Krimi nuk ndalet, dy vrasje në Sarandë dhe Durrës (dhe një e aksidentuar për vdekje në Durrës)

8 Shtator 2013, 22:20Politika TEMA
Krimi nuk ndalet, dy vrasje në Sarandë dhe Durrës (dhe një e

Krimi ka marrë kontroll të plotë mbi vendin duke bërë kërdinë.

Dy vrasje janë shënuar në orët e mbrëmjes në Durrës dhe në Sarandë.

Në Sarandë ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shëndre.

Dy të moshuar janë përplasur për çështjen e një kullote.

Sokrat Shito, 83 vjeç, ka qëlluar mbi 82- vjeçarin Jorgo Kurtin, që ka gjetur vdekjen në vend.

Policia ka arrestuar autorin e krimit.

Ndërkohë i ekzekutuari në Durrës është 28- vjeçari Festim Lamja.

Krimi ka ndodhur në fshatin Radë.

Lamja, i shoqëruar nga vëllezërit, ka pasur një konfrontim fizik me disa të rinj të fshatit, konflikt që më pas ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve.

Të shtënat në orët e vona kanë alarmuar fshatin, ndërsa autorët janë shpallur në kërkim nga policia.

Po në Durrës një e moshuar është aksidentuar për vdekje ndërsa kalonte rrugën në zonën e plazhit.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së plazhit në Durrës, ku 77-vjeçarja Zyra Dushku, teksa kalonte rrugën, është përplasur nga një fuoristradë Mitsubishi me targa AA 865 EC, e drejtuar nga 21-vjeçari Ardi Braci./ep

 

10 komente në “Krimi nuk ndalet, dy vrasje në Sarandë dhe Durrës (dhe një e aksidentuar për vdekje në Durrës)”

  1. sali says:

    FUCK YOU.MONSTER

    1. op-ed says:

      Redaksia, shiko mos ka ndonje ngaterrese. Mos ka qene ndonje 38 vjecar qe ka qelluar nje 28 vjecar…

  2. Shqiptari says:

    Wtf shqiptari!!!!!! Kane luajtur mendsh njerezit… Cohu o Enver te besh edhe njehere rend ashtu sic dije ti, se keshtu e dashka ky popull mesa duket.

  3. Reforma!... says:

    Kaq vrasje nuk ndodhin as ne Itali me 58 milion banorë!…Ku po shkojmë? Urgjent ligji për tokat per rishikim dhe ndal krimit te vrasjeve! Gjithshka produkt i kohes se felliqesise Berisha!…

  4. @ shqiptari says:

    me keqardhje e them, por jam dakort me ty, me mire diktature proletariati se sa anarshi vucidolsi.

  5. joti says:

    jetoj punoj gjithmon ne tirane por kjo eshte e vertet te iken koka per hic gje po nuk pate kujdes pas iformacionit qe kam per dite vetem nga armet e zjarrit ne shqiperi vriten 2 deri ne 3 veta rregullisht ti lem nga aksidenet etjetj po flasim vetem nga antentatet me arme 2 deri ne 3 veta rregullisht dhe ka vite keshtu mendoni qe jemi vetem 3 milion banore sa nje lagje e milanos apo romes komentusit ta mendojne vet c krim kemi ketu .

    1. @joti says:

      Domethene sipas informatave qe ti ke i bie te kene ndodhur afro njemije vrasje ne vit. Po kjo eshte shifer e llahtarshme. Po mire ju qe jeni aty pse nuk e ngrini zerin per te kundershtuar permasat gjithnje e ne ne rritje te krimeve te renda?

      Cohu dhe nje here Enver djali, se na morri malli.

  6. guerrilas says:

    Me vjen keq,qe u katandisem ne kete gjendje,ketu s’duhet Sajmir Tahiri,ai s’ngre dot pantollat e veta,ketu duhet prape Xhaxhi,vetem ai dinte si ta mblidhte kete turm injorantesh,qe Jane mesuar vetem me kerbac burg,dhe varje,qeveria e re po deshi te bej emer,le te veje rend,jemi ne 2013,zgjohu o popull se po qeshin te tere me ty.

  7. liu says:

    si ne kohen e gjermanit

  8. kucok says:

    ligj me varje per ate qe vret nuk me. rruhet cthote bota

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje