Çështja e emrit ka qenë një nga temat kyçe në takimin sot në Athinë midis kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe ministrit të jashtëm dhe zëvendëskryeministrit grek, Evangelos Venizelos.
“Ky ishte takim shumë i rëndësishëm dhe në mënyrë miqësore kemi folur për politikat rajonale, për investimet, si dhe për integrimin e vendit tonë dhe mbarë rajonit të Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike. Republika e Greqisë edhe më tej do të jetë e dobishme dhe do t’i ndihmojë rajonit të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së. Njëherësh biseduam edhe për ndërtimin e marrëdhënieve të fuqishme me fqinjët, si dhe për nevojën e bashkëpunimit në të gjitha fushat politike dhe ekonomike,” deklaroi Ahmeti pas takimit.
Ai njoftoi se e ka iniciuar çështjen e emrit të Maqedonisë pasi që vendi ynë ka nevojë sa më shpejtë që është e mundur të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së.
“Kjo është temë e cila kërkon angazhim nga Kombet e Bashkuara, veçanërisht nga ndërmjetësuesi Methju Nimic, i cili së shpejti do ta vizitojë rajonin”, theksoi Ahmeti dhe shtoi se me Venizelosin nuk kanë biseduar për propozime konkrete.
Lideri i BDI-së vlerëson se Nimic është personi që duhet ta menaxhojë problemin i cili i pengon Maqedonisë për t’u bërë anëtare ose të marrë ftesë për anëtarësimin në NATO, dhe të fillojë negociata për anëtarësimin në BE.
“Do të presim dhe do të shohim se si do të zhvillohet situata pas vizitës së Nimicit. Mbetemi optimistë se Nimici vjen me mision”, tha Ahmeti.
Në lidhje me agjendën e kryesimit grek me BE-në, në të cilën zgjerimi nuk është në mesin e prioriteteve, Ahmeti deklaroi se Greqia është e interesuar që Maqedonia të arrijë progres në integrimin e vendit.
“Greqia është e interesuar vendi ynë t’i plotësojë standardet të cilat do ta afrojnë drejt BE-së. Pa dallim nëse është në fushën e gjyqësisë apo lirinë e mediave ose në demokracinë e brendshme”, shtoi lideri i BDI-së.
Ai edhe kësaj radhe përsëriti se të gjitha temat shtetërore të cilat kërkojnë zgjidhje janë pjesë e përgjegjësive të BDI-së si partner i koalicionit në qeverinë e Maqedonisë.
“BDI-ja ka platformën e saj politike si për politikat e brendshme ashtu edhe për ato të jashtme. Por asnjëherë nuk vepron dhe nuk punon pa u informuar partneri i koalicionit”, theksoi Ali Ahmeti. (INA)
Si eshte jeta. Dise ky Ahmeti ka punuar ne Zvicer si punetor ndihmes ndertimi dhe pastaj u semur nga nervat dhe doli nga puna dhe i dhane invaliditet per aresye psiqike. Pastaj hiku ne Maqedoni. Gruaja me dy femije e la dhe deri para disa vjetesh jetonte me ndihme socjale. Keto te dhene i kam lexuar tek gazeta zvicerjane “Blick”.Bile me kujtohet se atehere ky zoteri nuk lejohej te hynte ne Zvicer se ishte i denuar si kriminel lufte.
Nuk pretendoj se gazeta “Blick” ka thene te verteten sepse eshte nje gazete me orjentim kunder te huajve.
po me thjet evropen,ce dum?? evropa eshte kurve e vjeter,nuk lindi tani!!! i kemi pare te gjtha veprat e evropes!!!
O Ahmeti po c’te ruhet tyt per emrin e Maqedonise, ti shiko intereat e popullit tend aty ne Maqedoni