Djali i Fatmir Sejditu përfshihet në një incident të armatosur

28 Gusht 2013, 12:14Rajoni TEMA
Djali i Fatmir Sejditu përfshihet në një incident të

Bardhyl Sejdiu (me syze), i shoqëruar nga Ukë Rugova, djali i ish-Presidentit Ibrahim Rugova

Djali i ish-presidentit Fatmir Sejdiu, Bardhyli, është përfshirë në një përleshje më armë zjarri të martën rreth orës 1:00 në lagjen Taslixhe në Prishtinë.

Ai, sipas policisë, është sulmuar me armë zjarri nga një veturë në lëvizje në të cilën ndodheshin dy persona, të cilëve u është përgjigjur me të shtëna.

Nuk ka të lënduar dhe as të arrestuar. Incidentin e ka konfirmuar për “Kohën Ditore” Policia e Kosovës dhe Bardhyl Sejdiu.

Zëdhënësi i policisë, Brahim Sadriu, ka thënë se të martën rreth ortës 1 të mëngjesit në rrugën “Abdyl Ramaj” në Prishtinë, ka ndodhur një shkëmbim zjarri. Sadriu ka thënë se dy persona meshkuj, shqiptarë të Kosovës, janë paraqitur në stacionin numër 3 dhe kanë deklaruar se dy persona të tjerë kanë shtënë më armë në drejtim të tyre.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka gjetur dhe ka konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit të ndryshëm. Është konsultuar edhe prokurori lidhur me këtë dhe ka thënë se lënda shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë ai.

Sipas tij, njëri prej sulmuesve është i njohur për policinë.

Djali i madh i ish-presidentit Sejdiu ka thënë për “Kohën Ditore” përmes telefonit se nuk i njeh sulmuesit dhe se atë natë ka qenë në shoqëri të mikut të tij, Arianit Xhakës.

“Kam qenë me një shok timin në automjet, me Arianit Xhaka, afër shtëpisë time. Kanë filluar të shtëna në drejtimin tonë. Kjo ka qenë”, ka thënë Bardhyl Sejdiu.

Ai ka pranuar se i është kundërpërgjigjur dhe se armën e përdorur në këtë incident e ka me leje.

Ndërkohë, burime policore i kanë thënë gazetës se incidenti ka ndodhur për shkak të disa mosmarrëveshjeve të mëhershme.

“Djali i ish-presidentit njihet me këtë person. Po punohet për ndriçimin e rastit”, ka thënë ai.

11 komente në “Djali i Fatmir Sejditu përfshihet në një incident të armatosur”

  1. mira says:

    Mafia kosovare dhe Kosova që dëshiron të bëhet pjestare e BE-së…!

  2. Bardhi RKS says:

    A do ta shkruaj kimete berisha nje shkrim per armaten private te Fatmir Sejdiut?Jo nuk e shkruan se qimetja eshte militante e LDKJ.

    1. Doni ALBO says:

      O thacic ju deri tani vetem kroniken e zeze e keni mbulu kurse ti e bene te madhe nje incident te djalit te nje ish-kryetari te LDK-se kur kjo per ju PeDeKescat eshte vetem nje rutine. ?

    2. tironsi says:

      ha ha ha
      shume inat e ke kimeten, bardhi RKS
      me ke ra ne sy
      apo ndoshta jam gabim???
      gjithsesi, shkrimet e kimetes jane ekskluzive dhe ajo shkruan bukur.
      ndoshta ju nuk pajtoheni me permbajtjen dhe mesazhet qe jep ajo, mirepo ju do te dukeni demagog dhe injorant nese insistoni qe kimetja “nuk shkruan bukur”.

      1. Bardhi RKS says:

        tironsi — 28 Gusht, 2013 në 2:57 pm
        Jo nuk ja kam inati kimetes si person,po llojit te gazetarve si kimetja qe jan militant te LDKJ e disa te VV e paraqiten si te pavarur dhe fyejn e fajesoin PDK&THACIN per cdo gje duke fillu nga krimet ordinere,korrupcioni e deri te fatkeqsite natyrore.E i mbyllin sy e veshe kur ne “incidente” e korrupcion perfshihen ldkelbcat e familjaret e tyre.
        Me than te verteten partit politike ne KOSOVE kur eshte fjala per korrupcion e banditizem nuk dalloin secila korruptohet aq sa ka pushtet,fuqi…..
        Me korrekte do te ishte qe keta gazetar,opinoinist,ban/Alist te dalin hapur si mbeshtetes te X partise se na kan lodhe me kete deklarimin e rrejshem si te paVarur.Kimetja eshte e pavarur aq sa eshte i paVarur banAlisti artan hoxha!
        Kimetja ka aftesi qe ti ngaterroi e pershtjelloi temat po e ka gabim,shkrimet e saje mund te jen tregime,humoreska E JO ANALIZE.

        1. albert says:

          I preferoj zonj. Kimete te shkruaj per vellaun e Hashimit,z. Goni Thaci i cili ne vitin 1998 vuante denimin me burg. Gjate vuajtjes se burgut ate e vizitonin (shume shpesh) njerez te UDB, dhe cuditerisht ai u lirua nga burgu para se ti skadonte vuajtja e denimit.

  3. Bardhi RKS says:

    albert — 28 Gusht, 2013 në 4:22 pm
    Ju si shum i informuar se pari duhet ta dini qe vellau i Thacit quhet Gani Thaci e jo Goni,se dyti vellau i Thacit nuk ka qen i denuar e as ne vuajtje te denimit ai ka qen i ndaluar nga milicia serbe,ishte normale qe ne hetuesi te viziitonin oficeret e udbes qe ishin hetues te merrnin ne pyetje,neper kete procedur kan kalu me mijera qytetar te KOSOVES perveq ldkelbcave te cilet nga regjimi i millosheviqit konsideroheshin si qytetar lojal dhe quheshin poshteni albanci,umereni albanci etj.

    Tani ja nise fushata e ju ldkelbcat hapni arkivat e udbes/bias/sias dhe shpifni e rreni krejt keto ne sherbim te nenes parti ldkj_es.

    Pasi je kaq i informuar dhe po e dishe se Ganiu ka qen i denuar dhe ne vuajtje te denimit na trego per cilen veper dyshohej,u denu dhe sa vjet ishte i denuar?Qe nuk e din pyete naim miftarin ja banja diqysh gatuje nje rren qysh ja kini zanat shpia juaj!

    1. albert says:

      Emrin e Goniut e thashe me ironi,e kupton?
      E cka te keqe te jete dikush i informuar. Ti guxon te jeshe i informuar ndersa te tjeret jo. Perse? Sado qe ti mundohesh ta mbrosh ate idiot,ai ishte dhe mbetet i tille, hajdut dhe teper i dyshimte.
      Te pershendes.

  4. Johan says:

    Fatmir Sejdiu,kosovari qe e flet gjuhen letrare shqipe ne menyre perfekte ,kjo tregon se ai eshte nje njeri i kulturuar ne max.dhe une ja bej hallall ndonje gabim te femijve ,vetem per ate gjuhe brilante qe flet.

  5. diku neper bote says:

    O Bardhi rs po e akuzove Bardhulin si kriminel ke te drejt se i tille edhe esht se perndryshe nuk e kishte gjuajtur askush, por ppo the se eshte i LDK ose ajo eshte fajtore per kete per kete nuk ke te drejt sepse sa e sa djem te pdk e bile edhe te ashtuquejtura figura te nalte te pdk jane perlesh e vra ndermjet veti bile edhe gruan e vet e kane plagose,prandaj krimineli eshte kriminel pa marre parasysh partin e fatekeqesisht ne Kosove dhe Shqiperi jane bere te gjitha figurat kryesosore te pushtetit dhe antaret e familjeve te tyre…….!

  6. ormir rusi says:

    para tre netesh,sapo kalon semaforin,tek sheshi Bill Klinton,ne Prishtine,ne menyre te paspjegueshme,ne makine,me vodhen canten me 2000 eur dhe dokumentet personale…..Prishtina vend shume i pasigurt…me vjen keq….do te deshiroja te mos kaloja kurre me andej pari…..Mafia e vertete..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje