Zëvendëskryeministri Kuçi, nesër në Maqedoni për zgjidhjen e situatës

11 Shtator 2013, 20:49Rajoni TEMA

Për situatën e krijuar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar biseda telefonike me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuçi.

Sipas Ahmetit, ata janë pajtuar që kjo situatë duhet të tejkalohet sa më shpejt dhe të normalizohet tregu dhe qarkullimi i lirë i njerëzve dhe i mallrave.

Ahmeti ka njoftuar se zëvendëskryeministri kosovar, Kuçi, nesër do të vizitojë Shkupin dhe do të zhvillojë takime në qeverinë e Maqedonisë për gjetjen e një zgjidhjeje për situatën e krijuar, raporton KTV.

Lideri i BDI-së, e cila është pjesë e qeverisë së Maqedonisë, është takuar me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, Aivo Orav, i cili shprehu shqetësimin e Bashkimit Evropian në lidhje me situatën e krijuar midis Maqedonisë dhe Kosovës./KD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje