Amsera e vogël nuk i ka marrë paratë e premtuara nga Jahjaga

7 Shtator 2013, 12:00Rajoni TEMA

Vogëlushes Amsera Reka, të vetmes të mbijetuar të tragjedisë së Restelicës, i ishin bërë shumë premtime nga drejtuesit e vendit. Vetë presidentja Atifete Jahjaga deklaroi se do japë 10 mijë euro për familjet e përfshira në fatkeqësi.

Por siç raporton Koha Ditore, këto para nuk janë dhënë.

Gjyshi i Amserës, Kamber Pali, thotë se nuk ka marrë asgjë nga presidenca.

Kjo e fundit ka pranuar se paratë nuk janë shpërndarë, por fajëson autoritetet vendore se nuk kanë ngritur një fond të posaçëm për këtë rast.

Kurse kryetari i komunës thotë se mund të flasë vetëm për premtimet e institucionet e tij, jo për institucionet e tjera.

Kurse ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi pati deklaruar se do ndërtojë një shtëpi për Amserën. Natyrisht premtim në ajër./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje