Nga Lindita Çela
Nuk e di nëse Azem Hajdari po të ishte gjallë do të mund të duronte që një sërë njerëzish të rreshtoheshin para këmbëve të tij, për të kryer qokën e radhës.
Ceremonia, që duhet të ishte akti më sublim për nderimin e një heroi, nuk ishte gjë tjetër veçse një takim i atyre njerëzve që duhet të shfaqeshin sërish në krah të Azemit, edhe tani pas 15 vitesh që mishi i është tretur.
Një ceremonial pa protokoll, ku edhe romët gjeni hapësira për të kërkuar lëmoshë; një ceremonial pa pikën e respektit, jo vetëm ndaj heroit, por edhe ndaj atyre qindra njerëzve që kishin ardhur aty për të nderuar me shpirt Azem Hajdarin; një ceremonial ku të fortët sfidonin radhën për të cekur si hajmali eshtrat e Azemit, ishte gjithë sa ndodhi mesditën e së enjtes në Pallatin e Kongreseve.
Nisja e ceremonisë
Me të zbardhur dita, efektivë të komisariatit nr.2, nën komandën e Fadil Gecit, tropojanit që krenohej se ka mbajtur trupin e Azem Hajdarit, rrethuan Pallatin e Kongreseve.
Rreth orës 9:00 makina e funeralit sjell eshtrat e Heroit të Demokracisë, që natën e kaluan në komisariatin nr 3.
Ushtarët e gardës dhe familjarët e të ndjerit kujdeseshin që arkivoli të mbulohej me Flamurin Kombëtar.
Në sfond nuk ka muzikë funebër dhe as nuk pati në asnjë sekondë të rreth tre orëve që u zhvilluan homazhet në sallën kryesore të Pallatit të Kongreseve.
Nuk kishte bandë frymore apo dhe efektivë të gardës të rreshtuar, jo vetëm për të nderuar një hero, por mbi të gjitha për të dëshmuar seriozitetin e shtetit shqiptar me viktimat e tij.
Ca minuta më vonë, vijnë miqtë e parë të Azem Hajdarit. Janë të veshur keq dhe ca prej tyre duket se kanë bërë rrugë të gjatë.
Nuk janë zyrtarë të lartë të shtetit, por njerëz të thjeshtë, të cilët as që guxojnë të kalojnë kordonin e policisë.
Presin në radhë e janë gjithë sy e veshë nga një çupëlinë e Bashkisë së Tiranës, e cila duhet të merrej me gjithë organizimin e ceremonisë. Në fakt këta njerëz, që ishin ndër të parët që mbërritën aty, patën fatin të përshëndeteshin me idhullin e tyre.
Për të tjerët, kjo ishte thuajse e pamundur. Vizitat e përfaqësuesve të politikës shqiptare, të drejtuesve të lartë të shtetit shqiptar, misioneve diplomatike apo dhe njerëzve si Sali Lusha, thuajse ua bënë të pamundur demokratëve të vërtetë, apo miqve të Azem Hajdarit, të përshëndeteshin dhe një herë më të, në ditën që duhet të ishte më e madhja e nderimit të tij.
Qëndruan në radhë dhe me sa duket u kënaqen me faktin se ishin aty ditën që Azemi do të niste një tjetër udhë, atë të prehjes së përjetshme në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Berisha anulon fjalimin
Në njoftimin zyrtar, të përcjellë më parë nga Bashkia e Tiranës, bëhej me dije se Sali Berisha do të mbante fjalën në ceremoninë e varrimit të Azem Hajdarit.
Por nuk ndodhi kështu. Sali Berisha nuk u pa të flasë gjëkundi gjatë gjithë ceremonialit zyrtar.
Në vend të tij e në emër të mijëra demokratëve foli Lulzim Basha, njeriu që jo vetëm nuk e ka njohur Azem Hajdarin, por në kohën kur lideri i Dhjetorit nisi sfidën e tij politike, Basha ishte veçse një nga adoleshentët e shumët të Tiranës.
Në fakt nuk dihen arsyet se përse Berisha nuk preferoi të mbajë fjalim, por ama është fakt se gjatë tetë viteve të qeverisjes së tij, ai nuk lëvizi qoftë edhe gishtin më të vogël për të rihetuar vrasjen e Azem Hajdarit para selisë së Partisë Demokratike.
Në ikje nga pushteti, Berisha urdhëron organizimin e një ceremonie, që për nga mënyra se si u zhvillua jo vetëm që dëshmonte se gjithçka është bërë nxitimthi, por ishte dëshmia më e qartë se Bashkia e Tiranës di të hapë veç gropa për t’u shfaqur Lulëzim Basha.
E tillë do të ishte ceremonia e së enjtes, në rast se mijëra simpatizantë të Azem Hajdarit nuk do të vinin aty për të shprehur mirënjohjen e tyre ndaj njeriut që guxoi e dinte të ishte lider.
Pa heshtjen, dhimbjen dhe mirënjohjen e tyre, ceremonia e Lulzim Bashës, ku njerëzit u lanë të grumbulloheshin në hyrje të Pallatit të Kongreseve, do të ishte një miting elektoral e jo një ceremoni funebre në nderim të një njeriu të vrarë, siç është Azem Hajdari.
I plasi menderja Baces per Azemin.
Me ceremonine e sotme Berisha mendon se ja hodhidhe nuk do kete me probleme me kete vrasje.
hahahhhahhaahhah sali lushaj ftyre me e poshter se sali berisha nje mut jane qe te dy ta dinte azemi kush i ben homazhe ishte ngritur nga varri
E shikoni ne foton e fundit…ka bere homazhe Sali Lusha.
Mero Baze , para pak ditesh ,pati bere nji artikull me humor ,por shume domethenes ! Pra , tamam ashtu ndodhi , domethene qe nji tjeter tallje me emrin e te ndjerit Azem ! Kam parasysh se Azem Hajdari ka qene shoku im i ngushte para viteve 90 te. Me ate njeri kam ngrene dhe kemi pire.Kam shum frik ,qe te dal hapur sepse per ate njeri di shume thellesira ,qe dhe krimineli i tij qe e shuajti nga faqja e dheut nuk i di ato gjera.Behet fjale per nji njeri qe ne ate kohe ,une e shihja si ufo ! Kishte arme elektrike qe ne ate kohe ,vishej here pas here me rroba qe nuk kishte ne treg ,sepse dilte vete jashte……Dikush do te thote ,se perse nuk u bera dhe une ,dikush ,sot ? Nuk kam dashur te behem ,megjithese sic e kam thene dhe here te tjera ,qe kam qene nga te paret demokrate ,por nuk me pelqeu instalimi i demokracise ,i cili u be se prapthi ,dhe u largova jashte vendit .Megjithate , uroj te gjenden cetniket serbe ,qe ngriten koburen drejt atij gjigandi demokratik ,qe nuk kishte asgje te perbashket me kete Saliun qe e urrejn rreth 10 milion shqiptare sot ne Ballkan !
Pershendetje Detari,
Jam nje shkrimtar dhe jam duke shkruajtu nje liber per vrasjen e Azem Hajdarit. Nese do te duash te ndash ndonje kujtim per Azemin te lutem te me knontaktosh ne [email protected]. Faleminderit
lola ti qe shan sali lushen
garant je nje ordinere femer ose mund te jesh ordiner
mashkull ndonje neperk burre
a shahet sala mooooooooooooo me para shajm kryeministrin
se sali lushen turp te keni a e dini cfare burri esht apo jo
Lolon e perdori Krimineli si i desh qejfi dhe si lolo qe ishte iku si nje pleh, pjese e grupeve kriminale qe nga Tropoja ne Lazarat. Keto funderrina kete rruge do kene, presin diten e shpagimit me radhe.
AI E VRAU SALUSHI MEATO QE KA NE SUEDI
Le ta mbante fjales ky Lusha, Sali Lushka. Nje sorollop jane…
Po cfare ti thoshte Saliu Azemit? Ti tregonte se si e nxorren nga mbledhja ne prite qe ta vrisnin? Nga mbledhja e paska nxjerre burri i shoqes se ngushte te Liri Berishes Azemin, tani e kuptoni besoj lidhjen se kush e ka vrare. Cfare hetimi do te bente ai kur ai vet e nxorri ne prite qe te vritej se i rrezikohej karrikja nga ato qe dinte Azemi.
Mos u merrni me te vdekurit dhe te semuret se eshte mekat. Mos harroni se ka zot lart ne qiell.
Keto dite jane shkruar nje sere artikujsh per figuren e Azem Hajdarit;por,ato me interesantet jane shkrimet e ndoca analisteve te majte,anti-Berishe etj, te cilet,gjoja, duke shprehur konsideraten per Azemin shfrytezojne rastin per te shfryre ndaj Berishes apo PD-se,qe gjoja nuk po e nderokan ashtu sic e meriton…!Kjo nuk eshte ironi,por cinizem.
Eshte e vertete qe Azemi ka pasur ato perplasje me PD-ne dhe Berishen ne fillim te viteve ’90,por kurre,e perseris,kurre nuk ka qene ashtu sic po mundohen ta paraqesin ndoca zuzare mediatike;sepse,perplasjet e Azemit me lidershipin e PD-se se kohes,nuk niseshin nga ato me te cilat jemi mesuar,si prsh,me Nanon,Meten,Ramen ne PS,dhe Pollon,Imamin, Berishen ne PD.
Sic e keni vene re te gjithe,lajmet mbi zhvendosjen e eshtrave te Azemit aty ku duhet te prehen,jane shoqeruar me nje lume komentesh te kopese gjysanalfabete te forumeve te ndryshme,te ketij turpi te shoqerise sone(perderisa deshmon edhe mesataren e nivelit kulturor te saj).Gjithkush mund te lexoje lloj lloj fyerjesh dhe sharjesh ndaj heroit;madje,disa jane te tilla sa ua kalojne edhe sharjeve me te skajshme ndaj Berishes!Shumkujt mund t’i duket e cuditshme,por keshtu eshte!Lexoni komentet!
Pyetja qe shtrohet(dhe qe e kam shtruar disa here) eshte: Pse gjithe kjo urrretje e kopese se trushkulurve,e gjakdhjerve e gjakprishurve,por edhe te ndoca malokeve te frustuar, ndaj Azem Hajdarit?!
-Azemi,me shume se kushdo tjeter ne te djathten shqiptare(perfshi edhe vete Berishen) ne psiken e xhaketave te vjetra,ish-komunisteve,socialisteve,eshte simboli i permbysjes se sistemit te tyre te (anti)vlerave,dmth,i sistemit komunist;i sistemit te Bacit,Naqit,Cacit,Maqos,Temes,Syrjait,Kicos,Perikliut etj etj kesolloji,por edhe te ndonje te frustuari nga mehalla e eperme.Jane pikerisht keta,dhe pjella e tyre bastarde qe komenton forumeve,qe bejne pergjegjes Azem Hajdarin,per permbysjen nga pushteti te baballareve te tyre,te vete tyre.Nuk ia kane falur dhe nuk ia falin kurre kete,dhe kjo eshte e natyrshme dhe e logjikshme ne vetvete,pavaresisht se eshte nje logjike zuzaresh.
-Pervec kesaj,shtyse tjeter per urrejtjen ndaj Azemit eshte edhe perkatesia krahinore e tij.Te mesuar per gjysme shekulli me pushtetin e Bacit,Cacit,Tacit,Maqos,Pilos,Kicos e lloj lloj zuzaresh te tille,keta vete,pjella e tyre bastarde,por edhe nje pjese e shqiptareve ne pergjithesi,te indoktrinuar nga ideologjia ,nuk mund ta pranonin nje rikthim te gegeve,verioreve ne pergjithesi,ne politiken shqiptare;Azem Hajdari dhe Sali Berisha, e thyen kete tradite jashtezakonisht percarese gati 50 vjecare te eksluzivitetit toske ne pushtet.Dhe ,per ironi,pikerisht keta zuzare qe jane pergjegjesit kryesore te percarjes veri-jug, qe ne fillim te viteve ’90 akuzonin si Azemin ashtu edhe Berishen per ndasi krahinore…!!!
Shih,sa te poshter,sa te ligj ne poshtersine e tyre!Sepse, per kete soj gjysopinge,vetem dominimi i sojit te tyre na qenkesh perbashkues!C’logjike e mbrapshte kriminale!
-Faktor tjeter per kete urretje ndaj Azemit,ka te beje me filosllavet,filogreket,gjakdhjeret e gjakprishurit dhe gjithe atyre qe kane qene dhe jane ne sherbim te qarqeve antishqiptare,gjegjesisht,greke dhe serbe.Filosllavet jane me te kamufluar,sepse,edhe nuk kane shume hapesire veprimi;por,krejt e kunderta eshte me filogreket,gjakdhjeret e gjakprishurit,sepse,keta manovrojne gjoja nen siglen e ndonje partie(te majte zakonisht) e qe ketej derdhin vrerin ndaj figurave te tilla si Azem Hajdari.
Nje nderthurje e ketyre tre faktoreve: politik-krahinor-agjenturor(antishqiptar), shpjegon edhe kete urrejtje te kopese gjytryme te komentuesve anonime.Flm.
Skypion ke bere shkrimin me te mire per Azemin-Heroin e Shqiperise sone. Dje po shikoja Tv Shijak dhe te gjith deklaratat e heroit te demokracise. Me te vertete antgishqiptar3et nuk e duan Azemin se ishte patriot dhe e donte te verteten, komunistat qe rane me turp e perbuzje per trashegimine e ndyre qe na lane s’kane si ta duan. Eshte dhe grupi tjeter anti Berishe qe ben sikur levdon Azemin por me paturpesi thote e vrau Berisha.
Urime Skypion jam bere shume here te shkruaj dicka kunder ketij niveli injorantesh qe duan te nxijne te basrdhen e zbardhin te zezen.
Respekt Azem, ti je i GJALLE!
Lere cfare thone minjte e gjirizave, burre me kurajoz, naciolanist dhe demokrat i vertet si Azem Hajdari kurre nuk do kete.
Njeri qe kurre nuk beri pazare ne kurriz te demokracise. Keta pseudo politikanet e sotshem as hijen e azemit nuk e arrijne dot.
Nderim perjete vepres dhe jetes se demokratit te vertete Azem Hajdari
Shkrim shume i bukur! Realitet shume trondites, theres
kujt tja mbante fjalimin salepi i mallkuar – ishte rudhur publiku aq shume sa me mire tja mbante fajlimin Liries…tek shpella
Berisha ka anulluar mbajtjen e fjalimit per Azem Hajdarin.Kjo nuk na cudit.Te gjithe e dine se tani Berisha eshte cmendur,por edhe te cmendurit disa here kthjellohen dhe nxjerrin gjera te qarta nga goja.A ka menduar se ne rast se do te flase ai do te zbuloje te verteten se ai e ka vrare demokratin Azem Hajdari.Por tani ai ka ardhur te marre pjese ne ceremonine e rivarrimit,per te bere sikur nuk di gje.Berisha e kurdisi vete vrasjen e Azemit,sepse ai e dinte se Azemi ndonje dite do ta vriste me doren e tij Berishen sepse Berisha eshte bajraktar dhe nuk duron qe t’ia zene kete vend te preferuar te tjeret,qe me siguri Azemi do ta bente,duke e vrare Berihen me doren e tij.Berisha vdes per pushtet.Per te arritur kete ai nuk le gur pa luajtur.Ai eshte nga ata qe te vret naten dhe te qan diten.
mjere ai qe iken askush se tregon te verteten
MORE PSE U VRA AZEMI AKOMA KY POPULL NUK EDI..SA HERE QE HYNTE AZEMI NEPER GREVA E URISE ,,MBAS TIJ FUTEJ POLICIA..TE PERSEKUTUARIT,PRONARET DHE SE FUNDI KERKOJE TE MERRTE SINDIKATAT..KUR THA NE NUK LEJOJME LEKE VALESA NE SHQIPERI…U VRANE SHUME DHE ASGJE NUK DIHET…TEK NE KUR E DO PUNA DHE PAL VATEN E BENE HERO…
Cfar fotosh publikoni turp njeren me kok posht tjetren me lypsar rrugash, ne nje pervjetor te nje njeriu te shquar te demokracis.. Kjo esht gazeta Tema me plot bindje nje gazet turpi nje gazet pa pik morali .. Mero mos harro se ti pikerisht dhe kjo gazet me se shumti se asnje tjeter ishe perkrah tij ne ato vite .. Por sot kohet kan ndryshuar dhe me ndryshimin e kohes ka ndryshuar dhe qendrimi jot politik , per arsye interesi z Baze
DR.RUMPALLA SIC E NJOHIM,ME AKTIN E FUNDIT TE GROPOSJES SE AZEMIT, LA PAS NJE SHEMBULL SE SI JEMI PERDHOSUR TE GJITHE NGA KY KRIMB.
Krimineli që përkujdeset për rivarrimin e viktimës së vet. Një temë për tu trajtuar nga Shekspiri i madh !!!!!!!!!!!!
Ishte nje turp i madh per shqiprine ,per eshtrat e azem hajdarit qe te jene prane herojve te luftes se ata dhane jeten per nje shqiperi te lire ,kurse ky u vra per larje hesapesh,nuk i takon qe jete te vorezat e deshmoreve.
Azemi mund te kete ato pak vlera si i forte i viteve 90’…….por nuk mund te shpallet kurresesi Hero. Azem Hajdarin nuk e vrane as te majte e as te djathte. Ai ne ato kohe ishte perfshire ne nje trafik armesh me Kosoven dhe u ekzekutua per nje pazar te prishur!!! Demokratet kane shume kohe qe nxjerrin kapital politik nga vrasja e tij, por e verteta eshte krejt tjeter….
Nuk ka me jelek antiplumb?
Nga të gjitha, më bëri përshtypje (në foto), “Prof.Dr.Sali Berisha”. Pyes vehten: Çfarë veprimtarie shkencore ka bërë ky njeri, që ka marrë këta tituj të lartë shkencorë???!!(Po di njeri, të më përgjigjet). Vazhdoj mendimin: Po të ishin të gjithë shkencëtarët e botës si Sala ynë, do ta kishte marrë lumi botën me kohë dhe ne nuk do të ishim tani këtu të shkruanim mesazhe…
Mire qe na thua kete lajm kaq te shemtuar po pse sna thua se dhe Kryeministri i ri nuk mori pjese ne kete ceremoni ,si per respekt per njohjen e hershme ndaj tyre.Nje keshill …lereni te qete humbesin e merruni me fituesin .koka e falur nuk pritet.
Sali Berishes i mbetej te lexonte fjalen e Azem Hajdarit ne Parlament me 1992, ku deklaron se ” Une di shume,prandaj duhet te zhdukem… dhe se ” nje diktature e re , po istalohet ne Shqiperi … “, “lE TE JEM UNE VIKTIMA E PARE E DEMOKRACISE !” mIRE ISHTE Q
MIRE ISHTE QE SALI BERISHA TA LEXONTE KETE DEKLARIM TE AZEM HAJDARIT, PER T’U THENE QYTETAREVE SHQIPTARE SE CILI ISHTE KY DIKTATORI I RI DHE LOTET QE DERDH AI PER HEROIN E DEMOKRACISE , AZEM HAJDARI .
VDIQ “PAL VATA I DEMOKRACISE” TE RROJ PeDeja
PO SALIU VET E VRAU CKA DOTE TE DO TE THOSHTE OSE SE KANE LENE FAMILJARET.
perseri me hajdare do meremi?
nga gjithe ky artikull vetem ate te romeve e kishe te sakte por e the shkaras dhe jo hapur .Nuk behej varimi i nje heroi por i nje hajduti e krimineli nga shoket e tij te klanit mafjoz. Kete e dashur gazetare me mire e kane kuptuar Romet se ti. Se ata nga pervoja e tyre dine se ku mund te fitojne me shume dhe kane shfrytezuar diten e varimit te kriminelit e mafiozit Hajdari se besojne se ketu shoket e tij te veprimtarise mafioze e kriminale do e zgjidheni qesen. Per hero mbaje ti e ndonje si ti se per ne ai ishte nje kriminel dhe maskara si babai i tij shpirteror Berisha.