Agim Çeku, kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës

3 Shtator 2013, 18:00Rajoni TEMA

Ministri i FSK-së, Agim Çeku do të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës.

Çeku është propozuar nga kryesia e PDK.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë shtypi ka shpallur edhe zyrtarisht Çekun si kandidat të PDK-së për numrin një të kryeqytetit.

“Kam kënaqësinë që të nominoj kandidat për kryetar Agim Çekun për një Prishtinë më ndryshe, një Prishtinë evropiane”, tha Thaçi në konferencë për shtyp.

Agim Çeku e ka pranuar me kënaqësi këtë përgjegjësi të re.

“Jam mirënjohës për besimin e dhënë nga ana e PDK-së. Kjo është një sfidë e re për mua dhe do të mundohem që të jap maksimumin për zhvillimin e Prishtinës”, tha Çeku./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje