Në zgjedhjet e 3 nëntorit me fletëvotime pa logo?

30 Gusht 2013, 15:15Rajoni TEMA

Fletëvotimet për zgjedhjet e 3 nëntorit me gjasë nuk do të përmbajnë logon e Republikës së Kosovës. Të paktën kështu ka lënë të nënkuptohet kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen Qeverisë, raporton KTV.

“Fletëvotimet nuk do të duartrokiten nga shumëkush, por me rëndësi është se ato do të jenë të ligjshme”, citon KTV-ja të ketë thënë kryeministri Thaçi.

Ai edhe një herë ka përsëritur se më e rëndësishme është që zgjedhjet lokale të 3 nëntorit do të zhvillohen në mbarë territorin e vendit.

Diskutimi për logot në fletëvotime është përcjellë me akuza kryesisht nga opozita, që janë shprehur kundër heqjes së tyre, ndërsa gjatë takimit të 15-të në Bruksel, kryeministri Thaçi deklaroi se logot janë përgjegjësi e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje