pashë Hitlerin me kokën mbi tavolinë. Eva Braun (gruaja e Hitlerit) ishte shtrirë mbi divan, me kokën drejt tij.
Gjunjët i kishte shtrënguar fort në gjoks. Ajo mbante veshur një fustan blu të errët me dantella të bardha. Nuk do e harroj kurrë”./ep
Njeriu normal duket nga fizika se Zoti na beri te mrekullushem ne imagjinaten e Tij, porforca qe mbajme brenda nesh na dallon se kujt i perkasim duke rreflektuar ne vendime qe marrim ,cdo njeri i sherben Zoterise se tij .dhe Hitleri i sherbeu Zoterise se tij ashtu si dhe ky sherbetore qe i sherben akoma
nuk e aprovoj doktrinen hitleriane, por nuk ka asgje anormale ne egon e nje kombi te lavdishem si ai gjerman te gjeje rruge per te afirmuar forcen e saj, sot nuk po jetojme as me shume e as me pak te njejten gje perpjekjet per te ushqyer egon e semure te kombeve te medha per te vendosur ne vend ambicjen e tyre per dominim ,ndersa kombet e vegjel kane vec nje alternative te luftojne fort ne emer te parimeve ose te vetmashtrohen ne emer te parimeve duke krijuar te ashtuquajturat “aleancat strategjike” me fuqite e medha si istrument per mbijetese ose per nje vasalitet modern
Me lejoni ju lutem te jap me poshte nje thenie te Obames per Hitlerin dhe Stalinin :
++Te keqinj nuk jane hajdutet e vegjel dhe llumi . Ishin ata te cilet, me gjithe energjine e tyre, me kembenguljen dhe inteligjenze, deshironin mundesisht komplet te clironin kete bote nga e keqja, dhe per ket qellim vrane miljona te pafajshem, pamvaresisht ne se quheshin Hitler ose Stalin.
Ne fakt nuk arrih ta kuptoj thell se ku ka dashur te dale Obama me kete thenie por jam e bindur se hitleri nuk vdiq ne bunker. Me aq sa ka pasur ne dor ai jam e bindur se vet ky bashk me hitlerin kan gjetur ndonje qe i ka ngjar hitlerit dhe than vdiq. Vet perendimi dhe rusia e kan ditur qe ka jetuar por nuk e kan bere te ditur se tmerrohej bota prap. Ka shum te dhena qe hitleri ka jetuar ndoshta me nje operacion fytyre. Ruset thon e gjetem te vrar hitlerin me gruan dhe amaneti i tij ishte ti digjej trupi dhe ska prova trupore te tij se u be hi. Ky roja e tij thot un nuk degjova gje se isha ne tel por i pash kshu e ashtu,,,,,. Ky muhabet eshte si vrasja e Bin ladenit qe gjoja qeveria amrikane e pan sulmin direkt nga shtepia e bardh e bla bla. Bushi hante e pinte me Bin Laden vet e perdoren e vet e nxoren nga politika e than vdiq. Ai kushedi ku jeton si mbret. Pse budall ishte hitleri me aq kalime sekrete te nendhenshme te vriste veten? Rrezik vet ky roja e tij e ka nxjerr nga gjermania.
Aurela,
Per thenjen e Obames siper me Hitlerin dhe Stalinin une mendoj se Obama do te thote se shume njerez energjik, kembengules dhe inteligjente deshen te clironin kete bote, nga e keqja, pra te permiresonin kete shoqeri sidomos ne planin socjal. Une mendoj se edhe Enveri dhe te gjithe diktatoret fashiste si Ducja dhe komuniste donin te permiresonin kete shoqeri. Ne fillim Hitleri nuk e filloi keq. Ai ishte ne menyren e tij, ne Patriot i madh sic thote Churchilli ne librin e tij. Kur e pyesnin pse nuk martohej thoshte se gruaja e tij eshte Gjermania.
Ne fakt Gjermania ne vitin 1932 ishte shume keq ekonomikisht sepse :
a.- Ju vune demshperblime shume te renda ne traktatin e paqes se Paristi ne vitin 1918. Bile, ekonomisti i madh anglez, Keyenes, qe ishte anetari i delegacjonit anglez ne bisedimet e paqes, paralajmeroi se demshperblimet ishin shume te renda per Gjermanine, gje qe do sillet porbleme socjale. Keyenes dhe doreheqjen dhe u largua nga delegazjoni anglez.
b.- Ne vitin 1932 kishim krizen me te madhe ekonomike ne Amerike. Shume investitore amerikane i zuri frika dhe ata terhoqen kapitalet e tyre nga Gjermania.
Keto dy fakte bene qe Gjermania te jetonte nje krize te madhe, shoqeria u polarizua, komunistet e Ernest Thelmanit dhe nazistet e Hitlerit. Hîtleri premtoi buke dhe pune dhe e mbajti.
Tani, Hitleri, Enveri, Ducja, Stalini e pane se masa e popullit nuk i ndiqte si me pare dhe per te mbajtur pushtetin bene ate qe thote Obama duke vrare ata vete me miljona njerez te pafajshem. Eshte fakt se Hitleri, Stalini, Mao ce Duni, Ducja kane qene ne burg per idealet e tyre qe ne fillimin e tyre nuk ishin te keqia. Ata ishin per futjen e elementit socjal ne shoqeri.
Eshte e cuditshme pse Hitleri e kapi keq me judet se vet babai i tij ishte jud. Gjyshja e hitlerit ka punuar pastruse ne nje familje izraelite dhe djali i shtepis 19 vjecar e le shtatzan dhe ajo lind djal i cili eshte babai i hitlerit por mbiemrin nuk e morri kur te famljes izraelite se nuk njihej me dokument si femij i ligjshem. Me von i jati i hitlerit martohet dhe kishte 2vajza nga martesa e par dhe i vdes gruaja. Martohet me maman e hitlerit dhe lind hitlerin por se bashku me hitlrin rriten dhe motrat e tij qe babai i kishte nga martesa e par. Me von hitleri martohet me vajzen e motres se tij pra me mbesen e cila vret veten nga xhelozia e hitlerit. Edhe Greta ishte kusherira e tij aq monster ishte Hitleri. Them se ligesin e ka pas nga judet se ata jan ashtu me thik nga mbrapa i ke. Ky i bente keq gjakut vet e qeshte e jo me njerezimit. Pse do vriste veten ky apo i erdhi keq per krimet qe beri. Ky donte vetem veten e tij dhe mendonte se ishte zoti e vetem ai kishte te drejten e kontrollit per planetin tok. Tipik mason.
“Shuhet” – thuhet per nje qe te ngjall keqardhje. Per kete rast duhet thene thjesh “vdiq”. Eshte fjale neutrale. Pra: “Vdes (ne moshe te madhe) truproja e Hitlerit”.
Hitleri nuk ash vetvrare.Ai ka ikur fshehurazi dhe ka jetuar deri vone ne Argjentin.Kete deshmi e di nga nji cift polake.
po ta kene thene 2 polake atehere jemi ne rregull, nuk ka asnje dyshim.
o zek
kjo që thue ti osht e vërtet!!më parë mu më kishte thon nji çift belg se jetote në brazil,më pas nji çift austro hungarez,më thanë se jetonte në kenia,kurse një singëll gjys luksenburgas,gjys hollandez e gjys gjermon,më tha se jetote në alaska,por unë asnji nuk besova!
ty të besoj, jo se je ti,por thjesht pri atij çiftit polak!!
polakt,sidomos kur janë çift,janë shumë të saktë!nuk gabojnë asnjëherë!!për të gënjyer asqë ju shkon ndërmënd!!shumë shumë janë të njohur si hajdut makinash,por jo kur janë Qift!vetëm kur janë singëll, vjedhin!!
…po ndonje truproje e ketij Salerit tone kur do te flasi per momentin final????
Do presim ndonje liber nga Agron Kulici si ka zhdukur Kosta Trebicken.
edhe lulka keshtu eshte besnik ndaj shefit te tij…
Lulka eshte me i keq se shefi i tij se i mashtron njerezit duke qeshur e duke ngjeshur.
Edhe bufi e di qe Hitua u fut ne bunker per te dale ne Argjentine. Une kam qef me ate ciftin qe iu luten te futen me te, ky demek s’i mori ne vdekje, hahaha, ajo i dha helmin 4 femijve me doren e vet, u helmuan a ja hoqen vetes s’e mbaj mend, keshtu fanatiket, nderkohe hitua ishte rruges per Zvicer, hahaha, dihet ajo…po nuk ky shpetimi, eshte denimi me i madh: mashat ngordhin si qenj te zgjebosur, vetem, me nje surrat askushi. Me keq se tja kishin heq vetes!…
mos u merzit se sapo rilindi shefi ne version komik…
Ky ka qen dhe flet si Sulo Gradeci i Enverit. Edhe Sulo Gradeci keshtu thote tani, nuk e di qe te kete bere krime Enveri dhe thote se Enveri ishte njeri normal dhe i mire
keshtu thote dhe G.Ruci per Mehmet Shehun.