Bllokohet kufiri Maqedoni - Kosovë

10 Shtator 2013, 11:45Rajoni TEMA

Bllokohet kufiri Kosovë-Maqedoni në dy vendkalimet kufitare në Han të Elezit dhe Glloboçicë.

Lajmin e konfirmojnë për Radion Evropa e Lirë policë kufitar në këto dy pika, të cilët bëjnë të ditur se bllokada është shkaktuar nga transportues të mallrave dhe të udhëtarëve.

Ajo që po ndodh në anën tjetër të kufirit është se kamionë dhe autobusë janë ndal në mes të rrugës që çon për në kufi, dhe rruga si rrjedhojë është e bllokuar për çdo automjet”, shpjegon për Radion Evropa e Lirë një polic kufitar në Han të Elezit, i cili kërkoi të mos i përmendet emri.

E njëjta gjendje paraqitet të jetë edhe në vendkalimin kufitar në Glloboçicë, ku po ashtu kamionë të shumtë janë ndalur në mes të rrugës duke bllokuar qasjen për lëvizje të lirë.

Sipas policisë kufitare, udhëtarët po këshillohen që të kalojnë në këmbë kufirin dhe të gjejnë ndonjë mjet transportues për të vazhduar udhëtimin.

Zëdhënsi i policisë së Kosovës Brahim Sadriu tha se nga ana kosovare nuk ka asnjë pengesë, dhe se nuk mund të jap informata për zhvillimet rreth bllokadës së rrugëve matanë kufirit.

Të njëjtën gjë e thotë edhe zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.

“Është bllokuar transporti edhe i udhëtarëve edhe i maunave. Kjo për shkak se shoqata e transportuesve të Maqedonisë është duke protestuar në palën [territorin) maqedonase”, thotë për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i doganave.

Sipas tij, në zonën neutrale kufitare Maqedoni-Kosovë, vazhdojnë të qëndrojnë disa kamionë transportues, të cilët kanë ngelur aty prej se ka hyrë në fuqi udhëzimi për ndalimin e importit të produkteve maqedonase.

Bllokada e rrugëve që çojnë për në kufirin maqedono-kosovar janë rezultat i “betejës” tregtare ndërmjet të dy vendeve, e cila u nxit pas ngritjes së masave të ndryshme administrative kundër miellit dhe grurit të prodhuara në Kosovë.

Më pas Kosova vendosi embargo ndaj disa produkteve maqedonase.

Të dielën ndërkaq Shkupi zyrtar e çoi tutje këtë reciprocitet, por jashtë aspektit tregtar. Maqedonia futi një taksë rrugore, ku secili kosovar që shkel tokën maqedonase duhet të paguaj 2 euro, ndërsa për makinë 5 euro.

Prishtina u irritua nga ky vendim dhe nga e hëna mbylli kufirin për të gjitha produktet e prodhuara në Maqedoni.

Rreth 300 milionë euro është vlera e mallit që importohet në Kosovë nga Maqedonia, kurse më pak se 20 milionë euro është plasmani i produkteve kosovare në tregun maqedonas./rel/

10 komente në “Bllokohet kufiri Maqedoni – Kosovë”

  1. A says:

    Cfare mutin duan Qeveria e Maqedonise me Kosoven kur diferenca e tyre ne eksport-import eshte 15-te fish me Kosoven.
    Prandaj Qeveria e Kosoves duhet treguar vendi Qeverise se Maqedonise, ne nje kohe kur 40% e popullsise ne Maqedoni jane shqiptar. Cfare ruajne dhe cfare bejne partite politike dhe deputetet shqiptare ne Parlamentin e Maqedonise.
    Cfare bejne shqiptaret e Maqedonise, a po me perpara jane musliman islamista radikal dhe e kane harruar qe jane shqiptare.
    Kane mendjen qe meshkujt te vishen me pantallona mbi kercin e kembes, te mbajne mjekra si lesh bythe dhe ne koke te kene dhe te mbajne fesa te bardhe tekstili te qendisur si arabet dhe islamiket dhe femrat te jene me shami koke, me ferexhe, me burga dhe ne det ose liqen te lahen me gjithe pardesy dhe pantallona te gjata. Qe lane name duke u la ne Liqenet e Zvicres.
    I bej thirrje te ndergjegjesohen se ne rradhe te pare jane SHQIPTAR, pastaj jane EVROPIAN, e treta FEJA e SHQIPTARIT eshte SHQIPTARIA dhe ne fund fare dhe fare ne horizont ti dali besimi fetar islamik musliman ose i krishtere. Se po veprume ne shqiptaret ndryshe, do te jete teper vone, se do te jene te tjeret qe do t’na sistemojne persembari.

    1. Une jam says:

      Fjale me vend. Ketyre ua ka marre mendet feja ne vend qe tua fuste mendet. Hej cvete. Jeni shqiptare more fene mbajeni per shpirtin e mos u ngaterroni e behuni lemsh.kujt i flet

    2. albatros says:

      SHQIPTARET TE SOLIDARIZOHEN MENJEHERE ME VELLEZERIT KOSOVARE, TE BOJKOTOJME DHE GREKUN SERBIN POR EDHE TURKUN PO QE SE ESHTE NEVOJA

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Qeverria e Kosoves te mbaj qendrim reciprok..Se kujt i pikon brenda shtepia, do mirret vesh shume shpejt..Dhe kur gjitoni te vij e te trokase ne dere per nje kove bosh, ti thone qe jane me qera tani…

  3. ikandeja says:

    Vetevrasje ekonomike per Maqedonine qe eksporton dhjetra here me shume mall drejt Kosoves nga ç’importon prej saj. Bizneset shqiptare duhet te perfitojne nga kjo gje dhe te orientojne prodhimet e tyre drejt tregut kosovar.

  4. taraki says:

    edhe shqiprija seka larg dojafusim sanksjonet dongordhni

  5. gentian says:

    Qeveria Shqiptare duhet ti ngrej taksat ndaj maqedonis, keshtu ti bin e rreth e perqarke! duhet te bashkohemi, te mos lem me asnje popull te na marri per kembe, iku koha, nuk ka stan pa bari!

  6. Treviso says:

    Qeveria Maqedonase po vazhdon rrugen e gabuar.Beri çberi deri tani.Mjaft me shqipetaret. Ne Shqiperi nuk drejton me krimineli sai Berisha. Duhet ta kuptoni mire se nderhyrja e qeverise se re shqiptare ju kushton shume.
    Po kerkoni veteizolim. Qeveria Maqedonase duhet ta kuptoje se i ngelen vetem rruget e Serbise ,per te bere tregti. Po kerkon te izolohet nga bota perendimore. Boten perendimore e gjene vetem nga Shqiperia, se me grekun e dime sa mire shkoni dhe sikur te shkoni mire, ju kushton shume.

  7. Kujtimi says:

    Po ca te beje maqedonia? ta mbushi akoma me talibane islamik? apo ka pak nga ata arabo shqipfolesit e maqedonise qe protestojne me mjekra ne favor te babait erdogan.

  8. arif says:

    Harroni qe gjithe ky eksport qe ben kosova per maqedonine eshte vetem mish hallall per muslimanet ne maqedoni dhe gjera te tjera te tilla qe blejne vetem shqiptaret.Po ju prisni buken vellezerve shqiptare ne maqedoni jo maqedonasve me kete bllokade.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje