Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për telekomin dhe energjetikën

9 Shtator 2013, 10:22Rajoni TEMA

Një orë përpara mesnatës është njoftuar se është arritur marrëveshje në Bruksel mes Serbisë dhe Kosovës për çështjet e telekomit dhe energjetikës.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, që deklaroi se ka përfunduar me sukses takimi i tij me homologun serb, Ivica Daçiç.

Thaçi nuk ka dhënë shumë detaje, ndërkohë që Daçiç foli për një sukses të Serbisë në bisedime.

Ai tha se Kosova do të mund të marrë kodin treshifror, por thirrjet nga Kosova do të konsiderohen sërish thirrje lokale.

Daçiç po ashtu tha se operatorët celularë të Serbisë do vazhdojnë të operojnë në Kosovë të paktën deri në vitin 2015.

Edhe pse nuk është saktësuar se cili do jetë prefiksi i Kosovës, më së shumti është përmendur ai +383./ep

3 komente në “Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për telekomin dhe energjetikën”

  1. arben says:

    turpi haet me buk ne trojet shqip folse

    1. arben says:

      turpi haet me buk ne trojet shqip folse

  2. Asnji marreveshje me armikun e betuar te shqiptareve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje