Ken Biberaj, nje thirrje urgjente për vullnetarë

5 Shtator 2013, 20:21Rajoni TEMA
Ken Biberaj, nje thirrje urgjente për vullnetarë

Në katër ditët e fundit të fushatës, rivalët e shqiptaro-amerikanit Ken Biberaj, po përpiqen ta përmbysin situatën me ndihmën e sindikatave dhe degëve të partisë në bazë.

Në këto ditë do të kenë një nevojë të jashtëzakonshme për të mos lejuar që puna e jashtëzakonshme që ka bërë Ken Biberaj të vihet në rrezik. Po për këtë nevojiten vullnetarë. Nevojiten njerëz që të mund të flasin në telefon me zgjedhësit, njerëz që mund të shpërndajnë fletushka në Upper West Side të Manhattan-it, njerëz për në zyrën e kandidatit.
Shumë njujorkezë mund të vendosin se për kë do të votojnë në këto ditë të fundit. Të tjerë që kanë krijuar simpati për Kenin mund të harrojnë për zgjedhjet për shkak të angazhimeve të tjera. Ka shumë amerikanë që besojnë te Biberaj dhe po e ndihmojnë. Por shqiptaro-amerikanët mund të bëjnë diçka për të gjithashtu.
Nëse keni mundësi të angazhoheni, mos ngurroni e mos përtoni. Nuk është fjala për një kandidat çfarëdo, po një mundësi për të shkruar historinë. Një nga ato momentet për të cilin mund të tregoni me mburrje vite më vonë se keni qenë edhe ju atje.

Ka nevojë urgjente për vullnetarë që të bëjnë telefona, shpërndajnë pamflete, takojnë njerëzit dhe të ndihmojnë shqiptari-amerikanin e parë që kandidon për në Këshillin Bashkiak të Qytetit

KLIKO KETU PER TE MBUSHUR FORMULARIN ose kontakto Mediha Kosovrastin sipas informacionit me poshte

Kontaktoni Mediha Kosovrasti, menaxhere e fushatës me telefon 609-954-5381 ose e-mail [email protected] për shpjegim të tjera.

Nxitoni se koha nuk pret.

4 komente në “Ken Biberaj, nje thirrje urgjente për vullnetarë”

  1. ALBATROS says:

    TA NDIHMOJME VELLAIN TONE SHQIPTAR, KUDO QE JEMI KETU NE AMERIKE TE KONTRIBOJME SIDOMOS JU SHQIPTARET E NEW YORK CITY

  2. agron says:

    Vullnetaret kane shkuar ne Siri…..

    1. raimond vlonjati says:

      hahahahahahaha lol

  3. m.m says:

    hahahahah Agron,me gajase..te kthehen urgjentesisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje