Heqja e logos rrezikon shtetin!

4 Shtator 2013, 12:29Rajoni TEMA

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e logos së shtetit nga fletëvotimet konsiderohet si kompromis i rrezikshëm për shtetësinë e Kosovës.

Madje ky veprim konsiderohet si precedent që i humb kuptimin Kosovës si shtet i pavarur, pasi po lëshohet pe për çështjet që nuk duhet kompromis.

Të paktën kështu mendojnë analistët politikë dhe njohësit e kushtetutshmërisë.

Ndërsa përfaqësuesit e partive politike, si rëndom i kanë dhënë mbështetje KQZ-së, duke e konsideruar si kompromis të nevojshëm për qeverinë e Kosovës për ta përfshirë edhe komunitetin serb në zgjedhjet lokale.

Ndërkaq është Lëvizja “Vetëvendosje”, e cila ka paralajmëruar se vendimin e KQZ-së do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Por, Dren Doli nga Grupi për Studime Politike e Juridike konsideron se kjo lëvizje së pari ankesën do të duhej ta bënte në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), dhe nëse kjo do ta kundërshtonte, atëherë “Vetëvendosje” duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese./ZERI

6 komente në “Heqja e logos rrezikon shtetin!”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Eshte qesharake qe nje pakice minoriteti heq simbolin e nje republike..

    Pyetja qendron…

    C’fare do bejne ne zgjedhjet ne rang kombetar ku simboli duhet te jete i domosdoshem sepse jane zgjedhje qe ne vetvete karakterizojne nje KOMB ??? Sepse del alibia qe keshtu i bem lokalet, keshtu do e bejme dhe parlamentaren…

    Jam me Vetevendosjen, vetem ne kete ceshtje..Kjo duhet te shkoje ne Gjykate Kushtetuese..

  2. shqiptar says:

    thaci eshte spiun francez kur dihet franca eshte proserbe problemi i mitrovices eshte bere prej frances.
    tani kosova eshte shtet i pavarur e njeh anglia usa gjermania kanada italia franca norvegjia Ajka e europes etj tani si mund te hiqet logoja e shtetit si shpjegohet mund te ma thote dikush se nuk e kuptoj qe per hir te pakices te hiqen.kosova do kthehet ne serbi shume shpjet.
    fitore per serbet nuk fituan me lufte fituan me spiuna.

  3. sa says:

    ESHTE ME TE VERTETE I FRIKSHEM SERVILIZMI SHQIPTAR

  4. Po YJEt mor amani cfare po thone?!
    Harrova, po veshtrojne.
    Sheeet, se me treme peshkun!

  5. enofieraku says:

    Po keto jane zgjedhje kombetare , kur kombi flet dhe jep verdiktin e vet, o thaci , o laci , o baci, si e ke emrin ti o legen mashkull, po si nuk ke turp ore pler muti qe tallesh me gjakun e te madhit adem jashari , fjala e 20 mij serbeve peshon me shume se fjala e 2,5 miljon shqiptareve ???? ik more rrac legeni ti bashk me ate hajdutin e pulave rramush bythen , ju jeni lapera serb more legena.

  6. shqiptar says:

    kane vendosur kombetaret per kete gje as thaci as dikush tjeter si pjerth njeri.ne kosove eshte lesh arapi komandojne vetem te huajt dhe shqiperia po ashtu servilizmi deri ne kulm.perendimoret bejne ligjin sipas interesave te veta per popullin shqiptar as ju rruhet.ballkani keshtu ka qene edhe eshte me gjithe keto pasuri dhe prape mizerje sepse nuk e lene rehat.shikoni sllovenin nje shtet pa asnje lloj pasurie natyrore vetem se eshte afer gjeografikisht me brukselin e lene rehat dhe jane mire.qe sllovenia ska as gjysmen e psurise qe ka shqiperia.perendimi keto ka te vejdh dhe ne krye te shtetit tend ve spiunat e vet qe te bejne ca te duan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje