Të hënën mblidhet grupi i PD-së, do zgjidhet kreu i grupit parlamentar

6 Shtator 2013, 15:07Politika TEMA

Parlamentarët demokratë do të zhvillojnë të hënën në orën 11:00 mbledhjen e tyre të parë në ambientet e selisë së re të Partisë Demokratike.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet të thërrasë mbledhjen e grupit parlamentar vetëm pak orë para seancës së parë të legjislaturës së re, raporton Ora News.

Kreu i selisë blu pritet të thërrasë grupin, ku do të vendoset edhe për zgjedhjen e kreut të grupit parlamentar të PD-së, tashmë në opozitë.

Gjatë kësaj kohe, në pritjet që ka zhvilluar me ambasadorët e akredituar në Tiranë, janë vënë re edhe preferencat për deputetët që ka Basha.

Në këto takime kreu i PD-së shoqërohej nga deputetët Eduard  Selami, Gerti Bogdani, Oerd Bylykbashi, për të cilët mendohet se mund të ofrohen poste të rëndësishme brenda PD-së apo grupit parlamentar.

Por, nga ana tjetër ndërsa askush nga radhët e deputetëve demokratë nuk flet për emra konkretë, disa prej deputetëve janë tashmë të artikuluar në media për këtë post, siç është rivali i Lulzim Bashës në garën për drejtimin e PD-së, deputeti Sokol Olldashi apo edhe deputetët Arben Imami, Edi Paloka etj.

8 komente në “Të hënën mblidhet grupi i PD-së, do zgjidhet kreu i grupit parlamentar”

  1. liri a vdekje says:

    do jet transparente besoj si zgjedhja e krietarit dhe kjo,po berisha cfar thote ne FB

  2. SHEME SHAPKA2 says:

    Besoj se Sala do vere Edi PAKOQEN.

  3. verr,verr verr ja ben shejtani says:

    Kreu i grupit ashte i biri shejtanitm,Sali k…ar Berisha

  4. rilindja says:

    Mendoj te jete Kaçi i zi, se prej tij e gjeti e zeza PD-ne.

  5. robin says:

    SHPRESOJ TE JETE GRAMOZ KUCI,OH ME FALNI RUCI!

  6. robin says:

    IK O MARADONA,NA DOLE EDHE SEKSAXHI TANI!.JE BO PER TE ARDHUR KEQ,SI PUNA E RAMES KUR THONTE :FAJIN E KA SALIU:IK TERHIQ NI FASH DROG SE ATE E BON MIR TI.

  7. lavirja e bulevardit says:

    besoj se do vejne Mulin, se ai i perfaqeson denjesisht, tamam pasqyra e vertete e PD-se eshte.

  8. Doni says:

    Mendoj se do jete Ed Hale-imi se i ploteson kushtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje