Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve, vetëm në Kosovë numërohen 1 727 persona

30 Gusht 2013, 10:10Rajoni TEMA

Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave të Pagjetur, ditë në të cilën rritet sensibilizimi për ata njerëz që kanë humbur gjurmët në konflikte apo rrethana të ndryshme.

Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar ka bërë të ditur se në rajonin e Ballkanit mbesin edhe 11,859 persona të pagjetur nga luftërat e viteve 1990.

Organizata sqaron se në Bosnjë nuk është zbardhur fati i 7,886 personave, në Kroaci i 2,246 dhe në Kosovë i 1,727.

Komiteti i Kryqit të Kuq u ka bërë thirrje autoriteteve në rajon që të shtojnë përpjekjet për zgjidhjen e këtij problemi humanitar.

1 komente në “Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve, vetëm në Kosovë numërohen 1 727 persona”

  1. mira says:

    Mos harrojmë dhe 500 fëmijët romë të zhdukur nga qeveria e Janullatosit…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje