FOTO LAJM/ Lot dhe dhimbje nga bota e ... kafshëve

12 Shtator 2013, 19:24Politika TEMA
FOTO LAJM/ Lot dhe dhimbje nga bota e ... kafshëve

Punonjësit e një kopshti zoologjik në Kinë u detyruan që të largojnë një elefant bebe nga nëna e tij pasi ajo tentonte ta mbyste.

Fillimisht ata kujtuan se ishte një aksident dhe e rivendosën elefantin pranë nënës së tij.

Por kur ajo tentoi sërish që të mbyste elefantin që kishte vetëm pak që e kishte lindur, rojtarët e kopshtit zoologjik e larguan përfundimisht.

Vetëm se në këtë moment ndodhi befasia.

Elefanti i vogël qau për plot pesë orë rresht, duke tronditur punonjësit, që bënë të pamundurën për ta qetësuar.

Tani elefanti i vogël po bën progres dhe është adoptuar nga një punonjës i kopshtit zoologjik./ep

4 komente në “FOTO LAJM/ Lot dhe dhimbje nga bota e … kafshëve”

  1. myzeqari says:

    Ore mereni dhe katragjyshin me antiplumb e i beni nje vend aty se ai ska me ca te bej tani. Une them te kujdeset per ta si kujdeset per Lulin.

  2. jakup says:

    Nderkohe ne shqiperi, kryetari i bashkise Elbasan, vendos te shkele ligjin me te dyja kembet dhe na ben tender per te gjuajtur me cifte qennte e rruges .

    . http://www.gopetition.com/petitions/stop-the-stray-dogs-massacre-in-elbasan-albania.html

  3. Studenti shkodran says:

    Mos…se nga çmenduria dhe haluçnacioni i tij, do ta mbysë elefantin e vogël… Ai nuk mund të jetojë pa dhunë…

  4. paulo says:

    ju lutem shikoni pak me pertej, elefanti meme nuk do qe te linde e te jetoje nje i burgosur gjith jeten. Zoti e ka vendose ne nje bote qe ska kufi qe ska rrethim me hekura. te nxjerrim nje mesim edhe ne , te jetojme te lire e te lejojme qe edhe te tjeret te jetojne te lire, te jetojme ne paqe e te lejojme qe edhe te tjeret te jetojme ne paqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje