Beogradi “zbulon rrugë” për t’i financuar serbët në Kosovë

28 Gusht 2013, 12:04Rajoni TEMA

Serbia po përgatit një ligj të ri, siç thuhet, për mbështetje financiare popullsisë serbe dhe joshqiptare në Kosovë “përmes qendrave kompetente lokale për punë sociale në kuadër të komunave serbe”.

Sipas Projektligjit, pas zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit kur do të formohet Bashkësia e komunave serbe, Serbia nuk do të financojë më strukturat e saj paralele në Kosovë, por këtë do ta bëjë përmes financimit të programit të Bashkësisë së komunave serbe, shkruan “Politika” e Beogradit. Sipas gazetës, ky ligj është i domosdoshëm për shkak të Marrëveshjes së Brukselit, e cila parasheh që Serbia duhet të pushojë së financuari direkt institucionet, pas formimit të Bashkësisë së komunave serbe.

“Meqenëse vetëqeverisja lokale, arsimi, shëndetësia dhe puna sociale, që tani funksionojnë në sistemin juridik-financiar të Serbisë, nga ai moment kalojnë në kompetencë të Bashkësisë së komunave serbe, Serbia më nuk do të japë paga dhe kontribute për të punësuarit në organet, organizatat dhe shërbimet publike në Kosovë, por këtë do ta bëjë përmes financimit të programit të Bashkësisë së komunave serbe”, transmeton QIK-u shkrimin e gazetës “Politika”.

Gazeta citon projektligjin i cili parashikon financimin e pjesëtarëve të popullit  serb dhe atyre joshqiptarë me një lloj ndihme sociale, “përmes qendrave kompetente lokale për punë sociale në kuadër të komunave serbe”.

Gazeta shtron pyetjen nëse serbët e Kosovës do të shndërrohen për Beogradin në “diasporë”.

1 komente në “Beogradi “zbulon rrugë” për t’i financuar serbët në Kosovë”

  1. vehap says:

    Shume po i duroni,prijini fare sic i thone mardheniet tregetare e diplomatike!Ne djall te vene bashke me breshken evropiane!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje