Rrjedhja e votave gjatë votimit për kryetarin e ri të Kuvendit, Ilir Meta, ka shkaktuar jo pak trazim brenda opozitës.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi aleatët e kësaj partie, që janë po ashtu të dyshuar se kanë dhënë votën pro- Metës.
Në fund të takimit me dyer të mbyllura, Basha doli në një konferencë për shtyp, duke deklaruar se ata janë të unifikuar.
Në krah të tij gjatë konferencës për shtyp ishin kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi dhe të tjerë.
Basha foli sërish për çështjen e programit të qeverisë së re.
“Komunikimi konfliktual dhe refuzimi për transparencë është shenje e keqe dhe fillim jo i mbarë i mazhorancës. I japim mundësinë ta korrigjojë këtë gabim dhe i themi të tërhiqet nga ky akt që buron nga mungesa e seriozitet dhe përpjekja për të zhdukur transparencën. Nëse nuk reflektojnë, opozita do të mbajë qëndrimin e unifikuar dhe të prerë për këtë akt të papranueshëm. Përgjegjësia është e mazhorancës. Bëjmë thirrje të shmangin konfliktualitetin dhe provokimet dhe t’i kthehen normalitetit duke i siguruar kohën e nevojshme me kohën që kjo opozitë i ka dhënë opozitës që tashmë është në mazhorancë me qëllim që të kemi debat transparent. Qëndrim i unifikuar do thotë se ne jemi gati të marrim çdo hap për të mbrojtur parimet e shenjta të transparencës dhe llogaridhënies si dhe kontrollit parlamentar.
Sjellja arrogante e përfaqësuesve të mazhorancës, refuzimi për të kryer detyrimin në raport me Kushtetutën dhe qytetarëve shqiptarë është një problem i çdo qytetari shqiptar, ne konstatojmë mungesë të theksuar serioziteti tek kryeministri i dekretuar i cili për më shumë se një muaj ka marrë kohë publike për të njoftuar lloj-lloj emërimesh të këshilltarëve, seminare dhe konferenca të kabinetit në pritje pa bërë transparencën e programit. Sot u përdor gjuha konfliktuale me opozitën, në një kohë që kërkuam kohën e nevojshme për tu njohur me programin dhe për të përgatitur pyetjet në raport me premtimet. Shpresojmë që kjo opozitë të mos shtyhet në vendimmarrje nga mungesa e tolerancës dhe fryma e konfliktualitetit”, tha Basha./ep
Po çfare unifikimi thote ky,more aman. Atje rezultati doli 91,ky thote jemi te unifikuar!
Hajde kryetar hajde!
Votat me shume mundesi jane te vete PD-se. Aleatet e vegjel nuk hedhin asnjehere vote pa mare dicka ne kembim.
Rruge-Rruge-Rruge …
Moret fund o Ceta-Drgobise PD … bashke me Bab Sal Kriminelin, te cilin e pret burgu.
Rruge-Rruge-Rruge-Rruge …. ku i keni pra ?
O Lul “faqe-torba” ku e ke Bab Salen se na ka mor malli.
Thuj Sal Bishes c’kemi anej nga Kina ? … po me Japonine a ka fol me na cu me tren ?
po rri rehat o lul mavria.Per cfare kohe do ne dispozicion o ditezi.Pak kohe ke patur per 3 muaj apo harron se ju e filluat kritiken per programin dhe qeverin pa u miratuar dhe tani doni kohe e parime .pO Kush flet per parime lulezimja qe s,njeh asnje parim ,kur eshte per te vjedhur parate e popullit dhe votat qe bene kryetar fallco.Duhet te japesh llogari per dosjet e mbyllura ,per 230 milion eurot qe i bere rrush e kumbulla me Saliun dhe tani kerkon e ben presion se do mbakerke qendrim po pati debate e konflitualitet,por c,mendon ti o faqezi se do t,i besh presion kesaj mazhoranceqe populli e votoi per te bere transparence per cdo njeri te korruptuar dhe vrases duke filluar nga ty e Saliu si dy personat me te implikuar si ne vjedhje dhe vrasjet e bera ,prandaj te mos marri frika e pergatitu Luli per t,u perballur me gjykayen e leri pordhet.
Lexo:
Lul “faqe-torva” perpiqet te pengoje rrugetimin perpara te Qeverise Rama … por harron qe Ai nuk i vjen as tek maja “thonjit” si PS-se stilit social-demokrat Europian, pale qe as nuk cohet neper mend apo te afrohet apo krahasohet me Z.Edi Rama ( nj mashkull me civilizim qytetar, i lindur dhe rritur ne nje familje intelektualesh, i imancipuar me jeten e civilizuar vite e vite perpara, kur Lul Bash Peshkopia nuk dinte c’ishte sporti dhe kultura ).
Dhe kush flet per trasparence? Do ta shihni trasparencen ju Lulush dhe Salush ne gjyqin per te vraret me 21-Janar ,Gerdecin etj. Harro mushke Valaren, se Ali Pashen ( Salen) e prene, thote populli per te tilla raste.
Me gjithe mend e ke ti Lulezim kur flet per trasparence?
Cfare transparence bete ju te Pd ne kohen vjedhjeve,krimeve ,mashtrimeve kur ju ishit ne pushtet?
Tani rrini urte dhe prisni se kur e keni radhen per ne gjyq ,kush do te paraqitet i pari ti apo salushi i berishajve.SIC THOTE POPULLI beni pak gajret se tani e tutje do tju a shohim trimerine trimave te xha Beqos.Mjere ne per ju.
Aludoj se pro Kryetarit te ri te parlamentit te ri kane votuar:
1 sali berisha
2 jozefina topalli
3 kaqi islami
4 nard filozofi
5 sigurisht kunati i shokut xhemal
6.7.8 idrizat
?
Hahahaha luli e beri si ai qe pasi e zuri gruan me komshiun,dilte xhiro perkrahu neper qytet per te treguar se s’kishte ndodhur asgje…familja ishte me e bashkuar se kurre hahahahaha ajde qyfyre ajde !
¢fare shansi ka e majta!
Me kete fodull idiot e “djathta” tropojane do
beje opoziten.
Rames i duher te organizoje te tijet per te bere
Opoziten e qeverise.
Ky pis kujton se populli harroi transparencen
e klanit te Saliut dhe Faros ne 8 vjet.
Pak para njohjes me programin qeverises te
Rames deklaronte se te majtet kane mashtruar
“kopene” popull.
Sot duhet te deklaroje se ka vazhduar te shpife
e mashtroje.Per nje fakt te thjeshte.Nuk eshte
njohur akoma me programin qeverises.