Isa Mustafa kandidon sërish për Prishtinën (por do kandidojë edhe për kryeministër)

4 Shtator 2013, 17:50Rajoni TEMA

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, do të rikandidojë për të drejtuar kryeqytetin kosovar.

Lajmi është zyrtarizuar sot nga kjo parti.

Nënkryetari i kësaj partie, Ismet Beqiri tha gjatë një konference për shtyp se edhe pesë deputetë aktualë të kësaj partie do të kandidojnë për kryetarë komunash.

Beqiri tha se Mustafa do të jetë edhe kandidat për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës.

Në konferencën për shtyp nuk ishte i pranishëm vetë Mustafa, për arsye që nuk dihen.

Në fund, Beqiri tha se LDK do e fitojë Prishtinën dhe komunat e tjera./ep

1 komente në “Isa Mustafa kandidon sërish për Prishtinën (por do kandidojë edhe për kryeministër)”

  1. Doni ALBO says:

    Do ti fitojme me margjine te larte jo vetem ne kryeqytet por ne shumicen e komunave te Kosoves….LDK e para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje