Fshiu serverin e kryeministrisë më 21 janar, emërohet drejtor tek ILDKP

10 Shtator 2013, 19:18Politika TEMA

Nga Lindita Çela

 

Njeriu i akuzuar për fshirjen e serverit të kryeministrisë me pamjet e vrasjes së 4 protestuesve më 21 janar, emërohet në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Në ditën që zyrtarisht Sali Berisha iku nga kryeministria, Armando Kaso shpërblehet me një tjetër post.

Burime të besueshme i thanë TemA-s se Kaso është emëruar drejtor IT tek institucioni i drejtuar prej Zana Xhukës, që ka milituar dhe ka bërë karrierë gjatë qeverisë së Partisë Demokratike. Emërimi i Armando Kasos është bërë gjatë ditës së martë, ndërkohë që pak kohë më parë ai u shpall i pafajshëm nga gjykata ndaj akuzës për shpërdorim detyre dhe për pengim në zbulimin e së vërtetës për ngjarjet e 21 janarit.

Gjykata u shpreh se në rastin e Kasos nuk ka asnjë shkelje ligjore. Për rrjedhojë, Armando Kaso është shpallur i pafajshëm pavarësisht se akuza kërkoi dënimin e tij me dy vite burg. Provat e ardhura nga laboratori i FBI-së flisnin se në serverin e kryeministrisë ishin fshirë pamjet e 21 janarit. Në to ishin vetëm pamjet e datës 22 janar 2011, ku dukeshin disa prokurorë që mblidhnin prova jashtë dhe brenda rrethimit të kryeministrisë.

Megjithëse këto prova u cilësuan nga gjykata si të dobishme, në fund u vendos pafajësi.

Grupi i hetimit në prokurorinë e Tiranës ndoqi gjurmët e këtyre filmimeve, të cilat të çonin tek disa zyrtarë të Këshillit të Ministrave dhe të Gardës së Republikës.

Këta të fundit dyshoheshin se kishin “frenat” e zyrës së serverit, pas disa shkresave të mbërritura në prokurori.

Por personi përgjegjës ishte pikërisht Kaso, i cili u procedua penalisht dhe pas dy vitesh nën hetim e gjykim mori një vendim të formës së prerë për pafajësi.

Akuza, gjatë hetimeve për këtë rast, mori një sërë punonjësish në pyetje, teksa shkoi deri tek disa punonjës të Gardës së Republikës, të dyshuar se kishin marrë një kopje të filmimeve.  Vetë Kaso ka pohuar para hetuesve se “një kopje ia kishte dhënë punonjësve të Gardës”.

Madje ai ka thënë se ka marrë urdhër që një kopje tjetër të këtyre filmimeve t’ua japë disa zyrtarëve të Këshillit të Ministrave, eprorë të tij, që e kishin urdhëruar të bënte kopjimin e pamjeve në një CD.

Ai tha se nuk i kishte fshirë pamjet nga serveri, por e kundërta e kësaj deklarate u zbulua në laboratorët e FBI-së, sipas të cilëve, në serverin në fjalë ishte ndërhyrë duke fshirë këto pamje.

Për heshtjen e tij Kaso është shpërblyer me postin e drejtorit të IT në një institucion, ku pas humbjes së zgjedhjeve nga Partia Demokratike, kanë filluar reprezaljet për hapjen e vendeve të punës.

Pak kohë më parë, kreu i ILDKP-së shkarkoi katër drejtues kryesorë të administratës së institucionit, që Xhuka që drejton prej janarit të këtij viti.

Largimin e tyre, punonjës të këtij institucioni e komentojnë vetëm me faktin e hapjes së vendeve të reja të punës për të ‘papunët’ e opozitës së re.

24 komente në “Fshiu serverin e kryeministrisë më 21 janar, emërohet drejtor tek ILDKP”

  1. karlzajsjena says:

    Kaso,Kaso.ke shitur bythen tek djalli!!!!!!ME FSHESE TE MADHE DUHET TJU QEROJNE SORROLLOPIN TUAJ!!!!!!

    1. tiger says:

      Nuk besoj ta kete fshire serverin ky rryp kaishi me 3 vjecare. Ja ka dhene passwordin dikujt tjeter ate dite. Emerimi i ketij drejtor eshte ofendim ne radhe te pare per cdo IT me shkolle ne Shqiperi.

      E di shume mire qe mazhorances se re nuk i rruhet fare per ILDKP-ne, por uroj qe te vere doren ne zemer dhe ta ndreq edhe kete institucion nga kreu.

      1. Gimi says:

        Pa merak kemi LLALLA-in qe do ti shkoje deri ne fund fare kesaj gjeje normale ne shtetin demokratik te ish Sali bythes. Do japi deshmi Shkerdheni qe Kaso nuk ka faj, pasi keshti mendon dhe Arqita. Ato te tjeret iken ky i shkretempaska ngel.

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Normale,kur dikush shpallet “i pafajshem”,do punsohet.
    Ajo qe bie ne sy,keto dite te fundit,jane perpjekjet e djathteve,per te rruajtur emerimet e paligjshme neper institucione,ne vecanti ne shkollat.
    Drejtoret e zgjedhur nga PD-ja,po bejne perpjekjet maksimale,per ruajtjen e kontigjenteve,te punesuar gjate fushates,ne menyre te paligjshme.Keto shkelje flagrante,duhet ti kalojne prokurorise per ndjekje penale.

  3. Lex Rex says:

    Dihet qe keshtu behej karriere ne kohen e Berishes, te shpresojme se tani e tutje gjerat do te shkojne pak me mire megjithese ne dikasteret e LSI nuk besoj te ndryshoje menyra e rekrutimit dhe karrieres/

  4. al says:

    Hajde se dhe xhuka do iki bashke me te tjeret. Duhet te cmontohen organet e kapura me force nga regjimi. Ky djalosh eshte i imponuar nga frika, prandaj nje hetim i dyte do te nxirrte te verteten. Ky eshte shteti rrumpall qe na ka lene saliu. Keshtu nuk shkohet ne europe,kjo gjendje duhet te marri fund. 21 JANARIkewrkon drejtesi po nuk e ben te cojme para drejtesise prokuror dhe gjykates. Nuk vritet njeriu per nje demostrim qofte dhe i dhunshem ne demokraci. Fajtoret dihen dhe amerika me europen kerkojne te dalin para drejtesise. Ne qofte se Zaganjori [per te cilin personalisht kam respekt] ,bashke me llallen nuk veprojne jane te detyruar te leshojne karriken.NUK BEHET SHTETI LIGJOR DUKE Q

  5. alban4eva says:

    po e fillon me kembe “te mbare” Rama me duket.. e shif erret gjithandej drejtesine dhe ndeshkueshmerine ne Albanistan..!! ja, ky turku qe fshiu provat, ne vend qe te ishte ne burg, emerohet drejtor i ILDKP-se..!! merreni me mend se c’ndodh ne ate vend..!!

  6. tufa says:

    EDI RAMA DUHET TE TERRHEQE DEKLARATAT E TIJ NE TOP STORY

    kur tha tek Sokol Balla: “Nuk ma merr mendja te hakmerrem!” dhe te implementoje urgjentisht NDESHKIMIN ne vendin tone si prevenca historike e krimit. Le te mesoje nga Kroacia qe nuk reshti se kerkuari kryeministrin e saj hajdut Sanader, qe e gjeti ne brimen e miut ku ishte fshehur per t’i shpetuar Drejtesise. Te mos harrojme se ketu kemi te bejme me VRASJE masive te paramenduar.

  7. Zeka says:

    Duhet fshes e forte ne institucionin e drejtesise qe te behen zgjidhjet e ngjarjes se 21 janarit.
    FBI-aj asht nji organizem krejtesisht i pa varun,aq ma shume,ne te drejten,per te ndihmuar vendin tone,kur vete neve e therasim per ndihme.
    I mbetet te ardhmes per te rigjykuar drejtesi mbi e ngjarjen e 21 janarit.

  8. IT person says:

    Qe te jeni te qarte nje here e mire per cfare ka ndodhur me serverat e kryeministrise me 21 Janar. Duke u shprehur trashe, serveri ka patur 2 zona, pjesen A dhe pjesen B. Ne pjesen A (zakonisht hardidisk C) instalohet programi i serverit (sistemi operativ) qe ben serverin te punoje dhe komunikoje me te gjitha pajisjet e lidhura me te apo programet e tjera. Ne pjesen B (harddisk D, E, e me radhe) eshte pjesa ku ruhen te dhenat sic ishin pamjet filmike. Cfare ka gjetur FBI? Te kujtojme qe precedenti Dritan Prifti u mesoi Armando Kasos dhe shokeve te tij qe ne HDD (harddisk) ngelen gjurme edhe pse mund te fshihen te dhenat ne pamje te pare. Dhe kete bene ata, nuk e fshine HDD ne pjesen B por e hoqen fare dhe e zevendesuan me nje tjeter kur ja dhane serverin FBI. Duke qene injorante sic jane sepse jane punesuar me miq, nuk e dine qe cdo sistem operativ mban nje log te veprimeve qe kryhen. Pra ne pjesen A nuk kishte filmime sepse keto ruheshin ne diskun B, por kishte log (nje liste qe ruan veprimet qe kryhen ne kompjuter me date, ore dhe sekonda) qe i nxori zbuluar idiotet. Cfare thoshte ky log? Qe ne daten 21 Janar gjate dites serveri kishte qene ne pune te plote dhe po ne daten 21 ne mbremje vone, ishin kopjuar te dhenat nga pjesa B ne nje removable media qe shqip do te thote hard disk i jashtem, (ose kopjim ne dvd por kjo do me teper kohe). Keto veprime ishin ruajtur ne log jashte cdo dyshimi teknik dhe ligjor. Pastaj filmimet (te dhenat ne pjesen B) ishin fshire. Mbani mend qe serveri eshte dorezuar shume me vone tek FBI pasi u gjenden edhe videot “e fshira” te Dritan Priftit. Kur pane qe mund te rekuperoheshin te dhenat nga HDD edhe pse te fshira (precedenti i Dritan Priftit), e hoqen fare harddiskun dhe vune nje te ri. Jane sa te trashe aq edhe injorante, aq edhe arrogante. Nuk e dinin te shkretet per logun qe kishte regjistruar te tera veprimet e tyre, qe ne daten 21 Janar serveri kishte punuar me kapacitet te plote duke filmuar gjithcka dhe pastaj i kishin transferuar filmimet ne nje hard disk te jashtem per t’i fshire me vone. Kjo eshte e provuar shkencerisht. Vetem gjykatat e Saliut mund ta injorojne kete prove. Ajo qe mund te bejne tani PS per te zbuluar te verteten eshte te germoje ne dosjet e demonstruesve qe jane denuar per 21 Janarin. Jam i sigurt qe me budallallekun e tyre keta i kane perdorur filmimet jo vetem per te identifikuar demonstruesit por edhe i kane perdorur si prova ne dosje. Eshte teper e lehte te provosh dhe te gjesh nese disa nga fotot qe akuzojne demonstruesit nuk kane ardhur vetem nga TV sic u tha por edhe nga kamerat e kryeministrise. Ka nje krim me autore te pazbuluar qe eshte shkaterrimi i provave te krimit te 21 Janarit nepermjet fshirjes se filmimeve te regjistruara ne server. Ta lesh pa autor kete krim te provuar eshte krim me vete. Dikush duhet ti dale zot ose i bie qe ne Kryeministri hyn derri dhe dosa dhe nuk u marrka vesh.

    1. IT person says:

      Nje shtese doja te beja. Nese dikush do te beje nje hetim te plote, cdo harddisk kur eshte blere ka patur nje numer serie te pasqyruar edhe ne inventarin e pajisjeve. Kjo eshte praktika. Te jeni te bindur qe harddisk i zevendesuar nuk eshte ne inventar dhe nuk korrespondon numri i tij serial me ate qe duhet te kishte serveri. Pra qe e kane nderruar. Ka nje ndryshim te madh nese serveri nuk punonte ne 21 Janar apo hard disk me filmimet u nderrua. Po te merret Armando Kaso dhe te pyetet mire (po mire ama), do te thote edhe se ku i ka filmimet. Te jeni te sigurt qe ai dhe Gjergj Lezhja i kane akoma ato filmime.

      1. Taras Bulba says:

        Duhet te jesh nje miku im

  9. eksperti says:

    ka shume institucione ne vend qe duhet te reformohen e pavarsohen politikisht se psh kjo ILKPD eshte nje institucion fantazem ku marrin rrogen disa qylaxhij me ne krye ate shemtiren institucionale, e njejta gje me INSTATIN po me nje shemtire institucionale etj etj ka plot ku militantet partiake marrin rrogat qyl edhe pa shkuar ne pune.

  10. koci says:

    aRMANDO kASO DUHET TE PERGJIGJET PER KRIIN E FSHEHJES DHE NUK MUND T,I SHPETOJE KETIJ KRIMI TENDYRE SE NA QENKERKA EMERUAR E S,MUND TE SHKARKOHET.jO VETEM QE DUHET TE SHKARKOHET ,POR DUHET TE RIGJYKOHET DHE JO TE DENOHET PER DY VJET SA E KA PROPOZUAR ORGANI I AKUZEZ,POIR MAKSIMA len qe parasheh ligji

  11. Te gjithe ne qeverine e mender te atij te ikurit , kane dale te pafajshem ,por ,dale te shikojme se si do dalin me qeverine qe ka bere mend te bej shtet !

  12. liri a vdekje says:

    qelbesire si te ze gjumi naten per nje vend pune u bere fajtor per 4 VRASJE

  13. Xheni Tr says:

    I marrshi te keqen ju xhukes, do ta pastroje Ildkp, do e beje si Repartet Ushatrake te kohes xhaxhit! dhe do sjelle gjithe militantet dhe njerzit e afert te doktorit dhe te znj.topalli, qe ‘po japin doreheqjet’. Me mendjen e saj, do mbreteroje ne karrigen per 4 vjet, e sdo tja dije per njeri… Ky Kasa i duhet per te kalu te gjitha te dhenat nga godina e Ildkp te godina e Shqup-it shpejt e shpejt .Se bashku me mostrat (simotra) qe ka sjelle me vete dhe qe i ka keshilltare, badiguarde, sekretare..po e shkaterron ate institucion me paaftesine dhe bunkerizimin qe i ka bere prej 9 muajsh. Per te gjitha shkeljet qe vazhdon te beje e ka meritu kallzim penal per shperdorim te detyres zyrtare!

  14. oll says:

    c ne ky drejtor vetem ne shqiperi degjon keshtu gjerash nga banga e te akuzuarve ne poroces gjyqsor edhe sikur mos te kishte faj s kishte tjeter njeri te behej drejtor meqe ky ishte ne proces gjyqsor dhe direkt drejtor ec e mere vesh ku jetojme ketu s kuptohet asgje duket si humor ahahahhahahah c far vendi qe jemi e tmerrshme.

  15. Keshtu funksjonoje gjerat ne shqiperi, por nqs do te behet ndonje ndryshim keto vitet e ardhshme, duhet patjeter qe Rama te zhduk keta kriminel e sali shpelles.

  16. Mimi says:

    Te nderuar rrota kari qe beni ekspertin e cdo gjeje! Pse nuk komentoni faktin qe ky person ka dale i pacajshem me vendim gjykate?? Pse nuk komentoni vendimet e gjykatave per ilir meten qe i lepini bythen ju dhe rama tani??? Ikni e beni nai pune tani dhe boll me keto komente se jeni bo bajat komplet! Copa parazitesh qe vetem hije kot!!

  17. NjeQytetarOptimist says:

    Po Llupos pasi i falet shtepine, nuk i dhate ndonje post zyrtar ?!?!

  18. arjanita says:

    Kush do t’i vinte pikat mbi “i” po te mos ishte idioti
    me emrin Mimi?
    Prandaj jeta eshte e larmishme sepse ekzistojne spe
    ciet vulgare si “Mimi”.
    Edhe ky bandit i “pafajshem” ka te drejte te punoje se
    pse do ushqehet por ky eshte i vetmi?
    Mimi njerezit e ketij vendi duan te jetojne.
    Pa Bishen dhe debilet vulgare si puna jote “Mimi”

  19. XHAXHI BEHARI me CIZME DHE QELLOTA says:

    FSHIU SERVERIN E KRYEMINISTRISE NE 21 JANAR , EMEROHET DREJTOR TEK ILDKP ,,,,, ESHTE SHUME E QARTE QE NGA TITULLI I KETIJ SHKRIMI ,,,, D.M.THENE U MUNDUA TE FSHEHE VRASESIT DHE URDHERUESIT E VERTETE ,,,,,, PRANDAJ TERRORISTI I POPULLIT SHQIPETAR E GRADOI NE DETYRE DREJTOR ,,,,,,,,, PER FSHEHJEN E FAKTEVE ,,,, SALI KRIMINELI KA GRADUAR SHUME KRIMINELE TE TJERE MBASI KANE VRARE DHE KANE GRABITUR PRONAT E SHQIPETAREVE NE EMER TE FAMILJES SE TIJE ,,,,,,,, PATJETER ( DUHET TI SHPERBLEJE ) ,,,,,,,, PROKURORI I PERGJITHSHEM DHE GJUKATAT E SALIUT NUK JANE TE INTERESUARA PER DREJTESI ,,,, PRESIDENTI SHQIPETAR NUK FUNKSIONON ,,,, E KA KATANDISUR PRESIDENCEN SI PRONE TE SALIUT ,,,, TANI LIND PYETJA SI DO VENDOSET DHE PER SA KOHE DO JETE SHTET RRUMPALLE ,,, PA LIGJE …….

  20. tik takja e pd says:

    Çipe, hëëë, çke per te thene si minister drejtesie qe je ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje